Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANA- Pas “pushtimit turistik” të Shqipërisë nga italianët, duket se radha është e gjermanëve. Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në janar-mars 2024, numri i vizitorëve nga Gjermania gati u 10-fishua në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht, sipas të dhënave të bëra publike, në këtë periudhë erdhën rreth 134 mijë vizitorë gjermanë, kurse një vit më parë 17.5 mijë.
Askush nuk mund të vërë në dyshim faktin që Shqipëria po përjeton një vit mjaft të mirë turistik edhe këtë vit, që është vijim i trendit të dy viteve paraardhëse, por a po na pushtojnë vërtet gjermanët? Në fakt, jo! Gjasat janë që ky të jetë një gabim trashanik i departamentit që përpunon dhe publikon të dhënat mbi vizitorët, të cilat merren nga Instituti i Statistikave. Themi gabim trashanik pasi nuk mund të jetë lapsus kur nuk ka problem vetëm Gjermania, së cilës në fakt i është vënë shifra që i takon Greqisë duke e përsëritur atë. Publikimi për shkak të formulës që është aplikuar është i gjithi një gabim i madh.
Për shembull, numri i vizitorëve nga Kosova raportohen se është 631 mijë në janar-mars dhe sipas Ministrisë me rritje 184% në raport me të njëjtën periudhë të 2023-it kur ishin 433 mijë. Në fakt, edhe me sy të lirë, duket qartë që kjo nuk është një rritje gati 3 herë më e lartë por vetëm, 46%. (nëse rritja do të ishte 184%, atëherë hyrjet në janar-mars 2023 duhet të ishin 222 mijë, jo 433 mijë sa është shkruar në tabelë).
Maqedonia e Veriut raportohet me rritje 61% kur ndërkohë është vetëm 33%. Polakët raportohen me rritje gati 9 herë kur në fakt është gati 6 herë. Të dhënat e INSTAT, në publikimin e lëvizjes së shtetasve nënvizonin se në tre muajt e parë të vitit vizitorët e huaj ishin mbi 1.5 milionë ndërkohë që Ministria e Turizmit, që sërish citon INSTAT, raporton 1.7 milionë pra me një diferencë prej 200 mijë vizitorësh më shumë në numërimin e ministrisë. Nga ana e tij, INSTAT ndonëse e ka në database treguesin e hyrjeve të shtetasve të huaj sipas shteteve, nuk e ka populluar atë.
Viti 2024 edhe siç raportohet nga turoperatorët pritet të jetë një vit më i mirë turistik sesa viti që lamë pas edhe si efekt i kontratave me garanci që kanë qenë me rritje dhe që janë sinjali i parë por sidomos prej fluksit të turistëve individualë që janë rritur ndjeshëm. Strategjia e promovimit në mediat ndërkombëtare por edhe kthimi i Shqipërisë në virale në rrjetet sociale ka dhënë një efekt të jashtëzakonshëm pozitiv në rritjen e interesit për të vizituar vendin tonë si destinacion por duket se ky moment që kërkon seriozitet dhe politika të kujdesshme nuk po merret seriozisht.
Shifrat e prodhuara dhe të interpretuara gabim mbi të cilat hartohen politikat, strategjikë dhe masat mbështetëse nuk mund të pretendohet se do të japin efektin e dëshiruar në sektor pasi nuk mund të presësh të kesh rezultat të saktë mbi llogaritje të gabuara. Edhe më herët këto shifra janë parë me rezerva për shkak të kalimeve të pa numëruara saktë me Kosovën pasi kemi kalim të lirë apo atyre që përdorin për tranzit vendin tonë, por qëllimi këtu nuk është të zbehim shkëlqimin e turizmit por të ndërgjegjësojmë institucionet të publikojnë me përgjegjshmëri shifrat që media i merr seriozisht dhe i “çon” tek publiku si pjesë e misionit të saj.
“Raportimi shkencor i të dhënave statistikore për numrin real të turistëve, nuk është vetëm nevojë e adaptimit të të dhënave tona sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Turizmit, por është edhe kuptim dhe raportim real i rritjes dhe i ndryshimeve pozitive në masën e saktë, duke evituar fluturimet e tepruara e te gabuara në deklarime për realizimet apo parashikimet”, ka pohuar Besnik Vathi, Operator Turistik, në një artikull të mëparshëm.
Ai shton se analiza për kombësinë e hyrjeve është karakteristike tepër e rëndësishme për ndërtimin e strategjive më të sakta për te ndihmuar realisht, jo thjesht në rritjen e numrit te hyrjeve, por e të ardhurave.
“Nëse analizohen saktë tregjet që gjenerojnë turistë, autoritetet qendrore dhe lokale do jenë më në gjendje për të ndërtuar politika më të sakta që nuk synojnë thjesht të rrisin numrat, por të mbrojnë mjedisin dhe kryesorja të rrisin të ardhurat dhe punësimin”. / Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa fondet për rimbursimin e medikamenteve nuk kanë q...
Foto ilustruese TIRANA- Ditë e sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në q...
rexhep rapi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Rexhep Rapi alias Kep Arapi për zëvendësim t&eum...
foto ilustruese BULQIZË- Të shtëna me armë janë regjistruar sot në qytetin e Bulqizës. Sipas informacioneve parap...
pamje nga ngjarja FIER- Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Novruz Cenalia, ka tronditur edhe kolegët e tij....
pamje nga ngjarja SARANDË- Një aksident ndodhi ditën e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë. Janë identifikuar dy d...
autori dhe viktima FIER- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga vrasja e efektiviti Novruz Cenalia në Fier, ngjarje për të ci...
azgan mernica dhe novruz cenalia FIER- Pas vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia në Fier, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar n&eum...
Foto nga protesta TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e nes...
Viktima dhe autori FIER - Vrasja e policit të "Shqiponjave" në Baltëz të Fierit, Novruz Cenalia vijon të jetë në sit&eum...