Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Tregu i shërbimeve postare u rrit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ofruesit e shërbimeve postare vitin e kaluar raportuan të ardhurave në vlerën e rreth 2.76 miliardë lekëve, në rritje me 11% në raport me vitin 2023.
Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i ofruesve të shërbimeve postare ka zbritur në 23, nga 24 që kishte qenë një vit më parë. Tregu i shërbimeve postare vazhdon të kryesohet nga Posta Shqiptare, por pjesa e tregut e kompanisë shtetërore pësoi rënie nga niveli prej 55% i një viti më parë. Pjesa e tregut të Postës Shqiptare vlerësohet të ketë arritur nivelet minimale historike.
Posta Shqiptare vitin e kaluar raportoi të ardhura në vlerën e afërsisht 1.4 miliardë lekëve, me një rritje të lehtë prej 0.9% krahasuar me një vit më parë. Pjesa dërrmuese e të ardhurave të Postës Shqiptare, rreth 84% e totalit, vijnë nga Shërbimi Universal. Sipas AKEP, Posta Shqiptare është operatori i vetëm që plotëson kriteret për të qenë operator i shërbimit universal (detyrimi për ofrimin e vazhdueshëm të shërbimit postar me një cilësi të përcaktuar në rregulloren e miratuar nga AKEP dhe me çmime të përballueshme në të gjitha pikat e aksesit).
Autorizimi i radhës individual pesëvjeçar i Postës Shqiptare përfundon në korrik të këtij vitit. Në përfundim të analizës së re të tregut, AKEP do të vlerësojë nëse ekzistojnë operatorë të tjerë që plotësojnë kushtet për të ofruar këtë shërbim apo ky detyrim do të vazhdojë të ekzistojë vetëm për Postën Shqiptare.
Për sa i takon shërbimit jo-universal dhe ekspres postar, tregu dominohet nga operatorët e tjerë dhe pjesa e Postës Shqiptare paraqitet në rënie. Operatorët e tjerë, të marrë së bashku, zotërojnë rreth 49% të të ardhurave të tregut. Mes operatorëve të tjerë, për vitin 2024 kryesonte DHL, me 16% të të ardhurave totale të tregut të shërbimeve postare, e ndjekur nga United Transport, me 8% dhe Albanian Delivery Express (ADEX), me 7%. Operatorët e tjerë, të marrë së bashku, vlerësohet se zotërojnë së bashku rreth 18% të tregut të shërbimeve postare.
Sipas AKEP, vlera totale e investimeve të operatorëve postarë për 2024 arriti në 399 milionë lekë, me një rritje prej 6% krahasuar me një vit më parë. Rreth 46% të investimeve të vitit të kaluar u realizuan nga Posta Shqiptare, ndërsa pjesa tjetër nga operatorët privatë. Në fund të vitit 2024, sektori postar punësonte rreth 3.300 punonjës. Krahasuar me një vit më parë, numri i të punësuarve është rritur me 4.3%. / Monitor
ITALI- Studentja shqiptare, Ilaria Sula do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Sula humbi jetën 3 muaj më parë pasi...
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet në lidhje ndaj dy autoreve të vrasjes së shqiptarit Arjan Xh...
TIRANË- Inflacioni i brendshëm dha kontributin kryesor në rritjen e çmimeve në ekonominë shqiptare edhe në tremujorin e p...
TIRANË- Faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqiptar, RTSH ka qenë së fundmi shënjestër e një sulmi kibernetik. Nga postimet e pu...
KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal në qytetin e Korç...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Është publikuar videoja e momentit të të shtënave në Durrës pak minuta pas mësna...
vendngjarja TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur "Shkalla e Tujanit" në Rugën e Arbrit. D...
ermir dedja DURRËS- Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Gërdec dhe brenda tij kishte dhe një armë zjarri,...
burgu i korfuzit GREQI- Një situatë trazirash është shkaktua mëngjesin e ditës së sotme në burgjet e Korfuzit,...
vendngjarja DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Ermir Dedja në Durrës. 29-vjeçari raportohet se jetont...