Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANË- Vlera e obligacioneve të shoqërive tregtare arriti një rekord të ri për vitin 2024. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i obligacioneve me ofertë private, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në rreth 28.5 miliardë lekë ose gati 290 milionë euro. Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 8 miliardë lekë ose 39%.
Duke shtuar edhe obligacionit e parë me ofertë publike, të emetuar në vitin 2023 nga institucioni financiar NOA, vlera totale e titujve të borxhit të korporatave ka arritur tashmë në rreth 29 miliardë lekë.
Afërsisht 66% e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj dhe pesha e tyre është në nivele të përafërta krahasuar me një vit më parë. Të detajuara sipas monedhave, 34.1% e obligacioneve private janë të emetuara në lekë, 63.9% e obligacioneve janë në euro dhe 2.1% në dollarë amerikanë. Pesha e obligacioneve në euro është rritur krahasuar me një vit më parë, ndërsa ajo e atyre në dollarë amerikanë ka pësuar rënie. Megjithatë, kjo rënie është e lidhur edhe me zhvlerësimin e këtyre monedhave në kursin e këmbimit ndaj lekut, zhvlerësim që vijoi edhe gjatë vitit 2024.
Dominimi i Euros edhe në strukturën e obligacioneve me ofertë private lidhet me sasinë e madhe të kursimeve në monedhën europiane të mbajtura nga publiku shqiptar, por edhe norma interesi më të favorshme për emetuesit. Duke qenë se tregu i brendshëm financiar nuk ofron shumë alternativa për monedhën europiane, emetuesit kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të thithur likuiditetin e lirë në treg.
Në vitet e fundit, depozitat bankare në Euro kanë shënuar një rritje të shpejtë, duke zgjeruar tepricën e likuiditetit në monedhën europiane. Emetuesit e obligacioneve kanë joshur depozituesit për t’i investuar një pjesë të këtyre kursimeve në obligacionet e tyre, duke ofruar norma më tërheqëëse interesi se depozitat. Për këtë arsye, investitorët i kanë parë si një mënyrë e mirë për të diversifikuar investimet e tyre dhe për të siguruar kthime më të kënaqshme.
Emetues të obligacioneve korporative janë në pjesën dërrmuese bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” i njeh instrumentet e borxhit të varur si pjesë të kapitalit rregullator të bankave, deri në një të tretën e vlerës totale të kapitalit rregullator.
Në vitet e fundit, bankat janë përballur me një rritje graduale të kërkesa për kapital, me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit dhe të kuadrit rregullator plotësues, i lidhur me skemën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Këto kërkesa të reja i kanë dhënë një shtysë edhe më të fortë rritjes së përdorimit të obligacioneve me ofertë private.
Në mënyrë më sporadike, edhe kompani jashtë sektorit financiar e kanë përdorur emetimin e obligacioneve si një formë alternative të huamarrjes./ Monitor
TIRANË- Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të e...
foto ilustruese TIRANË- Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë t...
foto ilustruese TIRANË- Edhe dita e sotme do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dobët në Ult&...
DURRËS- "Corriere della Sera" i ka kushtuar një artikull çështjes së pranisë së pensionistëve italianë n&e...
Klodiana Lala TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga seanca që u mbajt këtë të martë në Apelin e GJKKO p...
Foto ilustruese TIRANË - Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar këtë të martë zyrtarisht mbylljen e aks...
Foto ilustruese TIRANË - Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi të martën një tryezë advokimi ku prezantoi disa prej rekomandimev...
Foto ilustruese ELBASAN - Një rast grabitje është denoncuar në Policinë e Elbasanit. Një 52-vjeçar ka shkuar në k...
TIRANA- Pas sherrit mes adoleshentëve pranë shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë, policia ka proceduar penalisht 6 perso...
Foto ilustruese TIRANË - Paga mesatare në ekonomi u rrit përsëri në tremujorin e fundit tëvitit të kaluar. Sipas të...