AKTUALITET

Vartësit e Ramës presion punonjësve për zhvendosjen e dosjeve të hipotekës së Vlorës në Tiranë pa asnjë inventar

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 10:05

Vartësit e Ramës presion punonjësve për zhvendosjen e

Këtë të mërkurë, 28 janar pritet që dosjet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës të zhvendosen drejt Tiranës.

Urdhri me sa duket  ka ardhur nga lart, ku punonjësve të hipotekës së Vlorës po u bëhet presion për të ngarkuar dosjet jashtë çdo standardi ligjor dhe pa mbajtur asnjë inventar.

Marrja e dosjeve duhet të ndodhë këtë të martë, ndërsa punonjësit po detyrohen t’i zhvendosin ato pa bërë inventarizimin e tyre, ndonëse në hipotekën e qytetit bregdetar bëhet fjalë për prona që kanë qenë mollë sherri dhe që u janë dhënë disa investitorëve strategjikë të lidhur ngushtë me qeverinë.

Të gjendur përballë këtij presioni politik dhe urdhri nga lart, punonjësit e dinë se në dosjet e hipotekës së Vlorë ndodhen prona të rëndësishme dhe që shpesh herë, e drejta e pronarëve për ta rimarrë atë, ka përfunduar në dyert e gjykatave për të gjetur një zgjidhje.

Ndërkohë vendimi i befasishëm për transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë ka shkaktuar pakënaqësi dhe pasiguri te punonjësish, të cilët kanë ngritur zërin kundër asaj që e cilësojnë një lëvizje të padrejtë dhe të pakoordinuar.

Punonjësit më herët janë shprehur se vendimi është marrë pa asnjë paralajmërim apo informacion paraprak mbi mënyrën se si do të menaxhohen kushtet e reja të punës, veçanërisht transporti dhe logjistika.

“Është krejt ndryshe. Ne nga sot nesër nuk e dimë ku të vemi, ku do të flemë në Tiranë, do vemi e do vijmë”, deklaroi një prej tyre.

Pavarësisht se punonjësit kanë kërkuar që vendimi të rishikohet, me sa duket urdhri për transferimin e dosjeve pa inventar tregon se vendimi tashmë është i formës së prerë nga ana e institucioneve dhe urdhrave të dhënë më lart.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?