AKTUALITET

Universitetet, pak fonde, pak investime, por edhe shumë abuzime

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Tetor 2026, 07:33

Universitetet, pak fonde, pak investime, por edhe shumë abuzime

Shqipëria vijon të financojë arsimin më pak se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por problemi nuk është vetëm te mungesa e fondeve.

Edhe nga burimet e kufizuara në dispozicion, vetëm një pjesë e vogël shkon për investime në infrastrukturë, laboratorë dhe pajisje universitare, teksa edhe abuzimet me këto fonde siç tregojnë rastet e SPAK dhe vetë profesorët që japin mësim janë shumë të mëdha.

Të dhënat nga buxhetet faktike të përpunuara tregojnë se gjatë 2016–2025, fondet buxhetore për arsimin e lartë arritën një total prej 122, 8 miliardë lekësh, apo rreth 1,2 miliardë euro nga të cilat vetëm 10 për qind shkuan për investime dhe pjesa tjetër për pagat, sigurime dhe shpenzime korrente për aparatin e universiteteve.

Krahas financimit të pamjaftueshëm, raste të hetuara nga drejtësia, si ai i Universitetit Bujqësor të Tiranës, kanë ngritur shqetësime për administrimin e fondeve dhe dyshime për abuzime në prokurimet e projekteve kërkimore. Një pedagog që ruajti anonimatin tha se universitetet janë të zhytura në korrupsion. Sipas tij abuzimet me fondet e laboratorëve dhe sidomos me kërkimin shkencor janë shumë të larta.

Të dhënat e raporteve të monitorimit të Ministrisë së Arsimit, të përpunuara tregojnë se shpenzimet për universitetet publike janë rritur gjatë dhjetë viteve të fundit, por investimet kapitale kanë mbetur relativisht të kufizuara dhe me luhatje të forta nga një vit në tjetrin.

Në periudhën 2016–2025, shpenzimet faktike të programit të arsimit universitar arritën në rreth 123 miliardë lekë. Nga këto, rreth 12 miliardë lekë, ekuivalente me afërsisht 120 milionë euro sipas një kursi orientues, rezultojnë investime kapitale të identifikuara në programin universitar.

Kjo do të thotë se, për çdo 100 lekë të shpenzuara për arsimin e lartë, afërsisht 10 lekë janë përdorur për investime, ndërsa 90 lekë kanë shkuar për paga, sigurime shoqërore, mallra, shërbime dhe shpenzime të tjera të funksionimit.

Rritja e financimit nuk është shoqëruar me një tendencë të qëndrueshme të rritjes së peshës së investimeve. Por sipas pedagogeve që japin mësim në universitete problemi i financimit, por edhe sa nga këto fonde arrijnë të kthehen në infrastrukturë dhe shërbime më të mira për studentët.

Për të kuptuar përmasën e fondeve kapitale të përdorura gjatë dekadës, mund të analizohet se çfarë mund të financohej teorikisht me një program investimesh prej rreth 120 milionë eurosh.

Një skenar orientues vetëm me 30 milionë euro mund të financonin rreth 20 laboratorë kërkimorë të avancuar, me një kosto mesatare ndërkombëtarë prej 1,5 milionë euro.

Përveç financimit të pamjaftueshëm dhe peshës së vogël të investimeve, raste të hetuara nga drejtësia kanë ngritur shqetësime për mënyrën e administrimit të fondeve universitare.

Një nga rastet ilustruese është ai i Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kamëz, ku Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hetuar dyshimet për manipulim të prokurimeve publike, me përfshirjen e drejtuesve akademikë, punonjësve të administratës dhe përfaqësuesve të bizneseve private.

Hetimi përfshiu nëntë procedura prokurimi të vitit 2022, me fond limit të përgjithshëm prej 90 milionë lekësh, ose rreth 900 mijë euro.

Prokuroria pretendon se një pjesë e projekteve ishin hartuar me të dhëna fiktive dhe me specifikime teknike të përshtatura për operatorë ekonomikë të caktuar, të cilët synohej të favorizoheshin në procedurat e mëvonshme të prokurimit.

SPAK evidentoi përdorimin e ofertave ekonomike të dyshuara si të falsifikuara dhe të paraqitura në emër të kompanive të tjera, që dyshohet se shërbenin për fryrjen artificiale të fondit limit dhe për krijimin e kushteve që fitues të shpalleshin operatorët e paracaktuar.

Në korrik të vitit të kaluar SPAK njoftoi dërgimin për gjykim të 29 personave, prej të cilëve 27 zyrtarë të Universitetit Bujqësor dhe dy përfaqësues të një biznesi. Zyrtarët u akuzuan për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë, ndërsa përfaqësuesit e biznesit për falsifikim dokumentesh.

Në një sistem ku financimi është i kufizuar dhe investimet përbëjnë një pjesë të vogël të shpenzimeve totale, çdo procedurë e manipuluar ka ulur ndjeshëm efektivitetin e përdorimit të burimeve. Rasti i Kamzës nuk provon se keqadministrimi është një praktikë e përgjithshme në universitetet publike, por evidenton rreziqe konkrete në procedurat e financimit dhe prokurimit që kërkojnë transparencë dhe kontroll më të fortë./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë