U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) e nisi vitin 2025 me rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, TNE ra me ra me 0.8 pikë në janar, për të dytin muaj radhazi. Pavarësisht ngadalësimit, niveli i tij aktual qëndron rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë. Në rënien e TNE-së ndikoi dobësimi i besimit në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të shërbimeve. Ky i fundit dha një kontribut pozitiv në treguesin e agreguar të ekonomisë për muajin janar.
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 4.4 pikë përqindje në janar dhe qëndron 13 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike. Në rritjen e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Po ashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur.
Treguesi i besimit të industrisë (TBI) vijoi prirjen ngadalësuese që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, duke shënuar rënie me 4.7 pikë përqindje në muajin janar. Pavarësisht këtij zhvillimi, niveli i tij vijon të qëndrojë 2 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Rënia e besimit në janar u përcaktua nga vlerësimet më pesimiste për kontratat porositëse të bizneseve, veçanërisht ato nga eksportet. Situata e prodhimit industrial aktual vlerësohet pothuaj e pandryshuar kundrejt një muaji më parë. Bizneset vlerësojnë në rënie të lehtë gjendjen e inventarëve, pasi kishin raportuar për rritje të tyre dy tremujorët e mëparshëm. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.
Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 4.1 pikë përqindje në janar. Megjithatë niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike. Rënia e besimit u përcaktua nga rishikimi për poshtë i vlerësimeve të bizneseve për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimet e bizneseve për kontratat porositëse shënuan rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet për punësimin dhe për çmimet në të ardhmen u rritën.
Treguesi i besimit në tregti (TBT) u ul me 2.9 pikë përqindje në muajin janar. Niveli i besimit është rreth 4.1 pikë mbi mesataren historike. Në rënien e besimit ndikoi vlerësimi më pesimist për ecurinë aktuale të biznesit. Nga ana tjetër, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen kanë vijuar të rriten edhe këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.
Treguesi i besimit konsumator (TBK) ra me 3 pikë përqindje në muajin janar duke e çuar nivelin e këtij treguesi nën mesataren historike, për herë të parë nga muaji qershor 2024. Rënia e besimit këtë muaj ka reflektuar zhvillime më të dobëta në të gjithë komponentët përbërës të tij. Kështu, pritjet për situatën e përgjithshme të ekonomisë, pritjet për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen dhe për blerjet në shuma të mëdha janë rishikuar për poshtë. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen janë rritur në janar./ Monitor
STRASBURG- Një 37-vjeçar shqiptar nga Kosova është gjetur i pajetë në Strasburgut. Viktima është identifikuar si Sab...
foto ilustruese FIER- Kabina elektrike në katin e parë të një pallati në Fier është përfshirë pasditen e sotm...
VAU I DEJËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me raportimet për një të plagosur në Vaun e Dejës. Policia ka...
KORÇË- Një 77-vjeçar humbi jetën sot në vendin e punës në Korçë. I moshuari është identifiku...
TIRANË- Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Sh...
TIRANË- Dritan Rexhepi, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, nuk është paraqitur ditën e sotme në seanc...
Foto ilustruese FIER - 52-vjeçarja e cila u dhunua nga kunati i saj disa ditë më parë në Roskovec të Fier ka dhënë...
ERSEKË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e re të Ersekës. Siç shihet edhe në pamje një makin...
Haxhiu, Bilbili TIRANË - Kreu i grupit kriminal Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtori i tij Orges Bilbili do të rigjykohen për vrasjen i...
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pranuar mesditën e kësaj të hëne kërkesën e 6 të akuzuarve pë...