Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Universitetet publike në Shqipëri po funksionojnë gjithnjë e më pak si qendra dijesh dhe gjithnjë e më shumë si struktura të mbyllura financiare, ku shpenzimet kryesore shkojnë për paga, roje dhe kontrata të fshehta. Të dhënat e publikuara nga Qëndresa Qytetare dhe raportimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit japin një panoramë të zymtë: Transparenca mungon, kërkimi shkencor është në minimum historik dhe universitetet janë kthyer në institucione të drejtuara politikisht, jo akademikisht.
Dy prej institucioneve më të mëdha të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Mjekësisë kanë refuzuar të dorëzojnë kopjet e kontratave të blerjeve, duke i klasifikuar si “sekrete tregtare”, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Qëndresa Qytetare. Kjo praktikë i heq publikut dhe studentëve të drejtën për të kontrolluar mënyrën si shpenzohen paratë e tyre.
Vetëm në vitin 2025, SPAK lëshoi 28 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor për abuzime në 9 tendera me vlerë 900 mijë euro. KLSH propozoi 35 masa ndaj universiteteve dhe Akademisë së Shkencave. Sipas Qëndresës Qytetare, shkeljet nuk janë më raste të veçuara, ato janë bërë pjesë e kulturës së administrimit universitar.
8 universitetet publike shpenzuan 103 milionë euro në një vit. Por, 64% e buxhetit shkon vetëm për paga dhe vetëm 4.2% për kërkim shkencor. Në Korçë dhe Shkodër, shpenzimet për personelin arrijnë deri në 77%, duke i kthyer universitetet në institucione ku punon administrata, por nuk zhvillohet shkencë.
Një nga anomalitë më të mëdha financiare janë kontratat për sigurimin fizik:
Universiteti i Tiranës – 1.65 milion euro
Universiteti i Elbasanit – 1 milion euro
Universiteti Politeknik – 842 mijë euro
Këto shuma paguhen ndërkohë që universitetet nuk raportojnë incidente serioze. Ndërkohë mungojnë laboratorët, kompjuterët, pajisjet bazike të mësimdhënies.
Hendeku mes faturave dhe realitetit: Printera pa bojë, kompjutera “fantazmë”. Rastet e raportuara tregojnë një shkëputje të plotë midis dokumenteve financiare dhe realitetit të studentëve: UPT ka shpenzuar 70 mijë euro për bojë printeri, por studentët e Arkitekturës paguajnë 100-200 euro në muaj për printime jashtë fakultetit. Shumë fakultete blejnë kompjutera, laptopë dhe pajisje teknologjike të cilat studentët “nuk i shohin kurrë”.
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan
Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër
Universiteti “Fan Noli” në Korçë
Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti e përshkruan situatën si një kolaps total. Mehmeti tha: “Drejtimi i arsimt nga lart-poshtë është futur nën kthetrat e politikës, paaftësisë, mediokritetit dhe jo meritokracisë. Duhet ta zhveshim shkollën nga drejtimi politik. Të hartojmë një plan veprimi për 30 vitet e ardhshme se ku do të shkojë arsim , si dhe të rrisim cilësinë e të rinjëve që shkojnë në programet e mësuesisë. Ministria e Arsimit dhe insitucionet arsimore në tërësi nuk duhet të shihen si strehë pune për militantët, por një vend ku duhet të jenë ata që e meritojnë”
Të dhënat e nxjerra nga Qëndresa Qytetare dhe institucionet e kontrollit tregojnë një krizë strukturore: Kontrata sekrete, shpenzime të fryra për roje dhe paga, mungesë totale transparence, infrastrukturë e amortizuar dhe kërkim shkencor pothuajse i zhdukur. Pa një reformë të thellë, pa llogaridhënie dhe pa investim real në cilësi, universitetet publike do të vazhdojnë të prodhojnë diploma pa vlerë, ndërsa sistemi arsimor zbraset nga profesionistët e së ardhmes. /Ida Ismalaj, acqj.al
Tre javë më parë sollëm në vëmendje historinë e Sonila Gegës, e cila prej më shumë se dy dekadash nuk mund t...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Nd&e...
Konsumi për produktet e shportës ushqimore vijon të pësojë ndryshime të dukshme. Kërkesa për produktet bazë rrite...
Një ditë pas festimeve të 28 Nëntorit, Shqipëria përkujton sot 81-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist, një ngjar...
Në qytetin e Korçës gjen personazhe, të cilët rrëfejnë për jetën e tyre. Ata nuk e ndalin bisedën, por kur...
Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dh...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të premte brenda një banese, në qytetin e Elbasanit. Nu...
Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në rrugën “Isuf Sokoli&rdquo...
Katër persona janë dërguar në paraburgim pas dy sulmeve të ndara që ndodhën në gushtin e kaluar në Prato, gjat&eu...
Janë publikuar përgjimet nga dosja hetimore e Oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një op...