AKTUALITET

Transferimet e përkohshme shkaktojnë debat në KLP

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 18:06
Transferimet e përkohshme shkaktojnë debat në KLP

Diskutimi i projektvendimeve për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorëve pranë Prokurorive të Tiranës dhe Elbasanit shkaktoi debat të martën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ndërsa shumica e anëtarëve qëndronte në këmbë, disa prej tyre ngritën tonet dhe flisnin pa radhë.

Anëtari Vatë Staka deklaroi se relacioni i dërguar nga Komisioni i Karrierës pranë KLP-së, nuk përputhet me ngarkesën që kanë prokurorët në republikën e Shqipërisë.

“Aty ka abuzim të pastër tek statistikat. Ju keni marrë prokuror nga Dibra dhe e keni çuar në Elbasan, ndërsa atë nga Korça e keni çuar në Tiranë,” tha Staka dhe solli në vëmendje se në këtë mënyrë nuk ishte respektuar parimi i largësisë mes prokurorive. Sipas Stakës, nga ana tjetër, nuk është respektuar as kriteri që përcakton transferimin nga prokuroritë që kanë ngarkesë më të ulët, siç janë ato të Shkodrës, Lezhës dhe Fierit.

Anëtarët e Komisionit të Karrierës, Ledina Riza dhe Sokol Stojani kundërshtuan qëndrimin e Stakës, duke u shprehur se ishin vlerësuar me kujdes gjithë vakancat dhe po ashtu, evidentuar prokuroritë nga mund të merreshin prokurorët, sipas kërkesave të ligjit.

Veç Stakës, edhe anëtari tjetër, Zeqir Hoda tha se ishte impresionuar prej relacionit, pasi të tre anëtarët e komisionit kishin paraqitur një larmi propozimesh për transferimet e përkohshme, ndërkohë që nënvizoi se ligji ka përcaktime të sakta.

Hoda tha se ligji ka përcaktuar vetëm një kriter, që prokurori që do të transferohet të jetë nga prokuroria me ngarkesën më të ulët të punës.

“Nuk ka tjetër kriter, kemi detyrimin ta respektojmë. Anëtarët e komisionit rrëshqasin nga ky kriter që është i vetmi”, tha Hoda.

Po ashtu, vërejti se në rregullore është përcaktuar se prokurori që transferohet duhet të jetë nga prokuroria me ngarkesën më të ulët dhe ajo që është më afër me prokurorinë pritëse. Sipas Hodës, po transferohej një prokuror nga Korça që ka ngarkesë mesatare me 137 çështje, kur në Tiranë apo në Lezhë, kanë më pak dosje nën ndjekje.

Stojani argumentoi se varet dhe nga lloji i çështjeve, duke sjellë në vëmendje se në prokurorinë e Fierit është hetuar dhe një çështje komplekse.

Megjithëse Staka propozoi që të merreshin prokurorët nga Fieri, Shkodra dhe Dibra që kanë më pak ngarkesë, ai mbeti në minorancë, pasi anëtarët e tjerë mbështetën propozimin e transferimit të një prokurori nga Korça në Elbasan dhe një tjetri nga Dibra në Tiranë. /Birn/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë