10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

Një gabim në adresë dhe një rrjedhje e padukshme monoksidi karboni (gaz helmues) çuan në tragjedinë e rëndë që tronditi komunitetin e Porcarit, pranë Luccës në Itali. Katër anëtarë të një familjeje shqiptare u gjetën pa jetë në banesën e tyre, pasi u helmuan nga gazi që doli nga kaldaja e shtëpisë.
Ishte pothuajse ora 20:00 e mbrëmjes të së mërkurës kur në qendrën e emergjencës 112 të Toskanës mbërriti një telefonatë e dëshpëruar. “Motra ime është pa ndjenja, nuk dimë çfarë ka”, tha 22-vjeçari Hajdar Kola, raportojnë mediat italiane.
Po sipas raportimeve të mediave lokale vendase banesa e familjes Kola ndodhej në Rughi, një zonë e komunës së Porcarit.
Në dhomën e saj ishte motra 15-vjeçare, Xhesika, e ulur në shtrat dhe pa ndjenja. Me të ndodheshin edhe prindërit, Arti dhe Jonida, 48 dhe 43 vjeç.
Gjatë telefonatës, situata u përkeqësua në mënyrë dramatike. Operatorja dëgjoi fillimisht prindërit që humbën ndjenjat dhe më pas edhe vetë Hajdari u rrëzua në tokë. Para se të fikej telefoni, ai arriti të jepte adresën: Rruga Galgani, numri 168. Por ishte një numër i gabuar.
Sipas hetimeve, i riu, nën efektet e monoksidit të karbonit kishte ngatërrur dy shifrat e fundit. Numri i saktë ishte 186.
Ambulanca mbërriti shumë shpejt, por për një kohë të gjatë nuk arriti të gjente banesën. Ekipi kontrolloi shtëpitë përreth, kërkoi sqarime të tjera nga 112 dhe tentoi edhe lokalizonte edhe telefonatën, pa rezultat. U përfshinë edhe karabinierët, të cilët përmes numrit të celularit arritën të identifikojnë familjen.
Vetëm rreth orës 21:45, gati dy orë pas thirrjes së parë, forcat e rendit hynë në apartament së bashku me xhaxhain e familjes dhe dy fqinjë.
Pamja ishte dramatike. Në katin e parë, tavolina ishte shtruar për darkë. Në katin e dytë, në dhomën e Xhesikës, u gjetën trupat e pajetë të anëtarëve të familjes.
Menjëherë pas zbulimit, disa nga shpëtimtarët dhe personat që hynë në banesë filluan të ndihen keq, me marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje, duke u dërguar në spital. Më rëndë u paraqit xhaxhai, Durim Kola, i cili kaloi natën në spital.
“U përpoqa, por nuk munda t’i shpëtoja”, tha ai mes lotësh pasi u kthye në shtëpi, ku dhjetëra miq ishin mbledhur për zi. Edhe gjyshja e fëmijëve pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore sapo mori lajmin.
Familja Kola kishte rreth pesë vjet që jetonte në Itali. Pas një periudhe pune në Greqi, kryefamiljari kishte gjetur punë në Toskanë dhe ishte ribashkuar me familjen në zonën e industrisë së letrës në Lucchesia, ku jeton një komunitet i madh shqiptar. Arti punonte si bojaxhi, ndërsa Hajdari ishte elektroteknik. Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme të ulët. Prej vetëm pesë muajsh familja ishte zhvendosur në shtëpinë e re në rrugën Galgani, të cilën e kishin blerë së fundmi. Punimet e rikonstruksionit ende nuk kishin përfunduar.
Prokuroria e Luccës ka sekuestruar apartamentin dhe ka nisur hetimet.
Ekspertët e zjarrfikësve po hetojnë nëse defekti lidhet me montimin, mirëmbajtjen apo sistemin e shkarkimit dhe nëse instalimi është kryer nga vetë familja apo nga teknikë të jashtëm.
E gjithë komuna e Porcarit është tronditur nga ngjarja. Kryetari i bashkisë, Leonardo Fornaciari, e cilësoi atë “një plagë të thellë për gjithë komunitetin”, duke kujtuar edhe një tragjedi të ngjashme të ndodhur në vitin 1992. Dhimbje e madhe edhe në shkollën ku studionte Xhesika. Drejtoresha e institutit Camogliano e përshkroi atë si “një vajzë plot jetë dhe energji intelektuale”. Shokët e klasës kanë nisur të mbledhin shkrimet e saj; mes tyre janë gjetur poezi për lirinë dhe paqen.
Petro Poga u lind në vitin 1850, në Erind të Gjirokastrës, ku edhe ndoqi mësimet e para. Më pas shkollohet në gjimnazin &ld...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Një 41-vjeçar shqiptar nga Antwerp u dënua për kultivim kanabisi në një shtëpi në Herentals. Dy të tjerë jan...
Të mërkurën pasdite, policia federale gjermane arrestoi një 38-vjeçar shqiptar të dënuar në Belgjikë për ten...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku disa pjesëtarë të familjes së ish deputetit Arbe...
Karabinierët e Njësisë Hetuese të Bergamos, të ndihmuar nga ushtria e stacionit Cislago (Varese), arrestuan, në zbatim t&eum...
Duke nisur nga dita e nesërme deri më datë 10 shkurt, në vendin tonë do të ketë reshje intensive shiu. Shërbimi Meteoro...
Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e caktuar për t’u zhvilluar të enjten më 5 shkurt, nuk fillo...
Ish-nëndrejtori Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, ka krijuar një rrjet të gjer&eum...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi në Qafë Thore është aktualisht i hapur, ndërsa punonjësit dhe mjetet e kontra...