AKTUALITET

Turizmi/ Të dhënat: Shqiptarët e Kosovës na “braktisin zyrtarisht”, hyrjet ranë me 19%, tërhiqen dhe nordikët

M.B. Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 07:37

Turizmi/ Të dhënat: Shqiptarët e Kosovës na “braktisin

TIRANA- Suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit të verës dhe fillimit të vjeshtës të paktën nëse i referohemi atij që njihet si turizëm patriotik. Shifrat zyrtare konfirmojnë se në muajin gusht rritja e shqiptarëve të Kosovës ishte thuajse inekzistente ndërsa në shtator hyrjet shënuan rënie me 19.2 për qind në raport me shtatorin e një viti më parë.

Turoperatorët paralajmëruan që në muajin qershor se rezervimet e këtij grupi ishin të ulëta teksa rritja e çmimeve në disa rajone që u bë më pas virale në internet dhe sidomos zhvlerësimi i euros kanë dhënë goditjen tjetër duke pakësuar këtë prezencë muaj pas muaji diçka që ka kulmuar këtë shtator.

Liberalizimi i vizave argumentohet të jetë një tjetër faktor që shtetasit e Kosovës kanë preferuar të eksplorojnë destinacione të reja në disa raste edhe nga Tirana për shkak të linjave low cost. Por duket se nuk kemi të bëjmë vetëm me një zbehje të interesit të turizmit patriotik. Shifrat zyrtare tregojë për një numër më të ulët të çekëve një grup që vazhdimisht ka qenë me rritje dhe që ka pasur interes për turizmin e organizuar.

Konkretisht në gusht kishte 2.4 për qind më pak hyrje nga Çekia krahasuar me gushtin 2024 teksa rënie të theksuar kanë shtetasit nga Belgjika me një tkurrje 34.5 për qind apo shtetasit nga Norvegjia dhe Finlanda të cilët kanë rënie respektivisht me 55 për qind dhe 52 për qind.

Ajo që bie në sy është fakti që pavarësisht një lëkundjeje të lehtë të rritjes së shtetasve nga Italia, këta të fundit kanë vijuar të mbeten grupi i dytë më i madh i shtetasve që kanë vizituar vendin tonë gjatë gushtit dhe shtatorit. Konkretisht në gusht 2024 hynë rreth 256 mijë shtetas italianë me një rritje 12 për qind krahasuar me gushtin e një viti më parë teksa në shtator hyrjet ishin 110 mijë apo 26.4 për qind më shumë.

Në fakt italianët priteshin të kishin prezencë më të lartë gjatë muajve të verës por rritja e çmimeve sidomos në Jug të vendit duket se krijoi panik tek ata që kishin bërë plane për Shqipërinë duke anuluar hotelet diçka që u konfirmua edhe nga strukturat akomoduese, sidomos gjatë muajit korrik.

Me një rritje të lehtë gjatë gushtit dhe shtatorit ishin shtetasit nga Maqedonia e Veriut që janë grupi i tretë më i madh që viziton vendin tonë teksa në vend të katër janë Greqia dhe Mali i Zi. Gjermania është shteti i gjashtë në renditje duke pasur në gusht 70.9 mijë vizitorë me një rritje 30 opër qind në raport me gusht 2023 ndërsa në shtator kjo rritje ishte 6 për qind në raport me shtatorin e një viti më parë.

Polonia ka pasur një rritje me 21 për qind gjatë gushtit, diçka që u lakua edhe nga turoperatorët të cilët nënvizuan se grupet e organizuara kishin kërkuar rritje të kapaciteteve akomoduese të rezervuara përgjatë sezonit për turizmin e organizuar. Por nga Polonia duket se rritja vjen sidomos edhe nga turizmi individual diçka që ka qenë i dukshëm këtë verë. Edhe gjatë shtatorit polakët ishin me një rritje 13 për qind në raport me shtator 2023./ Monitor

turizmi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë