AKTUALITET

“A mund të kalojë ky kamion në Kalabri të m’i marrësh 600 mijë euro. Ja japim nja 3-4 milionë lekë”/ Zbardhet dosja e Aurel Hoxhës: Si i investoi paratë e pista

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 19:47
“A mund të kalojë ky kamion në Kalabri të m’i

Detaje të reja nga dosja hetimore e Aurel Hoxhës, i shpallur në kërkim nga SPAK si urdhërues i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së trupit të Klevis Lleshit, janë zbuluar. 

Vrasja rezulton të jetë kryer në shenjë hakmarrrje për vrasjen dhe më pas djegien e vëllait të tij, Agim Hoxha në Britaninë e Madhe.

Pas kësaj ngjarje, teksa autori i krimit Arben Lleshi u arrestua, u vranë 2 xhaxhallarët e tij si dhe u zhdukën 2 kushërinjtë, mes tyre dhe Klevisi, eshtrat e të cilit i zbuloi rastësia, jo një hetim i thellë penal.

Në sagën e gjatë të hakmarrjes, brenda në burg u ekzekutua dhe Arben Lleshi.

Ndër vite krimi i organizuar sillte miliona euro përmes kufinjve tokësorë, të fshehura në canta apo automjete të ndryshme.

Paratë e kokainës investoheshin në kulla të larta në Tiranë, apartamente luksoze, vila në bregdet apo apo resorte vezullueze.

Në pamje të pare, ekonomia dukej sikur rritej me ritme të shpejta.

Sot, mënyrat e pastrimit të parave nga organizatat kriminale janë sofistikuar ndjeshëm.

Valixhet me euro nuk shpërthejnë më kufinjtë e po rrallohen cdo ditë e më shumë rastet kur milionat trasferohen me shofer të besuar.

Paratë sot po investohen në kriptomonedha.

Ndërsa nuk mungojnë rastet kur milionat janë ngurtësuar në lingota ari.

Ky është Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kolaveri.

I shpallur në kërkim nga SPAK si urdhërues i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së trupit të Klevis Lleshit.

Eshtrat e të riut u zbuluan krejt rastësisht në një fshat të Kurbinit nga ku pas zbërthimit të aplikacionit në Sky Ecc u zbuluan të dhëna se urdhri ishte dhënë nga Aurelinjo Kolaveri.

Vrasja rezulton të jetë kryer në shenjë hakmarrrje për vrasjen dhe më pas djegien e vëllait të tij, Agim Hoxha në Britaninë e Madhe.

Pas kësaj ngjarje, teksa autori i krimit Arben Lleshi u arrestua, u vranë 2 xhaxhallarët e tij.

Si dhe u zhdukën 2 kushërinjtë, mes tyre dhe Klevisi, eshtrat e të cilit i zbuloi rastësia, jo një hetim i thellë penal.

Në sagën e gjatë të hakmarrjes, brenda në burg u ekzekutua dhe Arben Lleshi.

Teksa përgatitej për hakmarrje, duke ekzekutuar një e nga një djemtë e familjes Lleshi, Aurelinjo Kolaveri ishte shndërruar në një lojtar kryesor në trafikun e kokainës.

Rezulton se në komunikimet  Sky Ecc të Aurelinjo Kolaverit  përftohen të dhëna se ky shtetas është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian si dhe Shqipëri.

Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme.

Me paratë e drogës, ai dyshohet se financoi jo vetëm vrasjet e pjesëtarëve të së njëjtës familje, por arriti të krijonte një skeme perfekte të pastrimit të parave, duke ndërtuar një perandori biznesi pa rënë në sy.

‘Monopol’, ishte lokali në pronësi të tij, ku kalonin natën vajza të shoë bizzit, njerëz të biznesit, por jo rrallë herë dhe zyrtarë të policisë.

Më datë 29 Mars 2020, Aurelinjo Kolaveri komunikon në Sky Ecc me përdoruesin e një kodi pin, ende të paidentifikuar.

Me këtë person Kolaveri dyshohet se kryen biseda me qëllim transferimin e sasive të ndryshme të parave nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë.

Personit në fjalë Aurelinjo Kolaveri dyshohet se i kërkon që t’i kalojë 55 000 euro në Belgjikë dhe Kolaveri t’ia japë këto para në Shqipëri.

Por teksa gjen mënyra të reja për të sjellë paratë në Shqipëri dhe për t’i investuar në pasuri të paluajtshme, Aurelinjo Kolaveri vazhdon aktivitetin e trafikut të kokainës.

