VIDEO/ Tension në mitingun e Ramës në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aferën 5D dhe dënimet e ulëta që kanë marrë zyrtarët, të cilët u shpëtuan nga burgu nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Lala tha se shfryrja e dosjes ndodhi që me ndryshimin e masës së sigurisë për Redi Mollën dhe Taulant Tushen, që janë në arrest shtëpie, ndërkohë tha se dënimet ndaj zyrtarëve, të cilët nuk bënë asnjë ditë burg, janë "qesharake".
"Para se të flas për vendimin e sotëm, shfryrja e "aferës 5D" ka nisur më herët, që me lirimin në arrest shtëpie për Redi Mollën, që akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurish. Ka dyshime që Molla dhe Qato kishin krijuar kompaninë 5D dhe e ushqenin me tenderat e Bashkisë Tiranë.
Që kur u zbut masa e Redi Mollës dhe kaloi në heshtje, filloi shfryrja tërësore e dosjes 5D.
Pastaj për Taulant Tushën, u dërgua në arrest shtëpie. Nuk pati reagim publik. Ende nuk ka vendim të arsyetuar pse janë këta në arrest shtëpie, edhe pse kanë akuza të rënda.
Për Mollën ka vepra penale që dënohet deri në 15 vite burgim, mbahet në arrest shtëpie.
Apeli i Posaçëm cilësoi fajtore Eglantina Zere dhe disa të tjerë, për shkelje të barazisë në tendera. Zere ka qenë drejtuese e Tirana Parking dhe sipas prokurorisë favorizonte me tendera kompaninë Vas Konstruksion, pastaj e njohur si 5D.
Shkalla e parë e kishte dënuar atë dhe të tjerët, 6-9 muaj burg. Ishin qesharake por me burg. Apeli sot, e hoqi dënimin me burgim dhe i dërgoi në shërbim prove për 12 muaj. Pra ndërkohë që janë zhvatur miliona euro, zyrtarët nuk kanë shkuar asnjë ditë në burg. Do të mbajnë kontakte me shërbimin e provës, dënim qesharak në raport me aferën që ka ndodhur. Është shfryrje totale e aferës 5D. Duhet të kishte edhe hetime pasurore për zyrtarët", tha Lala.
Ushqimi për foshnja “Aptamil AR2”, është hequr nga tregu, pas një vendimi të marrë nga Agjencia e Kontrollit të...
Një tentativë vrasjeje u regjistrua të enjten, më 29 janar, në mesditë, në burgun e Malandrinës, kur një shqiptar i...
Një reagim i fortë ka ardhur nga Ervin Resuli, i cili kritikon deklaratat e fundit të Ilir Pilkut lidhur me cilësinë e qumështit t...
Disa dëshmitarë kanë kaluar njëri pas tjetrit të enjten në mëngjes para Gjykatës së Krimeve të Rënda n&eu...
10 ditë pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar ësht&eum...
Përsëri, policia e Turingisë në Gjermani ka zbuluar një të ashtuquajtur plantacion të brendshëm me bimë kanabisi &n...
Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar opinionin publik se ditën e nesërme në orën 10:30 do të japë një deklaratë për ...
Autoritetet gjermane kanë deklaruar se një bandë shqiptare e drogës ka operuar në disa plantacione të mëdha kanabisi n&e...
Ai po fshihte 6 kilogramë heroinë dhe 15 kilogramë të tjerë material prerës në çantën e shpinës në gara...
Një i ri shqiptar do të deportohet nga Britania pasi të shlyej dënimin për shitjen e lëndëve narkotike. Trafikanti i drog&eum...