Vrau vjehrrin me armë gjahu në Roskovec, autori vret veten
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...

Pas rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja, menjëherë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, të parët që kanë reaguar në vend nga ndryshimet e kostos janë kompanitë e transportit të mallrave tregtarë në rrugë tokësore dhe detare.
Nga sot kompanitë e transportit të mallrave raportojnë se kanë nisur të aplikojnë tarifa nga 6 deri 10% më të larta se para nisjes së sulmeve. Drejtuesit e kompanive të transportit pohojnë se prej fundjavës janë furnizuar me naftë me çmim deri 10% më të lartë.
Kompanitë e transportit të mallrave në rrugë tokësore pohuan që kanë rritur tarifat nga 6 deri 7% më shumë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës deri 25 lekë.
“Çmimi i naftës është rritur me 10%, duke ndikuar drejtpërdrejt në tarifat e transportit, të cilat në vend janë rritur nga 6 në 7%. Nafta përbën 60-70% të kostos totale të transportit, prandaj çdo rritje e saj ka efekt të madh për tarifat e transportit. Në vendin pasi ekzistojnë pabarazi, konkurrencë e pa ndershme dhe inflacion, rritja nuk është reflektuar në të njëjtën masë me rritjen e çmimit të naftës”, thotë Rodolf Xhillari nga kompania “Balkan Trans Albania”.
Sipas të dhënave të marra nga operatorët, p.sh. tarifa për eksport mallrash nga Durrësi për Milano në rrugë tokësore varion nga 1500 euro në 1700 euro dhe importi nga Milano në Durrës 2500 euro. Pas rritjes së çmimeve tarifat për eksport mallrash variojnë nga 1600 deri 1800 euro për kamion dhe për import deri 2,700 euro.
Prej fundjavës edhe çmimet e transportit detar janë rritur 10% për shkak të rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja.
Artur Dedja nga kompania “Dedja Shipping” shpjegoi se nisja e sulmeve shkaktoi frikë dhe pasiguri te operatorët të cilët nxituan të siguronin furnizimet me lëndë të burimeve djegëse.
“Pra si çmimet e naftës dhe transportit u rritën për shkak të frikës nga konflikti, sepse Irani, pjesë e OPEC, po godet rafineritë e rajonit, jo sulmuesit. Qëllimi i këtij veprimi është të krijojë pasiguri dhe trazira në treg, jo vetëm të reagojë ndaj sulmeve”.
Por gjithashtu këto ditë pritet të reflektohet edhe në tregun e shitjes me pakicë në vend çmimi i rritjes së naftës në bursat e huaja.
Nga Shoqata e Hidrokarbureve u tha pas nisjes së sulmeve furnizimet me naftë u bënë me çmim 900 USD për ton nga 740 USD për ton që ishte çmimi i furnizimeve me shumicë.
“Shtrenjtimi i çmimeve në bursë pritet të reflektohet brenda 4 ditëve në tregun e pakicës, me rritje çmimi nga 15 deri 20 lekë për litër”, pohuan nga Shoqata e Hidrokarbureve.
Aktualisht, në pikat e karburanteve, çmimi i shitjes së naftës është 170-175 lekë për litër dhe pritet të arrijë 185–190 lekë për litër.
Ndërsa në bursat e huaja ditën e djeshme (3 Mars) çmimi i naftës arriti 84 -85 USD për fuçi nga 75 USD për fuçi që arriti çmimi maksimal ditën e hënë./Monitor
Sot, 4 Mars 2026, dollari amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro blihet me 95.8 lekë dhe shitet 96.5 lekë. Franga zv...
Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulime...
Një politikan dhe avokat nga Singapori ka ngritur idenë se Shqipëria mund të kishte përfituar ekonomikisht nga tensionet në Lind...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtara...
Pas paralajmërimeve për rritje të çmimit të naftës, deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi marrjen e masave për...
Publikohen bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të investojë në ...
Katër persona janë arrestuar për sulmin me thikë që ndodhi pasditen e së dielës, më 1 mars, në Ranzanico: tre shtet...
Kompania “InfraKonsult” sh.p.k. e Redi Strugës është kompania, e cila projektoi dhe mbikëqyri punimet e segmentit rrugor Librazh...
Detaje të reja nga dosja hetimore e Aurel Hoxhës, i shpallur në kërkim nga SPAK si urdhërues i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes s&e...
Burri 39- vjeçar shqiptar i përfshirë në aksidentin që ndodhi dje në agim në rrugën shtetërore Naro-Camastra &e...