Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANË- I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri nga Turqia. 45-vjeçari cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa konsiderohej si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.
Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.
I arratisur katër herë nga burgjet, me disa dënime të rënda dhe identitete të rreme, i akuzuar për vrasje policësh, rrëmbimin e Jan Prengës me urdhër nga burgu e trafik ndërkombëtar droge, Dritan Rexhepi, ka lindur 10 prill 1980 në fshatin Velçë të Vlorës, dhe ka përdorur edhe emrat Lulëzim e Gramoz por edhe Dionisopoulos Rexhepi.
Në vitin 2004 ka ndryshuar emrin nga Gramoz në Dritan, ndërsa në datën 20 mars 2004, ka vjedhur e ka nisur të përdorë identitetin e shtetasit Lulëzim Murataj, banor i Komunës Kotë i lindur në fshatin Velçë, i dënuar në Angli.
Pas vrasjes së dy policëve, Rexhepi arrestua në vitin 2007 në një operacion të forcave speciale në një hotel në qendër të Tiranës dhe u transferua në policinë e Durrësit. Nga viti 2005, deri në këtë kohë, i riu nga Vlora ishte regjistruar si student në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.
Pasi u mor në pyetje nga prokurori, u arratis nga paraburgimi i Durrësit teksa po nxirej nga qelia për t'i bërë fotografitë për mediat. Me akuza të reja mbi supe, Dritan Rexhepi u shpall në kërkim por policia shqiptare nuk ra në gjurmët e tij derisa në vitin 2013 u arrestua në Itali.
“Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës. Në një artikull të publikuar nga media britanike The Economist, thuhej se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.
Ai u dënua me 13 vite burg për trafik droge më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes. Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili në atë kohë ishte në kërkim nga Europol.
Rexhepi ishte në kërkim edhe në Belgjikë dhe akuzohej se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në Shqipëri në shkurt të vitit 2020.
Nga ana tjetër, autoritetet italiane e akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Ai ishte i burgosur në një burg të Guayaquil, por që nga viti 2017 u transferua në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro “el boss” Norero, një tjetër trafikant droge.
Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka transportuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, vazhdonin edhe nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që ai të ketë pajisje celulare në qeli.
Në vitin 2020, një operacion në Evropë dhe Lindjen e Mesme arriti të kapë 20 të dyshuar të lidhur me kartelin shqiptar “Kompania Bello”, të drejtuar nga Dritan Rexhepi. Sipas Europol, Kompanio Bello kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës. Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, që sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç është publikuar në nëntor 2021 nga The Wall Street Journal. (WSJ).
Për herë të parë në histori, narkot shqiptarë nuk duhet t’u drejtohen përfaqësuesve në Evropë të karteleve amerikanojugore, as mafieve italiane, janë vetë ata që menaxhojnë trafikun, nga fillimi në fund. Droga dërgohet me anije në Evropë, ku hyn përmes porteve të Anversës e Roterdamit, paratë pastrohet përmes sistemit kinez fei ch‘ien, anëtarët komunikojnë me shërbime të kriptuara dhe organizojnë shpesh takime për të rrahur idetë për metoda të reja transporti, shmangie të hetimeve dhe riciklim të parave.
Organizata bazohet mbi një kod sjelljeje të bazuar te heshtja e besnikëria. Çdo anëtar duhej të pranonte zbatimin e disa rregullave, midis tyre edhe hakmarrjen te familja e tij në rast tradhtie. Kapobandat impenjoheshin në rekrutimin e ushtarëve të rinj midis shqiptarëve jashtë vendit, sidomos në Holandë e Itali, duke krijuar një klimë heshtjeje të papërshkueshme nga tentativat për infiltrim nga ana e policisë.
Përveç historisë së tij kriminale, siç e thamë dhe në krye, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.
HAS- Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Hasit. Mësohet se 34-vjeçari dhunonte gruan dhe fëmi...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimi në mungesë për Altin Hajrin pas një viti pezullim. Gjykimi ndaj Hajrit, pronarit t&...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një tjetër fraksion të dosjes 5D, në ngarkim të drejtor&eum...
TIRANA- Në Shqipëri 6 shoqëri rajonale të ujësjellësit, që përfshijnë 25 bashki të vendit rritën gjat&e...
ambulance TIRANË- 12-vjeçari, i cili është transportuar me urgjencë nga Korça në Tiranë për mjekim të...
TIRANA- I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është ekstraduar sot në Shqipëri nga Turqia. Rexhepi konsid...
SHKODËR- Autori i vrasjes së Ramazan Matajt, Arjon Hasaj ka rrëfyer në polici arsyen që ai kreu ekzekutimin me armë. Arjon ...
zyrtaret TIRANË- Prokurorja e Posaçme Anita Jella do të jetë pjesë e hetimit dhe përfaqësimit të organit të ...
njesia speciale KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur një objekt në Mitrovicën e Veriut ku dyshohet se kanë funksio...
TIRANA- I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri ng...