AKTUALITET

U rrezikohej jeta nga shtëpia e pabanueshme, “Piranjat” i japin zgjidhje familjes

b.z Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 21:11
U rrezikohej jeta nga shtëpia e pabanueshme, “Piranjat” i japin
Foto ilustruese

VLORË - Familja Mixhaj nga fshati Dukat i Vlorës prej 4 vjetësh jeton në një shtëpi të dëmtuar dhe që rrezikon të shembet nga momenti në moment. Banesa u dëmtua nga shirat e rrëmbyer të nëntorit 2021 dhe u shpall e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Ky I fundit, në një relacion i bëri thirrje njësisë administrative Orikum dhe Bashkisë Vlorë që të merrnin masa për evakumin e banorëve dhe rindërtimin e banesës. Mirëpo, në 4 vite kjo gjë nuk ndodhi dhe familja Mixhaj vazhdon të jetoj ende në atë banesë.

Kryefamiljarja Nabile Mixhaj tregoi për “Piranjat” se pasi ndodhi fatkeqësia natyrore përgatiti dokumentat me ndihmën e kryetarit të njësisë administrative për të përfituar bonus qiraje. Mirëpo, sipas saj pasi bëri gati të gjithë dokumentacionin nga kryetari i njësisë Orikum, Selim Haskoçelaj,  i ishte thënë se kishte kaluar afati për bonusin e qirasë.

“Selimi ndenji dhe ca kohë nuk i dorëzonte dot dokumentat në bashki edhe na tha që ka kaluar afati i bonusit të qirasë. Kur kam vajtur i thashë Selim do më japësh dokumentat, se do vete vetë tek kryetari i bashkisë i thashë se do dorëzoj dosjen. Dokumentat kanë dalë nga makina e Selimit dhe jo nga sirtari i bashkisë, se si ka qenë puna unë nuk e di. Kam vajtur në bashki, më ka pritur Dredha (kryetari I bashkisë). Ka kërkuar një kërkese me emrin tim, që unë kërkoj të më bëhen shtëpitë. Dhe më vonë më thonë të ka dalë përgjigja tek drejtoria e emergjencave. Vajta atje më jep një fletë dhe thotë do e mbash një ti një ne. Dhe tani thotë ne kur të vijmë do vijmë vetë. Deri më sot nuk ka ardhur asnjë. Pse nuk e thanë që në fillim haptas shteti nuk të ndihmoj dot, po të më mbaj katër vite varur”, u shpreh zonja Mixhaj.

Pasi “Piranjat” u interesuan për këtë rast në drejtorinë e emergjencave të Vlorës dhe në bashki, familjes Mixhaj iu premtua se do të gjendej një zgjidhje e menjëhershme.

“Për këtë banesë, bashkia e Vlorës e ka të pamundur që të sigurojë rindërtim të plotë. Në programet e strehimit të bashkisë Vlorë ka rikonstruksion të pjesshëm të banesave në vlerën një milion e gjashtëqind mijë lekë të reja, sipas përbërjes familjes dhe bonus qiraje. Nuk ndërpritet bonusi i qirasë deri në momentin e dytë të ndryshimit të kushteve. Bashkia është e gatshme që t’i sigurojë bonus qiraje që në këtë moment. Në qoftë se ka problematika për lidhjen e kontratës te noteri asiston Bashkia Vlorë, në qoftë se duhet një individ që ka një banesë të sqarohet nga ana e Bashkisë Vlorë, jam në dispozicion tuaj. Me porosi të kryetarit është thënë që administartori i rajonit t’i asitojë zonjës një banesë, nëpërmjet rrethit shoqëror, miqësive, kundrejt pagesës. Në qoftë se ka një banesë, unë shkoj që nesër të lidhi kontratën, do e asistoj unë të gjithë pjesën”, tha drejtori i infrastrukturës dhe investimeve publike Zambak Selmani.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan