Ahmetaj: Rama, qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të PS
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...

TIRANË- Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 5.4% vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e raportuara ë Autoritetin e Konunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nga operatorët e tregut, të ardhurat totale prekën vlerën e 38.2 miliardë lekëve ose 334 milionë eurove. Të ardhurat e operatorëve të komunikimeve elektronike u rritën për të dytin vit radhazi dhe arritën vlerën më të lartë që prej vitit 2016.
Edhe për vitin 2022, kontributin më të madh në rritjen e të ardhurave e dha segmenti i shërbimeve fikse të komunikimit, kryesisht të internetit dhe shërbimeve IPTV. Nga afërsisht dy miliardë lekë që ishte rritja e të ardhurave të tregut për vitin 2022, 53% e rritjes erdhi nga segmenti i shërbimeve fikse, ndërsa 47% nga ai i shërbimeve celulare.
Volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar arriti në 12.77 miliardë lekë, me një rritje prej 8.9% krahasuar me një vit më parë. Rreth 65% e të ardhurave të tregut të shërbimeve nga linjat fikse gjenerohen nga 7 operatorët kryesorë të tregut, ku kryeson Albtelecom 26%, i ndjekur nga Vodafone me 21%, ASC me 6%, Digicom me 5%, Abissnet me 4% dhe Nisatel me 3%.
Operatorët e tjerë, të marrë së bashku, vlerësohet se zotërojnë rreth 35% të të ardhurave të këtij tregu. Rritja e tregut të shërbimeve fikse reflekton sidomos zgjerimin e vazhdueshëm të tregut të shërbimit të internetit me brez të gjerë.
Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve në fund të vitit 2022 arriti në 582 mijë, në rritje me 8.5% krahasuar me një vit më parë. Ritmi i rritjes u përshpejtua nga niveli prej 5.4% që ishte shënuar në vitin 2021.
Në vitin 2022 katër nga pesë familje shqiptare kishin akses në internetin me linja fikse, çka, sipas AKEP, e vendos vendin tonë mbi mesataren e këtij treguesi për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
AKEP vlerëson se në vitin 2021 norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjete fikse ishte mbi 81% për familje, në rritje me 4 pikë përqindje krahasuar me 2021.
Tregu i shërbimeve celulare vazhdon të dominojë strukturën e të ardhurave të tregut, me më shumë se 66% të totalit.
Megjithatë, ritmet e rritjes së këtij tregu edhe për vitin 2022 rezultuan ndjeshëm më të ulëta krahasuar me tregun e shërbimeve fikse dhe pesha e këtij segmenti ndaj totalit të tregut është në rënie nga niveli prej 69% i një viti më parë.
Operatorët raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 25.4 miliardë lekë, në rritje me 3.7% krahasuar me një vit më parë.
Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, edhe përgjatë vitit 2022 operatori me pjesën e tregut më të madhe përsa i përket të ardhurave rezulton të jetë Vodafone Albania me rreth 52%, i ndjekur nga One Communications me 36% dhe Albtelecom me rreth 12%.
Që prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka dy operatorë celularë, pas bashkimit mes kompanive ONE dhe Albtelecom nën ombrellën e grupit hungarez 4iG.
Të dhënat e AKEP tregojnë se numri total i abonentëve celularë ose kartave SIM në fund të vitit 2022 arriti në rreth 3.7 milionë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri posedon rreth 1.35 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.21 karta SIM pёr banorё.
Ndërkohë, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё përdorura për të kryer komunikime elektronike gjatë tre muajve të fundit) arriti në rreth 2.8 milionë, në rritje vjetore me 5.6%.
Mbrëmja e 6 qershorit duke u gdhirë 7 qershori ishte nata e parë në qeli për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i ...
Qindra tonelata mbetje të ngurta gjenden nëpër grykëderdhjet e lumenjve të Shqipërisë. Mbetjet plastike dhe ato inerte derd...
Kërkesa e depozituar në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të bash...
Një konflikt me protagonist dy pronar biznesesh është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur n&eu...
Shërbimi i Provës në Tiranë ka marrë kontakt me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në banesën e tij ku dhe ë...
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është paraqitur këtë të martë në SPAK,...
Sipas MeteoAlb, Shqipëria vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve t&eu...
Një traget dhe pesë varka të ndërtuara në mënyrë artizanale që ushtronin aktivitetin e tyre në Liqenin e Ko...
Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë q&...
Silva Bino është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa nuk dihet në çfarë cilësie ësht&eum...