“Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë”, Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u qëllua me plumb gome në sy
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, parashikon se sektori i transportit publik në vitin 2026 do të përballet me rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve.
“Për vitin 2026, sektori i transportit publik pritet të regjistrojë rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve.
Ndikimi pritet të jetë më i madh te transporti urban, ku gjatë verës së kaluar përdorimi ishte më i lartë se zakonisht midis qershorit dhe shtatorit, për shkak të pushimeve të shkollave dhe mbylljes së disa sektorëve të punës. Fluksi i turistëve bëri që operatorët të mos ulnin numrin e mjeteve në qarkullim”.
Ndërkohë, transporti ndërqytetas pritet të ketë ndikim të kufizuar, përjashtuar disa linja bregdetare me fluks turistësh. Ai vlerëson se numri i përdoruesve do të jetë më i lartë se në vitin 2025.
Z. Memaj thekson gjithashtu se çmimet e karburantit dhe energjisë mbeten faktor kryesor i kostove operuese.
Shtimi i pagave dhe indeksimi i shpenzimeve personale pritet të rrisë presionin mbi rritjen e pagave të shoferëve, mekanikëve dhe stafit për 2026 dhe koston për kompanitë e transportit të pasagjerëve.
“Çmimet e karburantit dhe kostoja e energjisë mbeten faktorë kryesorë të kostove operuese për autobusët. Megjithëse çmimet ndryshojnë, paqëndrueshmëria energjetike dhe luhatjet globale rrisin mundësinë e rritjes së kostove.
Shtimi i pagave dhe indeksimi i shpenzimeve personale, siç parashikohet në projektbuxhet dhe njoftimet shtetërore për vitin 2026, rrit presionin mbi pagat e shoferëve, mekanikëve dhe stafit.
Rritjet e pagave në sektorin publik ndikojnë shpesh edhe te pagat private në fusha si transporti, siç ka ndodhur më parë në sektorin e ndërtimit, ku tatimet publikuan listat e pagave sipas profesioneve”.
Në muajin nëntor 2025, Bashkia e Kamzës miratoi rritjen e çmimit të biletave për dy linja urbane, nga 40 në 50 lekë, si dhe rritjen e abonimeve të linjës.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, thotë se ky vendim erdhi pas mungesës së subvencioneve që operatorët kanë kërkuar vazhdimisht.
Ndryshe nga Kamza, Bashkia e Tiranës subvencionon transportin urban prej më shumë se dy vitesh, ndërsa Kamza nuk ka dhënë sinjale mbështetjeje.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës thekson se rritja e çmimit dhe e abonimeve nuk është e drejtë, pasi preken vetëm dy linja, ndërsa të tjerat mbeten pa mbështetje.
Ai thotë se operatorët kombëtarë nuk kanë bërë kërkesa të unifikuara për rritjen e çmimeve për vitin 2026.
“Nëse subvencionet për linjat urbane vazhdojnë, nuk do të ketë kërkesa për rritje. Ndërsa për linjat ndërqytetase, kërkesa për mbështetje ose indeksim të çmimit të biletës mund të bëhet vetëm në rast të rritjes së ndjeshme të kostove”.
Nga shtatori 2026, shoqëria “MobAI”, me kapital 100% shtetëror, do të kujdeset për organizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës për funksionimin e transportit publik rrugor, përfshirë parkun e autobusëve, pikat e karikimit të mjeteve elektrike, sistemin e biletave elektronike.
Me një vendim të miratuar në vitin 2025 nga Këshilli i Ministrave, është themeluar shoqëria aksionere me kapital 100% shtetëror “MobAl”, sh.a., me qëllim organizimin dhe operimin e shërbimit të transportit publik rrugor në Shqipëri.
Shoqëria e re do të operojë si një strukturë publike, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të përfaqësojë shtetin si aksioner i vetëm.
Por sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, roli dhe funksionimi i saj ende nuk janë të qarta, pasi asnjë nga grupet e interesit nuk ka qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk është dhënë ndonjë opinion mbi mënyrën e funksionimit.
“Aktualisht, për linjat ndërqytetase funksionon platforma ‘e-Transport’ nga e-Albania, ku bëhet aplikimi për certifikim dhe licencim. Nuk dihet pse është menduar krijimi i një shoqërie shtetërore që të menaxhojë këtë pjesë të transportit”, thotë ai./Monitor.al
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për grupin Rraja, mes tyre edhe djalin e ish-deputetit socialist R...
Tirana u trondit ditën e sotme për shkak se njëri nga futbollistët, Fredi Alvarez humbi nga jeta vajzën e tij. Nga burimet pranë...
Një lokal i përshtatur për baste sportive dhe për shitje dhe konsum të lëndëve narkotike është zbuluar nga p...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion...
Ishulli i Sazanit dhe i gjithë Gjiri i Vlorës i cili këto dy tre ditë është bërë kryefjala e pjesës më t&eum...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mij...
Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare d...
Një ditë para protestës kombëtare të paralajmëruar nga Partia Demokratike, lëvizjet rreth godinës së kryeministris&...
Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 90 të d&eu...