Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË - Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua brutalisht pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, mësohet se do të transportohet me avion drejt Athinës. Avokati ndodhet prej 5 ditësh në intubim, edhe pse mëngjesin e sotëm u raportua se gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar, burime bëjnë me dije se ai do të niset drejt Athinës me avion për ndihmë më të specializuar mjekësore. Sakaq mësohet se mjekët kanë vendosur ta mbajnë dhe dy ditë të tjera në intubim për të provuar më pas dhe zgjimin dhe nxjerrjen e tij nga intubimi.
Si ndodhi dhunimi i avokatit Mëngjesi
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.
Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situatë dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, pasi avokati ka pretenduar se ka një kontratë me studion ligjore që duhet ta zbatojë.
Autori i vetëm në qeli për ngjarjen, i cili u vetëdorëzua, Dorian Alia ka deklaruar para hetuesve se ndodhej rastësisht në të njëjtën rrugë ku ishte dhe avokati pranë kopshtit, dhe sipas tij nuk ishte plan i menduar. Ai ka deklaruar se pasi e pa, i ka folur, dhe pasi avokati e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht.
“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht dhe nga paniku që ai ra, u largova”- raportohet se ka deklaruar Dorian Alia.
Ai ka deklaruar po ashtu se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano, dhe se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci tha se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë. E gjithë ngjarja nga Partia Demokratike është cilësuar si sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.
Foto ilustruese ELBASAN - 11 shoferë janë gjobitur nga Policia Rrugore e Elbasanit, pasi janë konstatuar duke kryer shkelje të rregulla...
Policia Spanjë SPANJË - Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Spanjë pasi ka tentuar të ...
Ambulanca Itali ITALI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali. Një 33-vjeçar me origjinë s...
Mjeti identifikues i falsifikuar TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën "a...
Foto ilustruese GJERMANI - Pesë persona me orgjinë shqiptare janë arrestuar nga Policia në Gjermani pasi akuzohen si të implikuar ...
foto ilustruese VLORË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se 40-vjeçari me ini...
pamje nga ngjarja BORSH- Procedohet penalisht një 45-vjeçar në Borsh. Mësohet se 45-vjeçari A.F po ndërtonte një...
Foto ilustruese SHKODËR - Vladimir Bruçi, 62 vjeç, është personi që u godit me sende të forta pasditen e kë...
Foto ilustruese LEZHË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër&rdquo...
prokuroria TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar ka sekuestruar llogaritë bankare të shoqërisë italiane"N", pasi ka dy...