AKTUALITET

Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 milionë dollarë, në Shqipëri operon në Call Centera dhe synon bastet online

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 09:28

Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 milionë dollarë, në

Shqipëria është kthyer në një shtet të mirëfilltë ku çdo individ nga mbarë bota mund të gjejë parajsën fiskale, atë që ka ëndërruar, duke mos paguar taksa, ku ryshfeti të mbarojë punë, të kesh lehtësira, të mos paguash taksa dhe të gjitha shërbimet t’i kryejë vetë administrata shtetërore, për vetëm një “grusht parash”.

Para pak muajsh u denoncua se një nga individët që operon prej shumë vitesh në Shqipëri, është turku Veysel Sahin, i cili ka ngritur një rrjet firmash që operon në botën e errët të call centerave, nga ata mashtruesit.

Por, në mbarë botën, sidomos në vendlindjen e tij Turqinë, ai është një individ i rrezikshëm, ndaj të cilit janë ngritur disa akuza të rënda penale, teksa kohët e fundit i janë bllokuar apo ngrirë gjysëm miliardi euro, pasi ka dyshime se ai është i lidhur me një rrjet të madh të lojërave të fatit. Disa media ndërkombëtare apo turke, të cilat kanë raportuar se një nga kompanitë më të mëdha që operon në kripto valutë, Tether, i ka bllokuar Sahinit plot 500 milionë USD amerikanë, në asete dixhitale.

Sipas këtyre mediave, këto para janë të lidhur me një rrjet të madh të lojërave të fatit të paligjshme dhe pastrimit të parave në Turqi. “Prokurorët turq e akuzojnë Sahin për drejtimin e një rrjeti të madh për baste të paligjshme. Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha individuale të aseteve deri më tani në industrinë e kriptovalutave”, thuhet në këto media.

Madje, shefi i kësaj kompanie, Ardoino, shtoi se tashmë Tether po bashkëpunon me autoritetet ndërkombëtare për bllokimin e të gjitha aseteve. “Autoritetet na kontaktuan, na dhanë informacion, ne i pamë informacionet dhe vepruam sipas ligjeve të vendit. Dhe kështu veprojmë, kur bashkëpunojmë me FBI-në dhe të gjithë të tjerët”, tha ai.

Dyshimet janë se Veysel Sahin ka krijuar në disa vende një rrjet kompanish që merren me Call Centera, ndër to edhe Shqipëria, duke i futur këto para në kriptovaluta. Por, me këtë bllokim, duket se Sahinit po ngushtohet laku, të paktën në vendlindje dhe në shtetet europiane, ndërkohë që në Shqipëri vijon të veprojë dhe të xhurojë dhjetëra miliona euro, sërish me të njëjtën aktivitet.

Disa muaj më parë, redaksia e Vox News denoncoi se vendi ynë është kthyer në parajsën “offshore” për shumë individë me të kaluar kriminale nga shumë vende të botës. Indianë, koreanë, kinezë, turq, italianë, grekë, izraelitë, etj, etj., kanë gjetur parajsën fiskalë në vendin tonë. Afërsia me Europën, klima apo lidhja e vetë shtetit me grupet kriminale, ka sjellë këtë klimë, ku çdo individ, pavarësisht lidhjeve apo të kaluarës së tij, arrin të pastrojë në mënyrën më të mirë paratë e aktiviteteve të paligjshme.

“Ndërtimi, bastet, call centerat, agjencinë, transporti, automjetet e shumë biznese të tjera, çdo ditë po kalojnë në duart e këtyre njerëzve, duke e bërë të papërballueshme koston e jetesës për shumë shqiptarë, aq sa fshatra, qyteza apo edhe qytetet të mesme të boshatisen, duke sjellë një emigrim të madh”, do të denonconte Vox News. Sipas investigimit, fillimisht në Shqipëri investuan bosët e mafies italiane, më pas disa indianë, grekë apo edhe nga vendet e Amerikës Latine.

Gjithkush prej tyre ka parë sesi biznesi dhe politika iu krijonin kushtet e nevojshme për të pastruar paratë. Nëse dikur, paratë e drogës pastroheshin në vendet afrikane apo edhe në ishujt që njihen si parajsa fiskale, tashmë mund t’a bësh fare lehtë në Shqipëri. Ministra, deputetë apo edhe drejtorë apo sekretarë në ministrira, janë bërë “sekserët” që këta individë t’a kenë parajsën në Shqipëri.

Këto kompani kanë mbrojtje të rreptë policore, ku efektivë të forcave speciale apo gardistë të trajnuar për të mbrojtur personalitetet, vihen në shërbim të tyre. Ata strehohen në vila apo apartamente luksoze, teksa më pas krijojnë me shpejtësi kompani apo edhe marrin pjesë në transaksione për të sjellë paratë në Shqipëri.

Një nga emrat që i ka të gjitha privilegjet e lartpërmendura është padyshim Veysel Sahin, një shtetas turk i akuzuar, arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar në vendlindje për mashtrime me shuma të mëdha. Tashmë “Veseli” është bërë shqiptar, punon dhe jeton në Shqipëri. Paratë që ka fituar në aktivitetet e paligjshme në Turqi, apo edhe në disa vende të tjera, po i pastron lehtësisht në Shqipëri.

Madje, ai shihet shumë shpesh në kazinotë luksoze në Shqipëri, ku xhiron miliona euro. “Dora” e tij është tepër e lartë, teksa edhe menaxherët e këtyre kazinove, e kanë cilësuar si më “VIP”-in në Shqipëri. Në një natë, ai mund të harxhojë qindra mijëra euro, për të mos thënë miliona euro. Paratë i ka “kesh”, nga të ardhurat nga një mori kompanish guackë që ka krijuar në Shqipëri.

Mashtrimet e nisura në vendlindje, Turqi, “Veseli” i ka transferuar në Shqipëri, teksa ka arritur që të ketë edhe një “urë” lidhëse mes politikanëve turq dhe atyre shqiptarë. Nëpërmjet lidhjeve që ka krijuar, normalisht me pagesa miliona euro nëndorë, turku jeton dhe punon i lirë, duke kënaqur këdo që e mbron dhe i jep mundësinë që të shtojë pasurinë.

VoxNews ka mësuar se turku ka gjetur në Shqipëri një parajsë të madhe, duke u marrë me të njëjta aktivitete. Ai ka nga pas një grup të fuqishëm politik dhe ekonomik, që i mbrojnë shpatullat nga hetimet apo kontrollet shtetërore. “Me këto lidhje, politikë dhe biznes, ai ka arritur të hapë në afërsi të ish-zonës së Zogut të Zi në Tiranë një call center. Merret me mashtrime në mbarë botën, bursa e aktivitete të tjera të paligjshme. Nuk i ka në emrin e vetë” tha një burim për VoxNews, në kushte anonimati.

Në pritje të licencës për bastet online, turku i është futur me “kokë” mashtrimeve me call centera apo edhe me mashtrime online. “Nga këto call centera, ai merr të dhënat e shtetasve nga Europa, apo edhe nga Shqipëria, dhe më pas nis mashtrimet me bursat. Është një aktivitet i paligjshëm dhe askush nuk vepron. Ka krijuar edhe gjoja karta bankare online, por pa pasur një licencë nga Banka e Shqipërisë. Të gjitha mashtrime dhe askush nuk vepron” pohojnë të njëjta burime.

Turku po synon edhe një llokmë të madhe; licencën për baste online. Një ligj i miratuar në fund të vitit 2023, i cili ka hyrë në fuqi në muajin prill 2024 por ende s’është implementuar. Arsyeja është se, lobimet e fuqishme nga të gjitha anët, sidomos nga bota e krimit, kanë sjellë bllokimin e emërimit të anëtarëve të komisionit ndërministror.

Politikanët e fuqishëm që qëndrojnë pas këtyre biçim biznesmenëve, ndër të cilët edhe “Veseli”, po lobojnë shumë fort që të fusin në ato komisione njerëzit e tyre. Në atë tavolinë janë plot 10 licenca, ku gjysma duket se është e paracaktuar për aktorët që janë aktualisht në treg dhe kanë kazino fizike, ndërkohë që gjysma po lobon fort, ose më saktë është hapur një ankand. Deri më tani, turku është në krye me ofertën në këtë ankand, i cili ka futur për lobim grupe të mëdha interesa.

Veysel Sahin ka futur në “lojë” kompani guacka që veprojnë në Qipron Turke. Objekti i kompanive është i njëjtë me atë që ai vetë u hetua dhe u dënua në vendin e origjinës. Por, ka ndryshuar “pronarët” dhe “administratorët” me letra të këtyre kompanive, duke futur edhe emra anglezë apo europianë, për t’a bërë sa më të besueshëm për qeverinë shqiptare.

Sipas mediave turke, në vitin 2017 u ndërmor një aksion në Turqi dhe Qipron Veriore, duke vënë në pranga 17 persona. Në pranga ra edhe “Veseli”, i cili akuzohej për baste të paligjshme në Stamboll, Izmir dhe Bodrum. Sahini u akuzua si kreu i kësaj organizate, që bastet e paligjshme i realizonte online. Ka dyshime se grupi ka pastruar paratë në ndërtim dhe resorte, duke investuar dhjetëra miliona euro të ardhura nga bastet, teksa ka pasur dyshime se “Veseli” ka pastruar edhe para nga trafiku i drogës.

Ai u dënua dhe qëndroi disa kohë pas hekurave në Turqi, teksa pas lirimit “parajsën” e ka gjetur në Shqipëri. Veysel Sahin ka hyrë në vendin tonë përmes kompanive guackë, në bashkëpunim me biznesmenë dhe persona të tretë, shtetas shqiptarë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?