Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
DURRËS- Në mbrëmje, shëtitorja e plazhit të Golemit, nga Shkëmbi i Kavajës e deri te Mali i Robit është e mbushur me pushues.
Dëgjon të flitet nga të gjitha gjuhet, teksa mbizotëron ajo sllave.
Durrësi dhe Kavaja u kthyen vitet e fundit në një nga modelet më të mira të turizmit në vend, pas investimeve të mëdha të bizneseve në hoteleri, çka tërhoqi agjencitë e huaja që sjellin turistë të organizuar nga gjithë Europa.
Kjo zonë ishte nga të parat që futi konceptin e “të gjitha të përfshira”, ndërsa çmimet mbeten ekonomike, në kontrast me Jugun, duke i bërë hotelet që të “vuajnë” më pak braktisjen e pushuesve.
Kontrasti i turizmit që “shkëlqen” në bregdet është i madh me zonën e brendshme, nga hotelet drejt rrugës dytësore.
Pothuajse kudo shikon qese me plehra të hedhura grumbull në trotuar, apo në cep atë rrugëve.
Një pamje kjo që nuk është aspak e hijshme për një vend që po mirëpret miliona turistë në vit dhe po përpiqet me çdo kusht të ruajë këtë burim të ardhurash për ekonominë lokale.
Në fillim të këtij sezoni, Bashkia e Durrësit u kërkoi hoteleve që t’i menaxhonin vetë plehrat, nëpërmjet kompanive private.
Burime zyrtare nga Bashkia thanë se ashtu si të gjitha bashkitë e tjera, edhe ajo e Durrësit është përgjegjëse për mbledhjen vetëm të plehrave të qytetarëve.
Operatorët turistikë pohojnë se me detyrën e menaxhimit të mbetjeve, bashkia ka hequr edhe koshat e plehrave në zonën nga Shkëmbi i Kavajës deri te Mali i Robit, ndërsa ata po detyrohen që të largojnë plehrat me koston e tyre.
“Muajt e fundit, Bashkia e Durrësit na ka kërkuar ne si struktura akomoduese të menaxhojmë mbetjet. Pavarësisht se ne paguajmë taksa, detyra për menaxhimin e mbetjeve na ka ngelur ne.
Për menaxhimin e tyre ne kemi kontaktuar kompani private që të merren me këtë shërbim, duke shtuar më shumë kostot për ne gjatë këtij sezoni turistik”, pohon David Hyka, administratori i Diamma Resort.
Fatos Çerenishti nga “Fafa”, struktura më e madhe akomoduese në zonën e Golemit me rreth 2 mijë shtretër, pohon se që pas urdhrit të bashkisë, ata i heqin vetë plehrat që gjeneron hoteli, nëpërmjet kompanive private të kontraktuara.
Ai shton se problemi është se nuk ka kosha për qytetarët dhe pallatet.
Burime zyrtare nga Bashkia thanë vendet e hedhjes së mbeturinave kanë mbetur të pandryshuara dhe koshat jo vetëm që nuk janë reduktuar, përkundrazi janë shtuar.
Koshat ndodhen në rrugë dhe plehrat mblidhen 4-6 herë në ditë.
Bashkia po heq dhe plehrat kudo që i sheh në cepa trotuaresh dhe rrugësh.
Pak më tutje në vëzhgimin tonë, hasim një individ që afrohet anash rrugës dhe hedh dy qese në një vend pranë stacionit të autobusit, ku ka dhe mbetje të tjera dhe largohet i pa shqetësuar nga turistët që kalojnë aty pranë.
Pikërisht në vendin ku ai hedh mbeturinat ndodhet njoftimi i bashkisë “Ndalohet hedhja e mbeturinave, në të kundërt do të gjobiteni nga Policia bashkiake”!
Një ndërgjegjësim i qytetarëve mbetet i domosdoshëm për të mos krijuar vende mbeturinash në rrugë e trotuare, por për t’i hedhur ato në vendet e caktuara për depozitim.
Ujëra të zeza, trotuare të papërfunduar, mungesë ndriçimi
Dy rrugët dytësore të Golemit, përveçse deshën disa vjet për t’u ndërtuar, nuk kanë përfunduar ende tërësisht.
Ato pak trotuare që ka, për shkak të mungesës së hapësirës, janë lënë me zhavorr. Ndriçim nuk ka, duke detyruar pushuesit të përdorin telefonat për të parë rrugën.
Në rrugën që të çon në kompleksin Diamma, që vitet e fundit e fundit ka investuar duke ndërtuar hotel me standarde të larta, duhet të zësh hundët.
Ujërat e zeza derdhen në rrugën jashtë hotelit, që është lënë në një gjendje të mjeruar.
Turistët detyrohen të tërheqin valixhen përmes ujit të zi, në mungesë të ndriçimit që të shkojnë te autobusi për t’u larguar. Dhe kjo është lamtumira më e keqe që mund ti jepet një turisti!/MONITOR
foto ilustruese KORÇË- Pas qepës dhe grurit, fermerëve të Korçës rrezikohet t’u mbetet st...
ministria e financave TIRANË- Largimi i ministrit të Financave, Ervin Mete, dhe ardhja në vend të tij e Petrit Malaj ësh...
foto ilustruese Dashi Mendoni pozitivisht nëse po përpiqeni të luftoni me një fobi, përndryshe nuk do të mund t’ia dil...
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se një makinë ka d...
foto ilustruese STRUGË- Dy shqiptarë janë arrestuar në fshatin Veleshtë të Strugës. Mësohet se A.O 21 vje&cced...
VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashk&eum...
pamje nga ngjarja ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Paper, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se ...
Foto Ilustruese CËRRIK- Situata e zjarrit në fshatin Valas të Cërrikut është përkeqësuar mesditen e sotme. M&e...
foto ilustruese HIMARË- Arrestohet një 25-vjeçar në Himarë. Bëhet me dije se F.B 25 vjeç nga Tirana, shiste doz...
pamje nga ngjarja VLORË- Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se M.D 50 vje&cc...