Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të saj nga kjo detyrë. Në postimin e saj në Instagram, Voshtina shprehet se rrugëtimi 28 muajve të saj në atë post u kurorëzua me sukses, përmes mbi 600 veprave dhe shfaqjeve.
Ajo shkruan se gjatë vitit 2024, u vendosën në skenë 43 premiera, të cilat thotë se "ishin pluhurosur në sirtarët e arkivës, të pasuara nga 118 rivënie të tjera". Në reagimin e saj Voshtina i ka uruar suksese edhe drejtorit të ri, Aulon Naçit.
Këshilli i Ministrave më 13 dhjetor miratoi vendimin për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina. Voshtina e mbante këtë post prej vitit 2022.
REAGIMI I PLOTË:
Po e nis këtë postim me një falënderim të sinqertë për besimin që Kryeministri Edi Rama më dha jo vetëm në këto 28 muaj si drejtuese e përgjithshme e TKOBAP-së, por edhe si drejtore artistike që nga viti 2014, të cilët ishin muaj e vite plot sfida dhe arritje në punë në drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të vetëm që ka Shqipëria, falë trupave të mrekullueshme të këtij Teatri nga të cilët kam mësuar aq shumë e me të cilët kam ndarë gjithçka!
Rrugëtimi i këtyre 28 muajve u kurorëzua me sukses falë këtij ekipi, përmes mbi 600 veprave dhe shfaqjeve, për të cilat foli vetë publiku me praninë e tij të jashtëzakonshme.
+ 25% më shumë publik të ri në krahasim me vitin 2023
+ 38% rritje e të ardhurave në buxhetin e TKOBAP-së
Rreth 700 orë Edukim përmes Artit, me 141 orë trajnime dhe 36 shfaqje të realizuara me dhe nga artistët e rinj vetëm në vitin 2024, duke u dyfishuar krahasuar me vitin paraardhës
+ 74 aktivitete kulturore ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri, në bashkëpunim me partnerë të huaj vetëm këtë vit
+ 20 bashkëpunime të tjera që e treguan Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, duke pesëfishuar shifrat krahasuar me vitin paraardhës.
Gjatë vitit 2024, u vendosën në skenë 43 premiera, të cilat ishin pluhurosur në sirtarët e arkivës, të pasuara nga 118 rivënie të tjera
Artistët e TKOBAP-së bashkëpunuan me dinjitet me artistë të mirënjohur në skenat më të mëdha botërore, produksione gjigante dhe arritje të jashtëzakonshme që konfirmojnë Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor si një motor të pandalshëm të kulturës shqiptare.
Prandaj, falënderimi dhe mirënjohja ime më e thellë shkojnë pikërisht për të gjithë bashkëpunëtorët e mi: nga drejtorët artistikë, trupat artistike të Orkestrës, Baletit, Korit, Solistët, Ansambli Popullor, gjithë produksioni, financa, administrata e deri te teknikët e skenës e zonjat e shërbimit, TË GJITHË, kemi punuar, sakrifikuar, gëzuar së bashku, pa ju magjia që publiku ka parë nuk do të ishte realizuar.
Një falënderim i madh shkon për të gjithë publikun që na ka ndjekur, duartrokitur, mbushur plot e përplot shfaqjet tona dhe i është qasur më shumë se asnjëherë më parë TKOBAP-së.
Mirënjohje dhe falënderim dua të shpreh edhe për të gjithë partnerët, sponsorët, ambasadat dhe shumë institucione publike dhe private, që na kanë mbështetur në emër të artit.
Teatri është një motor që nuk ndalet dhe jam mirënjohëse për rrugëtimin që pata deri më sot në këtë pozicion.
Çdo detyrë është një mision i përkohshëm. Arti, pasioni dhe profesioni janë të përjetshme
I uroj suksese z. Aulon Naçi në drejtimin e këtij institucioni elitar kulturor, siç është TKOBAP-ja.
Rrugëtimi im do të vijojë me projekte të reja dhe pa dyshim do të shihemi sërish se Arti s’vdes kurrë.
foto ilustruese TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në ...
banesa e djegur MALIQ- Një banesë në fshatin Volçisht në Maliq është përfshirë nga flakët ditë...
foto ilustruese TIRANË- Drejtori i Prgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka përzgjedhur nga lista fituese dhe ka em&...
Foto TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet...
Foto ilustruese TIRANË- Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi blerjet që mund të bëheshi...
foto ilustruese TIRANË- Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë k&...
foto ilustruese TIRANË- Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e ka vitin e fundit të aplikimit në 2025. Bashkia e Tiran&e...
TIRANË- Gazetarja Glidiona Daci dhe Klodiana Lala kanë folur për vrasjen e Martin Canit. Daci e ftuar në emisionin ‘Open&r...
Klodian Lala TIRANË- Gazetarja Klodian Lala ka folur për vrasjen e Martin Canit, ku tha se prindërit e tij janë në të drejt&e...
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshati Libonik. M&e...