AKTUALITET

"U zgjodh nga mbreti Pirro për të ndërtuar qytetin që do të përjetësonte emrin e gruas!" Arkeologët nisin kërkimet për teatrin antik në Antigonenë e lashtë

M.B. Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 20:18

"U zgjodh nga mbreti Pirro për të ndërtuar qytetin që

GJIROKASTRA- Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, arkeologët nisën të kërkojnë këtë vit rrënojat e teatrit antik. Pas kryerjes së studimeve gjeo - fizike arkeologët janë optimistë se do të arrijnë të gjejnë zonën ku shtrihet teatri dhe disa nga monumentet kryesore të qytetit. Gërmimet e këtij viti sollën në dritë edhe zbulime të reja ku vlerësohet gjetja e strukturave ndërtimore që i përkasin periudhave më të hershme të qytetit që u ndërtua nga mbreti Pirro.

Sipas arkeologëve rreth vitit 295 para Krishtit kjo kodër nën këmbët e malit të Lunxhërisë dhe përballë qytetit të sotëm të Gjirokastrës u zgjodh nga arkitektët e mbretit Pirro për të ndërtuar qytetin që do të përjetësonte emrin e gruas së tij Antigonës. Ishte qyteti i dashurisë së parë të një mbreti që jetoi gati 150 vite pasi Antigoneja u dogj nga romakët që përshkuan dhe dogjën me të edhe rreth 50 qytete të tjera të Ilirisë dhe Epirit të lashtë.

Tek kodra që zotëron gjithë luginën e lumit Drino arkeologët dhe studentët shqiptarë dhe italianë janë ngjitur këtë shtator në vitin e katërt të një misioni arkeologjik që kësaj here synon të zbulojë edhe teatrin antik.

“E reja e këtij viti", thotë arkeologu Roberto Perna "është që po nisim ta kërkojmë teatrin”.

“Kemi përfunduar studimin gjeofizik që ka dhënë disa hipoteza për disa zona ku mendojmë ta gjejmë teatrin. Po nisim ta kërkojmë këtë vit me një ide më të qartë e së shpejti jam i sigurtë se do të kemi lajme të reja”, thotë zoti Perna.

Arkeologu Perna thotë se gërmimet gjatë këtyre katër viteve u kanë dhënë mundësinë të thellojnë njohuritë për organizmin e qytetit me zbulimin vit pas viti të godinave të reja, rrugëkalimeve dhe objekteve të shumta arkeologjike.

Këtë vit thotë zoti Perna kemi mundur të identifikojmë poshtë strukturave të qytetit që ndërtoi mbreti Pirrro struktura më të vjetra që flasin për një qytetërim edhe më të hershëm. Arkeologia shqiptare Sabina Veseli thotë se gërmimet e këtij viti po sjellin të dhëna që vijojnë t`i ndihmojnë studiuesit për të krijuar ide më të qarta për përmasat e qytetit dhe jetën e tij.

“Është viti i katërt që ne gërmojnë në Antigone dhe mendojmë që do punojmë dhe në vitet në vazhdim pasi rezultatet kanë qenë në fakt shumë premtuese. Ne jemi fokusuar kryesisht në topografinë e qytetit, qoftë ne sheshet publike ashtu edhe në banesat private. Këtë vit janë zbuluar dy godina të reja, të cilat janë shumë afër me Agoranë dhe mund të jenë mjedise ndihmëse të sheshit kryesor të qytetit. Gjithashtu nga gërmimi statigrafik na kanë dalë disa nivele banimi që u përkasin banorëve të vjetër të Antigonesë.”

Kjo zonë arkeologjike, megjithëse në rreth 45 hektarë sipërfaqe dhe besohet se është zbuluar vetëm rreth 10% e qytetit, vijon të tërheqë në numër vizitorësh që rritet vit pas viti. Një ekip i vogël punon me pasion për mirëmbajtjen dhe paraqitjen e kësaj qendre të rëndësishme thotë përgjegjësi i këtij parku Shkëlqim Guçe.

“Viti 2024 ka qenë i përqëndruar në punimet për mirëmbajtjen e murit rrethues të parkut arkeologjik, në kullat, krojet, rrugë-kalimet por edhe në monumente të veçanta si janë ato në shëtitorën kryesore të qytetit, por edhe në portat veriore dhe jugore. Akropoli si një bazë kryesore e vizitueshmërisë tek kisha e Shën Mëhillit por edhe tek kisha paleokristiane në jug të qyteti antik kanë qenë më të vizitueshme. Këtu në park kemi edhe një muze të vogël i cili ka përmbledhjen historike të ndërtimit të Antigonesë", thotë ai.

Arkeologu shqiptar Dhimosten Budina e zbuloi qytetin në vitin 1968 dhe përmes gjetjes prej tij të 14 teserave të votimit u mësua emri i Antigonesë.

Teserat e votimit shkruanin “Antigoneon” dhe ishin objekte prej bronzi me të cilat banorët votonin në referendume që mbaheshin herë pas here për çështje të ndryshme në qytet.

Sipas arkeologëve gjetja e teserave flet shumë për për vendimarrjen demokratike të kohës që çoi në ndërtimin e një qyteti me një urbanistikë të përkryer në formën e një kutie shahu ku nuk mungon një rrugë e gjerë si bulevardet e sotme dhe trotuaret që shumë qytete shqiptare të ndërtuara rishtas nuk i kanë më nga mbingarkesa e ndërtimeve./ VOA

antigonea

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan