AKTUALITET

U ekstradua nga Dubai për një sërë krimesh, GJKKO i cakton masën e sigurisë Amar Shkëmbit

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 13:00

U ekstradua nga Dubai për një sërë krimesh, GJKKO i cakton

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka komunikuar masën e arrestit me burg për Amar Shkëmbin, i ekstraduar një ditë më parë nga Dubai.

Dritan alias Amar Shkëmbi, akuzohet si anëtar i grupit të Plarent Dervishaj, i përfshirë në atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoja. Shkëmbi, dikur ishte pjesë e rrethit shoqëror të ngushtë me Plaurent Dervishaj dhe i shpallur në kërkim prej gati dy vitesh nga SPAK.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

-“Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.;

-"Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.);

-"Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

-"Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), vepra penale këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-“Vjedhja", kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. Sh. alias D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që lëviznin me automjet, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. M., A. N. dhe A. L.. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. M., si dhe u plagosën shtetasit A. N. dhe A. L..

 

 

amar shkëmbi

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave