
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ka urdhëruar bllokimin e pasaportës së saj.
Ne vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Balluku është pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë.
“Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit personal ndalim i ushtrimit të detyrës dhe ndalim i daljes jashtë shtetit ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku,” tha një burim BIRN .
“Po ashtu, janë caktuar masa sigurimi personal edhe ndaj dy personave të tjerë që janë nën hetim,” shtoi ai.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme bëri me dije se, duke qenë se masat e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
“Në momentin e duhur procedural, do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës,” theksoi Gjykata.
Dy javë më parë, Balluku u mor e pandehur nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera gjatë procesit të ndërtimit të tunelit të Llogarasë. SPAK e akuzon se ka kontrolluar çdo hap të një projekti me vlerë rreth 190 milionë euro dhe se ka paracaktuar fituesin në kundërshtim me kriteret standarde të prokurimit publik për një nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës në pesë vitet e fundit.
Gjatë seancës parlamentare të së mërkurës, Balluku deklaroi se akuzat ndaj saj ishin të pabaza.
“Më duhet të them disa fjalë, jo për të kompensuar baltën, aludimet, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat e thëna me bollëk këto kohë, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo që beson te puna dhe jo te balta,” – tha ajo nga foltorja e Kuvendit, ku po prezantohej projekt-buxheti i qeverisë.
Edhe kryeministri Rama i doli në krah zëvendëses së tij, pasi opozita kërkoi dorëheqjen e saj për akuzat e rënda me të cilat ajo përballet.
“Po bëni prokurorinë popullore…”, u tha kryeministri deputetëve të opozitës.
Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër, Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës, Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë, dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm./BIRN
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Nëntor12:18
SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut: Pas tunelit të Llogarasë, del në skenë edhe një tjetër tender abuziv
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë të re sa përket zëvendënës kryeministres Belidna Balluku.
Akuza është p&eu...
AKTUALITET
20 Nëntor12:11
Balluku pa ‘portofol’, nga pezullimi nga detyra, te bllokimi i pasaportës, “Blackberry” i Berberit nxori zbuluar aferën e tunelit të Llogarasë
Teksa GJKKO ka pezulluar nga detyra zëvendëskryeministre Belinda Balluku, duke i bllokuar asaj pasaportën, të tjera detaje dalin në d...
AKTUALITET
20 Nëntor12:09
''Pezullimi nga detyra dhe sekuestrimi i pasaportës për Ballukun''/ GJKKO konfirmon zyrtarisht masat e sigurimit
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për zv.kryeministren Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës...
AKTUALITET
20 Nëntor12:07
Detaje/ GJKKO ultimatum Ballukut: Largohu menjëherë nga zyra
GJKKO, pohoi se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy poste...
AKTUALITET
20 Nëntor11:59
Nga prishja e provave te intimidimi i dëshmitarëve zbardhen arsyet pse GJKKO pezulloi Ballukun
GJKKO vendosi masat për disa arsye se Belinda Balluku duke qenë numri 2 i qeverisë, rrezikonte të cenonte provat.
GJKKO ka vlerësuar s...
AKTUALITET
20 Nëntor11:57
Mediat meksikane zbulojnë si familja Hysa pastron paratë e Sinaloas: Hetimi ndaj tyre filloi që në vitin 2022
Mediat meksikane i kanë kushtuar një artikull, mënyrës se si familja shqiptare Hysa pastonte paratë e Sinaloas. Në këtë...
AKTUALITET
20 Nëntor11:55
Goditja zgjeron rrethin: Dy drejtorë të Ballukut në arrest shtëpie pas masës ndaj ministres
Zbulohen emrat e dy vartësve të Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie. Piranjat News raporton se b...
AKTUALITET
20 Nëntor11:50
"Tre ditë në errësirë, qeveria feston', Boçi: Ky mesazh i thethianit ia përplas në surrat realitetin e nxirë të buxhetit
'Prej 3 ditësh jemi në errësirë të plotë… nuk kemi drita, nuk funksionon asgjë', ky është mesazhi i drejtp...
AKTUALITET
20 Nëntor11:44
“S'bie vetëm” – Hetimet për Ballukun, GJKKO nis goditjen edhe ndaj zyrtarëve të ARRSH-së dhe anëtarëve të KVO
Gjatë ditës së sotme GJKKO ka shkarkuar nga detyra zëvendësen e Edi Ramës, Belinda Balluku dhe i ka ndaluar asaj daljen jashtë...
AKTUALITET
20 Nëntor11:44
GJKKO i bllokon pasaportën Belinda Ballukut, i ndalohet të dalë jashtë vendit
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, është pezulluar nga det...