Ai në vazhdimësi tregon në lidhje me mundësitë që ka në shtetin e Brazilit për trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve, ku shprehet gjithashtu që personat me të cilët ka kontakt në Brazil kanë potencial dhe lidhje me punonjës të policisë sepse ka pasur raste që edhe pasi ua kanë sekuestruar sasinë e narkotikëve, kontaktet e tij e kanë nxjerrë këtë lëndë nga policia.

Aurelinjo Kolaveri dërgon mesazhet:

‘Të fuqishëm janë aq sa e kanë kap mallin në Brazil.

Kanë marrë prapë në polici. Po s’ka lidhje forca. Duan firmë me firmë…’.

Bisedat për trasferimin e parave të drogës bëhen të shpeshta

Por po kështu edhe për transferimin e parave të pista të fituara nga kokaina. Siç është edhe kjo më poshtë. Ku Aurelinjo Kolaveri kujdeset që të transferojë një sasi të madhe parash në Shqipëri. Por fillimisht duhet të gjejë një transportues.

Dhe pasi ta ketë gjetur, i duhet të mendojë edhe për rrugën më të sigurtë se nga ku do të kalojnë paratë.

Më datë 1 Maj 2020 Aurelinjo Kolaveri komunikon me një të njohurin e tij të paidentifikuar.

Ai dyshohet se kryen komunikime në lidhje me transferimin e sasive të ndryshme parash nga Gjermania, Franca dhe Italia drejt Shqipërisë.

Transferimi i sasive të parave bëhet duke përdorur automjete të tipit kamion dhe paguhet një sasi parash për transportimin e vlerave monetare, duke iu referuar distancës dhe sasisë së parave.

‘Vëlla a të bëjnë punë në Gjermani lekët?

‘Se gjejmë prapë transfertë nga Gjermania, këtu i ndërrojmë o ti, o unë, pa problem. Lekët t’i marr unë me kamion në Lion….’

A mund të kalojë ky kamion në Kalabri të m’i marrësh 600 mijë euro. Ja japim nja 3-4 milion lekë.’

Një tjetër bisedë po në Sky Ecc, Aurelinjo Kolaveri, po mendon tashmë si të kalojë tashmë një shumë parash nga Spanja.

Ku ai vihet re se ka një rrjet të gjerë bashkëpunuesish, të cilët del se janë gjithmonë në shërbim të tij.

Ndoshta e vetmja mënyrë për të, duke sakrifikuar edhe disi nga pasuria e tij, që të transferojë të sigurta para të cilat më pas do të investoheshin në Shqipëri në biznese të ndryshme. Por edhe do e ndihmonin për t’u hakmarrë për vrasjen e të vëllait në Britaninë e Madhe.

Hakmarrje e cila me kalimin e viteve do të zhvendosej në Shqipëri, dhe që do të merrte disa jetë burrash në fisin Lleshi.

Më datë 16 Shtator 2020 Aurelinjo Kolaveri gjatë një komunikimi me një person të paidentifikuar në Sky Ecc  i kërkon këtij të fundit që të kryejë një transfertë parash prej 24 000 eurosh me Spanjën.

Hetuesit zbuluan pikërisht nga komunikimet këtu se Aurelinjo Kolaveri kryen transferta parash duke përdorur sistemin ‘haëala’.

Haëala është një sistem informal i përdorur prej shekujsh në Indi dhe në vendet e botës arabe për transferimin e parave nga njëri vend në tjetrin, pa qenë nevoja që paratë të zhvendosen fizikisht. Skema funksionin mbi marrëdhënien e besimit dhe përfshin një rrjet agjentësh në shtete të ndryshme, të cilët pranojnë dhe shpërndajnë depozita për llogari të njëri-tjetrit.

Sistemi ‘Haëala’ u përqafua shpejt nga personazhe dhe grupe të rrezikshme kriminale shqiptare.

Të cilët nëpërmjet këtij sistemi, mund t’i shmangeshin sistemit bankar të transferimit të parave. Këtë duke e bërë nëpërmjet një ndërmjetësi të besueshëm që mban të shënuara shumat dhe u jep palëve nga një kod.

Më datë 21 Shtator 2020, Aurelinjo Kolaveri duke biseduar në Sky Ecc me një person të paidentifikuar, ky i fundit e pyet nëse është i interesuar të pastrojë paratë sepse ka një person që merret me krom këtu në Shqipëri.

Janë pikërisht këto të dhëna të rëndësishme të këtij komunikimi që nxjerrin në pah faktin  se Aurelinjo Kolaveri disponon shuma parash të pajustifikuara dhe kërkon që t’i pastrojë dhe t’i fusë në sistemin e rregullt financiar.

Gjë që duket se në vazhdim e ka realizuar. Ose të paktën ka mundur të pastrojë paratë e aktivitetit të tij kriminal në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Nga konteksti i përgjithshëm i bisedës, duke iu referuar edhe bisedave në lidhje me transferimin e paligjshëm të shumave të ndryshme të parave, dyshohet që Aurelinjo Kolaveri regjistron pasuri në emrat e personave të tretë.

