Një grup që trafikonte nga Uganda me qëllim për shfrytëzimin e tyre për prostitucion u godit nga policia e Fierit, duke arrestuar tutorin dhe bashkëpunëtorin.
Vajzat e trafikuara nga Uganda, kishin hyrë në vendin tonë në muajin mars 2024. Shtetasi Osjon Puka përdorte vajza me probleme familjare e sociale ndërsa bashkëpunëtorja e tij, Klodjana Haskasa, menaxhonte lokalin ku punonin vajzar nga Uganda. Sakaq, Orkida Gajo sherbeten si qerramarëse dhe administratore fiktive.
Më pas, paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611,000 Lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike.
Njoftimi:
Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë, u arrestuan pesë persona, dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ dhe bashkëpunëtorët e tyre për veprat penale "Trafikimi i personave të rritur", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" kryer në bashkëpunim, "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta" kryer në bashkëpunim dhe "Moslëshimi i kuponit tatimor" të parashikuar nga nenet 110/a/2, 115 dhe 25, 114/1 301 dhe 25, 279/2 dhe 25, 180/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Pas një hetimi proaktiv disa mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dokumentoi veprimtarinë e jashtëligjshme të trafikimit të personave të rritur organizuar nga shtetasi O.P. administruar nga shtetësja K.H.
Vajzat e trafikuara së fundmi ishin nga Uganda, të cilat kishin hyrë në vendin tonë në muajin mars 2024. Ato rekrutohen fillimisht si kërcimtare “strip dance” dhe më pas duke përfituar nga kushtet ekonomike dhe sociale pranonin kryerjen e shërbimeve seksuale në zonën “prive” të lokalit. O.P., duke patur si qëllim të pengojë zbulimin e së vërtetës, gjatë periudhës së hetimeve pasi ka mbyllur për disa kohë lokalin, ka përdorur shtetasen O.G. si qerramarëse dhe administratore fiktive.
Edhe në këtë rast, shtetasi O.P. përdor një person vulnerabël, një vajzë me probleme familjare e sociale. Bashkëpunëtorja e tij K.H. menaxhonte lokalin, vajzat e punësuara ndërsa paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611,000 Lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Fier miratoi kërkesat e Prokurorit dhe caktoi masat e sigurimit “arrest në burg” për organizatorin O.P. dhe bashkëpunëtoren K.H., “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” për O.G. Për vajzat e huaja u caktua “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Shtator10:33
Itali/ Shqiptari masakroi me 30 goditje me thike burrin turk dhe e djeg. Roli i gruas në aplikacionin e takimeve dhe motivet. Hetuesit zbardhin të vërtetën e vrasjes
Tre persona janë arrestuar për vrasjen e italo-turkut Hayati Aroyo, kunatit të bosit të mafies turke Huseyin Sarai, i cili u gjet i karbon...
AKTUALITET
21 Shtator10:30
Paraqitet çdo ditë në polici, shqiptari arrestohet në parkim duke kryer të njëjtin krim
Ai po fshihej mes makinave të parkuara me dyshim, duke shikuar brenda, gati për të sulmuar.
Një burrë 50-vjeçar nga Brescia, i ...
AKTUALITET
21 Shtator10:14
“Kombinimi”/ Arrestohet 35-vjeçari me armë zjarri dhe kokainë për shitje, pamje nga momenti kur policia zbulon drogën (Emri)
Një 35-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe posedim...
AKTUALITET
21 Shtator10:12
Shkodër, 47-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e banesës. Policia tregon çfarë ndodhi
Një 47-vjeçar i gjet i vdekur në banesën e tij në lagjen Guerile të qytetit të Shkodrës.
“Specialistët p&e...
AKTUALITET
21 Shtator10:04
‘Nga një ferr në tjetrin’, BBC: Palestinezët zbulojnë tmerrin në kampet humanitare
"Ne po jetojmë në kushte kaq të vështira saqë as një kafshë nuk mund t'u mbijetonte", thotë Sylvia al-Shurafi, e cila u ...
AKTUALITET
21 Shtator10:01
Korçë, policia i ushtron kontroll të befasishëm në automjeti, arrestohet 34-vjeçari, furnitor kokaine
Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe në lokale të ndryshme të qytetit të Korçës, identifikohet, kapet dhe vihet n&eum...
AKTUALITET
21 Shtator09:55
Përleshje mes shqiptarëve dhe afrikanëve, egjiptiani goditet disa herë me thikë. Gangsterët arratisen me shpejtësi pas krimit
Një sulm me thikë ndodhi pak para orës 1:00 të mëngjesit të dielën, më 21 shtator, në Via Pellizza da Volpedo, n&...
AKTUALITET
21 Shtator09:19
Mbrojtja e të dhënave personale/ KUJDES! Kanë filluar gjobat e larta në Shqipëri, rrezikoni deri në 20 mln euro! Çfarë duhet të dini
Katër vendime të periudhës korrik-gusht të këtij viti, të marra nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbr...
AKTUALITET
21 Shtator08:43
Zjarre masive djegin pyjet në fshatin Bulçar të Gramshit. Pamjet kur helikopteri fluturon mes flakëve
Pyjet në fshatin Bulçar në Njësinë Administrative Kodovjat të Bashkisë së Gramshit vazhdojnë të digjen prej ...