Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Agjencia Kombëtare Ujësjellës-Kanalizime (AKUK) njoftoi në sistemin e prokurimeve se ka lidhur kontratën me fituesin që do të zbatojë projektin për furnizimin me ujë të zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, të Bashkisë Himarë, Faza II.
Kompania Gjoka Konstruksion, e cila ishte edhe fituesja e procedurës, do të zbatojë projektin me vlerë rreth 4.2 milionë euro përfshirë TVSH-në. Më herët procedura u hap për një vlerë 372 milionë lekë si fond limit për të cilën kompania bëri një ofertë që ishte sa 95.3 për qind e këtij fondi ku rezultoi edhe fituese.
Tenderi u çel në prill nga AKUM dhe procedura e dytë ishte vijim i asaj të çelur në fund të 2023, ku në fazën e parë, fondi limit i parashikuar në atë kohë ishte 743 milionë lekë, apo më shumë se 7 milionë euro.
Sipas dokumenteve që shoqërojnë projektin, në të përfshihet e gjithë zona e shpallur përmes Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit Nr.2, Datë 16.10.2017 “Zonë e investimeve strategjike në vendet e rëndësisë kombëtare për zhvillimin e turizmit” Draleos-Drimadhes-Dhërmi, duke renditur edhe projektet nga Palasa deri në Dhërmi.
Dokumenti bën gjithashtu një vlerësim të burimeve që kanë aktualisht këto zona. Më herët, të njëjtat përllogaritje tregonin se për furnizimin me ujë do të kërkohet një kapacitet jo më pak se 290 l/s për të përballuar fluksin e turistëve.
“Kërkesa është sigurimi i një sasie prej jo më pak se 290 l/s, e cila do të përdoret për furnizimin me ujë të komplekseve të reja turistike në fshatin Palasë me anë të një ujësjellësi të ri. Sasia prej 290 l/s parashikohet për pikun e turistëve gjatë stinës së nxehtë të vitit, ku përveç një sasie prej 150 l/s për banorë ka nevojë për një sasi shumë më të madhe uji.
Kjo sasi konsiston në mbipopullimin e zonës, sidomos përgjatë vijës bregdetare. Një turist merr normalisht 30% më tepër ujë se zakonisht.
Nëse shtojmë edhe sasinë e ujit për nevoja të shërbimeve publike turistike, pritshmërinë për zgjerimin, apo ndërtimin edhe të komplekseve të tjera turistike, atëherë norma për turist shkon mbi 250 l/s; kështu sasia e nevojshme dhe e kërkuar prej 290 l/s është më se e argumentuar. Kemi parasysh edhe humbjet në rrjet të llogaritura jo më pak se 20-30%” thuhet në raportin teknik-hidrologjik të projektit.
Strategjikët e fshatrave turistikë
Ndër vite, qeveria ka dhënë përmes Komitetit të Investimeve Strategjike statusin për një sërë investimesh që, edhe pse të lakuara si komplekse turistike, në një pjesë të mirë të rasteve kanë përfunduar në komplekse vilash rezidenciale.
Përmes përfitimit të statusit investitorët fitojnë lehtësi si në përfitimin e tokës, ashtu edhe në lehtësimin e procedurave burokratike, por edhe investimeve që lidhen me infrastrukturën dhe aksesin në energji dhe ujë, diçka që është duke u aplikuar edhe në këtë rast./MONITOR
pamje nga ngjarja VLORË- Shoqërohen për në komisariat tre persona në Vlorë. Mësohet se Policia e Vlorës ka nda...
lumi VLORË- Banorët e fshatrave përgjatë luginës së lumit të Shushicës prej kohësh kanë protestuar k...
foto ilustruese LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në segmentin rrugor Mamurras-Laç. M&eum...
TIRANË- Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin që mashtroi gjimnazistët e vendit dhe që...
andi bushati TIRANË- Në Shqipëri përbën mallkim të jesh i varfër. Ky është konkluzioni i parë dhe i vet&...
ndrea prendi ne spak TIRANË- Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posa&cc...
pamje nga ngjarja THUMANË- Policia Rrugore ka njoftuar se në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar, janë vendosur radar&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Administrata Tatimore i kërkon Tatimpaguesve të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj individëve, t&e...
ndrea prendi TIRANË- Pas rihapjes së hetimeve nga SPAK për dosjen "21 janari", sot është paraqitur në Prokurorinë e Pos...
foto ilustruese GOLEM- Fshati Golem i Lushnjës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Bëhet me dije se flakët...