Veprim ky që synon qëndrimin jashtë monitorimit të agjencive financiare dhe largon dyshimin mbi të.

Hetimet e mëvonshme të Prokurorisë së Posaçme zbuluan se perandoria e biznesit të Kolaverit përbëhej nga një duzinë apartamentesh të kushtueshme në rrugën Myslym Shyri si dhe nga 32 makina, mes të cilave edhe marka luksi si Lamborghini apo Rolls Royce.

Paratë u investuan edhe në struktura në dukje të ligjshme biznesi, mes të cilave edhe një kompani e këmbimit valutor “Monopol shpk”.

Futja e agjencive të këmbimit valutor në biznesin e pastrimit të parave nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Ky biznes quhet ‘B.Lika, Çimi &Keni’, një pikë e këmbimit valutor, në dukje e ngjashme me qindra të tjera nga ato që gjenden rëndom në kryeqytetin shqiptar, apo në qytete të tjera të vendit.

Exchange që ishte vendosur në zonën më të frekuentuar të valutës në Tiranë, atë të njohur si ‘Dollari’, që nuk do të kishte asnjë dallim nga simotrat e saj.

Kjo nëse një hetim i Prokurorisë së Posaçme, nuk do kishte vërejtur se pikërisht këtu një organizatë kriminale ndër më të rrezikshmet në Shqipëri dhe jashtë saj, po pastronte paratë e saj.

Organizatë e cila nëpërmjet kësaj pike të këmbimit valutor në dukje fare të zakonshme me ato që i rrinin përbri, kishte mundur të shpërndante miliona euro për llogari të dy vëllezërve, të njohur si ndër personazhët më famëkeq të krimit në Shqipëri.

Pikërisht vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Por si mundën vëllezërit, emri i të cilëve lidhet me të paktën 7 vrasje në Shqipëri si edhe me narkotrafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës në vitet 2018-2022, të pastronin shuma të mëdha parash, qoftë edhe nëpërmjet një exchange, që paradoksalisht ndodhej pikërisht përballë Bankës së Shqipërisë.

A ishte kjo e vetmja mënyrë me anë të së cilës organizata të tilla kriminale kryenin pastrimin e parave të pista, që më pas u përdoren në sektorin e ndërtimit, duke u kthyer më tej në të pastra?

Apo ka dhe forma të tjera dhe cilat janë ato?

Si u mund të zbulohej pika e këmbimit valutor ‘B.Lika, Çimi &Keni’, që duhet thënë se ishte kthyer në një bankë të paligjëruar, nga ku organizata e Çopjave organizonte një pjesë të aktivitetit të saj të dyshimtë financiar.

A bëhej kjo veprimtari nëpërmjet transfertave të rregullta të parave, apo nëpërmjet një skeme e cila siç do të zbulohet më tej, është tejet efikase në Emiratet e Bashkuara Arabe, aty ku në Dubai, vëllezërit Çopja janë strehuar dhe kanë drejtuar aktivitetin e tyre kriminal.

Të paktën deri në vitin 2023, ku njëri prej tyre, Franc Çopja, i njohur për egërsinë e tij ndaj kundërshtarëve, u ekstradua drejt Belgjikës, me kërkesë të autoriteteve të këtij vendi.

Ndërkohë që Hajdar Çopja, i njohur ndryshe si Hajdar Bako, Hajdar Hysa, apo Dari, vazhdon të jetojë në Dubai.

Po për t’u kthyer te pika e këmbimit valutor në zemër të Tiranës, aty ku shumë kambistë bëjnë thirrje për valutë, dhe mënyra se si një pikë exchange shërbente si transaksion për paratë e fituara në mënyrë të paligjshme nga ana e organizatës kriminale të Çopjave.

Grupi hetimor zbuloi se në fakt kjo pikë e këmbimit valutor më së shumti shërbente si një vend depozitimi për paratë e organizatës.

Kjo pikë e këmbimit valutor e regjistruar si   ‘B.Lika, Çimi &Keni’ në pronësi të shtetasit Bashkim Lika, 55 vjeç dhe Maklen Micit, 45 vjeç, të dy të arrestuar në gusht të vitit të kaluar, në akuzën për pastrim të parave, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.

Para të cilat më pas nëpërmjet një skeme jo edhe aq të komplikuar u jepeshin personave të ndryshëm dhe shpërndaheshin nëpërmjet kësteve të vogla.

Pra në një farë mënyre pika e këmbimit valutor shërbente thjesht si një fasadë për grupin kriminal.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?