AKTUALITET

“U rrita me Gilmando Danin”/ Ish deputeti i PS-së flet për besnikun e Shullazit: Askush nuk e kishte frikë dhe të gjithë e donin

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 18:45

“U rrita me Gilmando Danin”/ Ish deputeti i PS-së flet për

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur dy ditë më parë ku në rrethrrotullimin e Rinasit mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, Muçi Shaljani.  Përmes një postimi në rrjetet sociale Valteri ka bërë me dije se qysh fëmijë e njihte Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit dhe ndryshe nga sa po thuhet përgjatë ditëve të fundit, ai ishte një njeri i qetë dhe i respektuar në komunitetit. 

Postimi i plotë i Valterit: 

Vrasja e Gilmando Danit, nje plage per shoqerine dhe nje pasqyre e erret e realitetit te shoqerise tone.  Nuk e kisha menduar kurre se do te me duhej te shkruaja per nje ngjarje kaq te rende, qe la pas trishtim, frike dhe dhimbje. 

Vrasja e Gilmando Danit la nje shije te hidhur dhe mbolli frike ne zemren e cdo qytetari. Nje ngjarje qe tronditi opinionin publik, por edhe nje moment reflektimi per menyren se si po e trajtojme dhimbjen, humbjen dhe dhunen ne shoqerine tone.  Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne vend te se vertetes.  Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi. 

Fatkeqesisht, ne ditet e sotme, gjyqin nuk e ben me drejtesia, por tastiera. Ne vend qe te presim organet kompetente te flasin me fakte, kemi lejuar qe rrjetet sociale e disa media te behen gjykate publike. Tashme te gjithe ndihen te lire te shpallin fajtore apo viktima, te shpikin motive e histori, duke harruar se pas cdo lajmi ka familje, femije, njerez qe vuajne.  Por ajo qe e ben kete ngjarje edhe me te rende, eshte menyra si u publikuan pamjet e atentatit. Shperndarja e videove te dhunes ekstreme eshte nje akt qe shkon ne te njejten vije me autoret e krimit, ata qe duan te perhapin terror dhe te dergojne mesazhe frike. 

Ne vend qe media te luaje rolin e saj si filter moral dhe edukues, shpesh ajo po behet mjet nxitjeje e traumatizimi publik. 

Rrjetet sociale jane te hapura per te gjithe, per te rritur, por edhe per adoleshente e femije qe kalojne cdo dite me celular ne dore. Kur nje femije sheh dhune te vertete ne ekran, pa asnje filter, pa asnje paralajmerim, ai mesohet me dhunen. Ajo nuk i shkakton me tronditje, por kuriozitet. Neser, mund ta shohe si dicka te zakonshme. 

Keshtu lind indiferenca. Dhe shoqeria qe humb ndjeshmerine ndaj dhunes, eshte nje shoqeri qe po humb humanitetin.  Kjo ngjarje duhet te na zgjoje si prinder, si qytetare, si shoqeri. Duhet te na beje te reflektojme per rolin e medias, per etiken e informimit, per kufijte qe duhet te vendosim mes se drejtes per t’u informuar dhe detyrimit per te mbrojtur shendetin mendor te publikut. 

Sot nuk kemi nevoje per me shume pamje dhune. Kemi nevoje per me shume pergjegjesi, per me shume ndjeshmeri, per me shume edukim.  Kemi nevoje te kujtojme se pas cdo lajmi fshihet nje njeri. Dhe se dhimbja e nje familjeje nuk eshte kurre material per klikime.  Dua te shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per nenen e Gilmando Danit, per familjaret e tij, per miqte dhe te afermit. Nuk ka fjale qe lehteson dhimbjen e nje nene qe humbet djalin, por dua t’i them se ne nuk do ta harrojme.

Ai do te kujtohet si nje djale i mire, i qete dhe i dashur, si nje njeri qe nuk meritonte te largohej keshtu. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë