Protestuesit zbresin në rrugët e Tiranës, bulevardi ushton nga koret: Poshtë diktatura, Rama ik!
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave të investimeve reale. Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nxjerr në pah një panoramë shqetësuese: Investime të pakta, menaxhim joefikas dhe rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.
Në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nënvizohet se nga 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro investime të kryera në një dekadë nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë, shuma e investimeve për sistemin e kanalizimeve, mbetet shumë larg nevojave reale.
KLSH konstaton se nga viti në vit nuk ka pasur një harmonizim të vlerave që investohen në kanalizime, duke u luhatur në disa raste nga 2% deri në 58%.
“Fondet e destinuara për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit të Tiranës kulmojnë në vitin 2015, ku pesha e këtyre fondeve zinte 58% të investimeve vjetore, ndërsa në vitin 2022 shënohet përqindja më e ulët e investimeve për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, me vetëm 2.1%, pavarësisht se ishte viti me buxhetin më të madh total të investimeve (rreth 2.8 miliardë lekë). Për gjithë periudhën 2015-2024 investimet gjithsej të UKT sh.a. janë 7.038 milionë lekë dhe ato për sistemin e kanalizimeve vetëm 13.2% e tyre, ose 927 milionë lekë” thuhet në auditim.
Në raportin e publikuar të KLSH evidentohet se infrastruktura e kanalizimeve është e vjetër, shpesh e dëmtuar dhe në shumë zona funksionon në kapacitet maksimal, duke shkaktuar përmbytje gjatë reshjeve të dendura dhe derdhje direkte të ujërave të ndotura në lumin e Lanës dhe lumin e Tiranës.
KLSH nënvizon se deri në vitin 2022, 50% e popullsisë urbane nuk kanë patur kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurtë. Ndërsa një tjetër shqetësim i konstatuar në auditim është edhe fakti se 30% e popullsisë përdor sisteme jo të lidhura me rrjet kanalizimesh (gropa septike), shpesh pa trajtim të mëtejshëm.
Ujërat e zeza derdhen direkt në lumenj
Sipas raportit të KLSH, ujërat e ndotura në kryeqytet vazhdojnë të derdhen drejtpërdrejt në lumenj, përfshirë Lanën dhe lumin e Tiranës, pa trajtim dhe pa kontroll. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se mungesa e koordinimit institucional dhe investimeve të mjaftueshme, në kundërshtim të hapur me Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2023-2030, ka sjellë përkeqësim të vazhdueshëm të situatës.
“Zhvillimi i infrastrukturës nuk ka ndjekur ritmin e urbanizimit të shpejtë, duke krijuar risk serioz për ndotje mjedisore, përmbytje dhe shëndetin publik” thekson auditimi.
Auditimi i KLSH evidenton se Lumi i Lanës ka rreth 85 pika shkarkimi që derdhen në të, shumica e të cilave ndodhet në segmentin e sistemuar, por pavarësisht kësaj, gjatë reshjeve të dendura, rrjeti i kanalizimeve nuk arrin të përballojë volumin e ujërave, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqytetit.
Lana është kthyer prej dekadash në një kanal të hapur ujërash të zeza në zemër të Tiranës, si rezultat i ndërhyrjeve të njëpasnjëshme urbane dhe mungesës së investimeve funksionale në kanalizime dhe trajtim të ujërave. Betonizimi i shtratit dhe zgjerimi i qytetit i hoqën përroit funksionin natyror, ndërsa derdhja direkte e ujërave të ndotura zhduku jetën biologjike dhe krijoi ndotje kronike, erë të rëndë dhe rrezik shëndetësor.
Prej viteve ’80 janë propozuar zgjidhje teknike për furnizim me ujë dhe ndërtim impiantesh pastrimi, janë hartuar projekte dhe janë shpallur financime prej qindra milionë euro, por shumica e tyre nuk u përfunduan kurrë.
Raporti i KLSH-së nxjerr në pah një realitet të hidhur: Tirana po zgjerohet mbi një infrastrukturë kanalizimesh të mbingarkuar, pa investime të duhura dhe të keqmenaxhuar, duke bërë që banorët e kryeqytetit të përballen me pasoja mjedisore dhe shëndetësore.
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i fokusuar në goditjen e trafikimit në Shqipëri të automjeteve luksoze të...
Që prej vazhdimit të reshjeve të shiut, 6 familje në njësinë administrative Xibër, Bashkia Klos, kanë mbetur të b...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka qenë sot pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në Durrës. Nga zona e ish-k&eum...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm d...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të madhe të rrugës që lidh qendrën e Njësisë Dardhas me aksin nacional....
Banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin, dolën në protestë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme dhe d...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika të mëdha në Pogradec. Raportohet për rrëshqitje të mëdha në rrugë...
Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer edhe një herë situatën dramatike të përmbytjeve në zonën e njohur si ish...
Banorët e Durrësit, në zonën e kënetës janë ndër më të prekurit nga situata problematike e krijuar nga p&eum...
Moti i keq ka përfshirë vendin tonë dy ditët e fundit, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta. Qytetarët a...