
Një tjetër tragjedi ka prekur familjen e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, trupi i të cilit u gjet i karbonizuar brenda një makine në Skourta, Beoti, më 8 nëntor.
Nëna e viktimës, vrasja makabre e të cilit është e mbushur me mister, sipas mediave greke, ka ndërruar jetë ditën e djeshme (12 nëntor) pas një arresti kardiak për shkak se nuk ka përballuar dot dhimbjen e humbjes së djalit të saj.
Në të njëjtën kohë, detaje tronditëse po dalin në dritë rreth vrasjes së tmerrshme të të riut, i cili ishte punëtor ndërtimi në Halkida dhe babai i dy fëmijëve të mitur, një prej tyre 1 muajsh.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është “joshur” për të takuar në Vilia një grua që e kishte njohur përmes një aplikacioni takimesh.
Megjithatë, në vend të një takimi me vajzën që kishte njohur, duket se atij i ishte ngritur një kurth i organizuar mirë.
Autorët, sipas informacioneve të deritanishme, e mbajtën rob për rreth 24 orë, gjatë të cilave e torturuan dhe më pas e qëlluan me armë.
Më pas e transportuan trupin e tij në Skourta dhe i vunë flakën brenda një automjeti për të zhdukur gjurmët e krimit.
Automjeti në të cilin u gjet trupi ishte raportuar i vjedhur në maj në Glyfada dhe kishte targa të një makinë tjetër në Pieria.
Ky detaj, sipas policisë, tregon se pas krimit mund të fshihet një rrjet i krimit të organizuar me një metodologji “profesionale”.
Zyrtarët e hetimit të vrasjeve besojnë se është e mundur që 27-vjeçari të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë transportuar në zonën e shkretë ku u gjet automjeti i djegur.
Telefoni celular është “çelësi” i çështjes
Autoritetet policore po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të çështjes.
Në qendër të hetimit është telefoni celular i viktimës, i cili ende nuk është gjetur dhe besohet se përmban informacione thelbësore në lidhje me personat që i kanë bërë kurth dhe e kanë çuar drejt takimit fatal.
Autoritetet policore thonë se hetimi është vetëm çështje kohe, pasi provat do të çojnë tek individët që organizuan dhe kryen vrasjen.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Nëntor12:29
Minatorët e Spaçit në Komision, Bardhi: Kompania nxjerr fitime falë djersës së tyre, nuk mund të cenojë të drejtat
Protestuesit e Minierës së Spaçit në Mirditë u paraqitën sot në një seancë dëgjimore në Komisionin p&...
AKTUALITET
13 Nëntor12:27
SPAK i ngre tre akuza të rënda ish-drejtorit të Burgjeve
Pasi u mor zyrtarisht nën hetim nga SPAK, ndaj ish-drejtorit të burgjeve janë ngritur tre akuza të rënda, si përfshirja në gr...
AKTUALITET
13 Nëntor12:09
Opozita protestë të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën në selinë e PD
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Beri...
AKTUALITET
13 Nëntor11:50
“Është banale, por nuk mban më”, Denar Biba: Jemi në kushtet kur 35 zonja shkojnë në një tualet
Drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba është ankuar për kushtet e punës në institucionin që drejton. Duke ...
AKTUALITET
13 Nëntor11:47
Skandali/ Si u hakeruan e-mailet e tre prokurorëve të SPAK në muajin mars dhe çfarë synonin të merrni nga dosjet hetimore
Në mars të këtij viti. sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që trego...
AKTUALITET
13 Nëntor11:37
SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili. Ja për çfarë akuzohet
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë zyrtarisht nën hetim ish-drejtorin e burgjeve, Agim Ismaili, i dyshuar për tentativë hakerimi nd...
AKTUALITET
13 Nëntor11:25
VIDEO/ "Niko na iku", gafat e Zegjine Çaushit në Kuvend, braktisjen e opozitës e cilëson "bastisje"
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Caushi nuk ndalet me gafat në Kuvend. Gjatë fjalimit të saj e nisi duke thënë ‘I d...
AKTUALITET
13 Nëntor11:34
Atentati në Rinas/ Shoqërohen 15 persona, kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë
Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Rinas.
Gilmando Dani mori 20 plumba në trup, nd&eum...