Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Shkëlqim turistik i Shqipërisë në kohën kur po vlerësohet gjithmonë e më shumë si një destinacion që ngjall interes edhe kulturor duhet të kishte nxitur një qasje më aktive në mbrojtjen e asaj që njihet si trashëgimi kulturore.
Por duket se diçka e tillë nuk ka bërë institucionet më të vëmendshme për promovimin dhe mbrojtjen e kësaj pjese. Një auditim i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO” nxjerr në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore.
Një prej tyre është ajo që lidhet me rekomandimet që lënë misionet e UNESCO sa i takon pasurve që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore pjesë e të cilave janë dy qytete në vendin tonë.
“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit).
Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s” thuhet në auditim.
Një tjetër rast ku nuk janë adresuar shqetësimet për faktorët që rrezikojnë trashëgiminë, këtë herë natyrore është ai për Liqenin e Ohrit. Këto institucione, sipas KLSH, në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që nga viti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen të gjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit. Gjithashtu, projekti i Parkut Ujor Drilon – Tushemisht ka vijuar, pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit që nga viti 2020 e në vijim
I njëjti dokument vë theksin tek mosrespektimi I detyrimeve që lindin nga anëtarësimi në konventat e trashëgimisë kulturore ku kërkohet që për projektet infrastrukturore të merret mendim edhe nga autoritetet përgjegjëse për këtë fushë.
“Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka të përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh., çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë “Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”.
Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë “Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti nga Komiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cenuar këtë pasuri me vlerë universal” nënvizohet në auditim. / Monitor
SPANJA- Një grup kriminal shqiptar që vepronte nga lokacione të ndryshme në fushën e narkotikëve është shkatë...
TIRANA- Biznesmeni italian Davide Pecorelli i cili inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’i shpëtuar borxheve, do të ekstrad...
Foto ilustruese TROPOJË - Banorët e Tropojës dhe të Hasit kanë dalë paraditen e kësaj të hëne në protest&...
Foto ilustruese TIRANË - Eurobondi i emetuar nga qeveria shqiptare në muajin shkurt e ka rritur më tej rezervën valutore të vendit...
Ilir Alimehmeti TIRANË - Mjeku Ilir Alimehmeti, ka folur këtë të hënë mbi situatën se Onkologjiku. I ftuar në emisi...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur për vijimin e masës “arrest në burg” për Edison Mucekun, i akuzuar për ...
Osman Stafa TIRANË - Gazetari Osman Stafa ka bërë denoncime të tjera në lidhje me situatën te Onkologjiku. Në një l...
Godina e Universitetit "Fan Noli" në Korçë KORÇË - Në muajt e parë të vitit 2024, territori ku ndodhej ndë...
Foto ilustruese TIRANË - Sektori i turizmit ka marrë timonin e ekonomisë vitet e fundit, duke rritur prurjet valutore, punësimin ...
Furgoni i vjedhur LUSHNJE - Një thertore është grabitur gjatë natës në qytetin e Lushnjes. Persona ende të paidentifikua...