Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Ndonëse në vend has turistë pothuajse gjithandej dhe numri i tyre është shtuar me mbi 40% në krahasim me vitin e kaluar, konsumi vijon të mbetet i dobët. INSTAT raportoi në treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) se konsumi final i popullatës u rrit me 3.59% me bazë vjetore në tremujorin e parë të vendit, nga 3.75% që ishte rritja në tremujorin e fundit dhe më e ulët se në tremujorin e dytë 2023, kur zgjerimi arriti në 4.7%.
Ritmet e rritjes së konsumit janë më të ngadalta se në periudhën e para pandemisë. Ndonëse në vend, në tre muajt e parë të vitit, sipas INSTAT kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitI më parë, konsumi nuk ka shënuar ndonjë gjallërim të dukshëm.
E njëjta tendencë u konstatua dhe vitin e kaluar. Konsumi u rrit me 3.8% në 2023, niveli më i ulët që nga pandemia. Ecuria e dobët e konsumit lidhet me dy faktorë:
-Së pari ikja e popullsisë vendase. INSTAT gjeri në Censin e fundit se popullsia vendase është 2.4 milionë banorë, nga rreth 2.78 që ishte vlerësimi i mëparshëm. Në krahasim me Censin e 10 viteve më parë, janë rreth 400 mijë persona më pak në vend, kryesisht për shkak të emigrimit. Pjesa më e madhe e të ikurve janë të rinj, largimi i të cilëve ka ndikuar konsumin e produkteve si brumërat, sheqernat, produktet e përpunuara të mishit, frekuentimin e bareve etj.
-Së dyti, Shqipëria është marketuar si vend i lirë dhe turistët që vijnë priren të shpenzojnë pak. Sipas operatorëve të tregut, frekuentimet kanë qenë më tepër nga turistë me të ardhura mesatare e të ulëta, ku deri 70% e tyre janë turistë të aventurës, “me çanta shpine”, që priren të shpenzojnë pak.
Për më tepër që turistët qëndrojnë pak dhe nuk arrijnë të zëvendësojnë konsumin e qëndrueshëm të banorëve të përhershëm.
Turistë “të varfër”, mesatarja e shpenzimit rreth 410 euro/person për udhëtim
Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan rreth 10,2 milionë shtetas të huaj sipas të dhënave të INSTAT, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë vlerësohet se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4,2 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47% krahasuar me vitin 2022.
Mesatarisht shpenzimet e turistëve llogariten rreth 412 euro për person. Mbështetur te kjo e dhënë, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, turisti i huaj që frekuenton vendin nuk mund të cilësohet as shpenzues i një buxheti mesatar.
Mbështetur te lloji i restoranteve që parapëlqehet apo frekuentohet nga turistët e huaj Jahja thotë që më tepër zgjedhin strukturat ku ofrohet ushqim zgare, kryesisht qofte dhe gatime tradicionale shqiptare për shkak të çmimeve ekonomike.
“Mbështetur tek e dhëna e shpenzimeve për person që llogariten rreth 420 euro, rezulton se në Shqipëri ka ardhur turisti i kategorisë C, pra turist “cheap” që harxhon më pak sesa harxhon një shqiptar kur frekuenton në muajt e verës resortin më të lirë në Turqi”, pohon Enri Jahja nga shoqata e Bareve dhe Restoranteve./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Lindjet në Shqipëri janë duke rënë me shpejtësi, por treguesi i vdekshmërisë foshnjore...
Foto ilustruese TIRANA- Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, teksa temperaturat vijojnë të jenë ...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote së fundmi ka kërkuar ndihmën e ushtrisë lidhur me situat&eum...
Zjarri DELVINË- Që prej mbrëmjes së djeshme zjarri ka marrë pushtetin në Kardhikaq në bashkinë e Finiqit. Nd&e...
Foto ilustruese FRANCA- Shqiptari Florian dhe Georgy dolën përpara dhomës së seancave të gjykatës penale Hainaut, divizi...
Zjarri BERAT- Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat. Mësohet se zjarri ishte p&...
Autori FIER- Gjykata e Fierit ditën e sotme ka marrë vendimin për të lënë në burg 39-vjeçarin Xhuliano Mihon i ci...
Itali ITALI- Ditën e sotme Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Firences ka zhvilluar një operacion me ndihmë...
Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenaj LEZHA-Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm 32-vjecarin Kristjan Cenaj i cili u akuzua ...
Foto ilustruese DROPULL- Pasditen e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në kodrën mbi fshatin Sofratikë të...