Ndahet nga jeta Emma Bonino – Shuhet figura ikonë e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...
Një autobus turistik që udhëtonte nga Holanda drejt Austrisë është përfshirë në një aksident të rë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndryshimet në qeveri, ku Besfort Lamallari u largua nga ministria e Brendshme, ndërsa do të zëve...
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...

Tetë vjet pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe në Vlorë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur të riun.
Troqe humbi gjurmët më 17 korrik 2018, pasi doli nga banesa për të takuar një mik dhe më pas hipi në një automjet në qytetin e Vlorës. Që prej asaj mbrëmjeje, ai nuk është kthyer më në shtëpi dhe fati i tij vijon të mbetet i pazbardhur.
Vendimi i gjykatës është marrë më 15 qershor 2026 dhe është publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Me vendimin nr. 281 (61-2025-2587), gjykata ka shpallur zyrtarisht të zhdukur Elvis Troqen dhe ka caktuar nënën e tij, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurive të tij të luajtshme dhe të paluajtshme.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë […] vendosi shpalljen të zhdukur të shtetasit Elvis Troqe […] si dhe caktimin e shtetases Marsela Troqe si kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të tij”, thuhet në vendimin e shkurtuar.
Më 17 korrik 2018, Elvis Troqe ishte 24 vjeç. Ajo ditë përkonte edhe me ditëlindjen e nënës së tij dhe familja kishte planifikuar të mblidhej për darkë. Sipas të dhënave të bëra publike për çështjen, Troqe kishte planifikuar t’i prezantonte nënës edhe të dashurën e tij.
Rreth orës 18:00, ai doli nga banesa dhe shkoi në barin “Havana”, ku u takua me një mik. Pasi porositi një kafe dhe një ujë, u ngrit nga tavolina duke i thënë mikut se do të takonte për pak minuta një person tjetër dhe do të kthehej. Por ai nuk u kthye më. Sipas të dhënave të hetimit, në rrugën kryesore e priste një automjet “Mercedes-Benz” gri. Troqe është parë duke përshëndetur drejtuesin dhe më pas duke hipur në automjet, ku raportohej se ndodheshin edhe dy persona.
Makina është ndjekur në drejtim të Lungomares dhe më pas në zonën e njohur si “Kryqëzimi i shtatë pallateve”, përpara se të drejtohej nga zona e hotel “Rexhina”. Gjurmët e automjetit humbnin më pas në afërsi të kompleksit Oslo.
Pas kalimit të orëve dhe moskthimit të të birit, babai i tij, Krenar Troqe, nisi ta kërkonte nëpër qytet. Më pas ai iu drejtua Policisë dhe denoncoi zhdukjen.
Rasti u hetua nga autoritetet dhe dyshimet u përqendruan te mundësia që 24-vjeçari të ishte rrëmbyer. Prokuroria e Vlorës deklaroi në atë kohë se, pas verifikimeve, ishin konstatuar elemente të veprës penale të “rrëmbimit të personit”.
Në kuadër të hetimeve u arrestua edhe Besart Zharra, i identifikuar si pronari i automjetit në të cilin Troqe ishte parë për herë të fundit. Sipas materialeve të hetimit të bëra publike në atë kohë, Zharra kishte deklaruar se automjeti ishte në përdorim të tij dhe se nuk kishte njohje me Troqen.
Hetuesit kryen gjithashtu veprime në banesën e Inez Hajrullës, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen. Detajet e mëtejshme të hetimit nuk u bënë publike, ndërsa Prokuroria e Vlorës deklaronte se çështja ishte nën sekret hetimor.
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...
Kush e vrau Ferdinant Hotin dhe ku? Kjo është ajo që po përpiqen të kuptojnë hetuesit e karabinierëve që po punojn&eu...
Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Korçë, pasi është kapur duke transportuar kundrejt pa...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë në...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 80 lekë. Ndërkoh...
Në mars të vitit 1964, një prift i moshuar, i lodhur nga burgjet dhe përndjekjet, i shkroi një letër Kryeministrit të Shqip...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të mbetet në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashi...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Katër persona kanë përfunduar në burg në Itali, pasi dyshohen për përfshirje në një grabitje të dhunshme n&eum...