AKTUALITET

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 17:10

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish

Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t'i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.

Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar. Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.

"Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist," tha kryeministri.

Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur. Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.

"5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026," tha zëvendskryeministrja.

Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.

"Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender," tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare. /Kapital.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë