Përplasje me policinë, protestuesit heqin një prej gardheve metalikë para Kuvendin
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj masave të shtuara të sigurisë të vendosura nga...
Ashtu siç pritej, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit, ndërkohë që policia ka blinduar zonën duke vendosur gardhë me...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...
DashiËshtë një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj e gëz...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...

Tranzicioni i gjelbër kërkon marrjen e një sërë masave nga ana e vendeve të ndryshme për të arritur objektivat e vendosur.
Por jo të gjithë vendet kanë mundësi që t’i përgjigjen me kapacitetin e nevojshëm njerëzor këtyre masave edhe për shkak të profileve arsimore dhe trajnimeve që duhet të ndiqen.
Konkretisht Shqipëria është një nga ato me pjesëmarrje të ulët në arsimin profesional që mund të shërbejë si një udhëheqës në këtë aspekt sa i takon nevojave për kapacitetin njerëzor.
Një raport i Fondacionit Europian të Trajnimeve analizon modelet e arsimore në të gjithë rajonin duke i parë në këndvështrimin e kapaciteteve që kanë këto sisteme kombëtare për t’iu përgjigjur tranzicionit të gjelbër dhe atij energjetik.
“Ndryshimet në nivelet e arritjes arsimore përcaktojnë si shkallën, ashtu edhe natyrën e zhvillimit të aftësive të nevojshme: vende si Shqipëria, ku pjesëmarrja në arsimin profesional mbetet relativisht e ulët, përballen me një nevojë urgjente për trajnim afatshkurtër, të orientuar drejt praktikës, për të mbështetur masa që kërkojnë shumë fuqi punëtore, siç janë ndërhyrjet për rritjen e eficiencës energjetike.
Në të kundërt, sistemet me pjesëmarrje më të lartë në arsimin e lartë, si Gjeorgjia ose Ukraina, duhet të japin përparësi rrugëve të konvertimit dhe specializimeve të aplikuara për t’iu përgjigjur roleve të reja teknike dhe menaxheriale në fushën e energjive të rinovueshme dhe integrimit të rrjeteve energjetike (Vakulchuk & Overland, 2024). Këto dallime strukturore nënvizojnë rëndësinë e përafrimit të strategjive të zhvillimit të aftësive me profilet e arritjeve arsimore, në mënyrë që tranzicioni të jetë njëkohësisht efektiv dhe gjithëpërfshirës” thuhet në raport.
I njëjti analizon edhe mënyrën sesi orientohen zgjidhjet për masat e tranzicionit të gjelbër të lidhur ngushë me ndryshimet klimatike. Një nga këto elementë është ajo e uljes së emetimeve të karbonit.
“Emetimet e karbonit në vendet partnere të ETF-së ndryshojnë ndjeshëm, duke reflektuar dallime të mëdha në përmasat e ekonomisë. Në përputhje me këto dallime, vendet ndryshojnë ndjeshëm edhe për sa i përket emetimeve të gazeve serrë (GHG).
Burimi më i madh i emetimeve është sektori i energjisë, me diferenca në peshën e tij në totalin e emetimeve (duke përjashtuar FOLU) që variojnë nga 93% në Turkmenistan deri në 62% në Shqipëri, me një mesatare prej 90.5%, e ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis prodhimit dhe kërkesës për energji” thuhet në raport. Në këtë aspekt ajo që e favorizon Shqipërinë sa i takon emetimeve është fakti që prodhimi i energjisë është i mbështetur nga hidrocentralet çka e bën atë të pastër./N.Maho
Ditën e sotme, situata e krijuar nga reshjet e shiut dhe rrëshqitjet e dherave në disa bashki të Qarkut Gjirokastër mbetet problemati...
I cilësuar si ushtar i klanit të Copjave, Altin Ndoci u arratis mesditën e 13 janarit 2026 nga Spitali i Durrësit. I riu nuk ësht&eum...
Ish deputeti i PD-së, sot avokat, Asllan Dogjani i ftuar sot në studion e “Kafe Shqeto’ në Syri TV ka denoncuar skemën korrupt...
Zgjerohet harta e kërkimeve për gjetjen dhe arrestimin e Altin Ndocit, i cili u arratis dje nga spitali i Durrësit. Policia ka zhvilluar kontro...
Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Lezhë. Sipas policisë dyshohet se i riu ka konsumu...
Të tjera detaje janë bërë publike nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrës mesditën e të martës (13 janar). P...
Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes në Venezuelë, Diosdado Cabello, njoftoi sekuestrimin e një ngarkese ma...
Një kryeinfermier i spitalit infektiv të Durrësit është arrestuar nga policia, lidhur me arratisjen e Altin Ndocit. Gazetari Elton Q...
Tre persona, të dënuar edhe më parë për të njëjtin krim, janë arrestuar në kryeqytet pasi akuzohen për nj&eu...
Një 45- vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar tokën në Levan të Fierit. ...