Një monitorim i Komitetit Shqiptar të Helsinkit pas vdekjes në qeli e të paraburgosurit Bledi Panajoti ka nxjerrë në pah mungesën e kujdesit mjekësor për personat e ndaluar. KShH thekson se ky është një dështim i përsëritur i sistemit të paraburgimit që cenon të drejtën për jetën, ndaj kërkon një hetim të plotë e transparent.
Vdekja në qelitë e paraburgimit e Bledi Panajotit, i arrestuar nga Komisariati Nr. 3 pas denoncimit të një gruaje për tentativë vjedhjeje të çantës, ka nxjerrë në pah mungesën e kujdesit shëndetësor dhe mungesën e masave për garantimin e jetës së të paraburgosurve.
Një mision monitorimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), i realizuar më 25 mars, ka zbardhur një zinxhir fatal neglizhence mjekësore dhe institucionale. Sipas KShH, i ndaluari nuk ishte thjesht një person nën hetim, por një pacient me nevoja urgjente që nuk mori kujdes.
Monitorimi gjeti se që në momentet e para të hyrjes në dhomat e sigurisë, Panajoti njoftoi situatën e tij shëndetësore. Sipas gjetjeve të KShH-së, në proces-verbalin e datës 19 mars, ora 00:55, i ndaluari ka deklaruar: “Nuk kam probleme me policinë. Kam probleme shëndetësore. Jam me diabet, ku përdor insulinë. Jam me Hepatit tip C. Jam përdorues i lëndëve narkotike dhe tuberkuloz.”
Vetëm një orë më pas, gjendja e tij u rëndua duke e detyruar policinë ta dërgonte në QSUT. Mjekët e spitalit, sipas dokumentacionit të cituar nga KShH, rekomanduan specifikisht: “Rekomandohet të ndiqet nga toksikologu, endokrinologu dhe psikiatri,” si dhe rishikimin e skemës së mjekimit të diabetit.
Megjithatë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjeti pas monitorimit se rekomandimet nuk u morën parasysh dhe masa e vetme qe vendosja e një polici pranë të paraburgosurit për të monitoruar situatën nga jashtë. “KShH vëren se pavarësisht rekomandimeve të dhëna nga mjekët e shërbimit të urgjencës për ndjekje nga specialistët (toksikolog, endokrinolog dhe psikiatër), këto rekomandime nuk rezultojnë të jenë zbatuar, pas rikthimit të tij në ambientet e dhomave të sigurisë”, thuhet në raportin e bërë publik.
Në vend të kësaj, mjeku i bllokut siç gjeti monitorimi konstatoi thjesht se pacienti ishte “i axhituar”. Në orën 05:48 të datës 20 mars, Bledi Panajoti u gjet i pajetë, pa puls dhe pa frymëmarrje. Punonjësi i policisë që e ruante nuk kuptoi asgjë. Më herët ai kishte mbajtur shënim se i paraburgosuri po flinte dhe po gërhiste.
Duke analizuar ngjarjen, KShH vë në dukje dështimet e sistemit të paraburgimit në Tiranë. Në deklaratën e saj, organizata thotë se “konstaton me shqetësim se shërbimi shëndetësor në këtë strukturë nuk është i garantuar në mënyrë të pandërprerë 24 orë, ndërkohë që mungesa e burimeve njerëzore cenon drejtpërdrejt sigurinë dhe jetën e personave të privuar nga liria.”
Për më tepër, KShH denoncon faktin se problematikat e personave me varësi mbeten të pazgjidhura. “Gjithashtu, rezulton se problematika të lidhura me trajtimin e personave me varësi nga substancat narkotike, përfshirë mungesën e metadonit dhe mosfunksionimin e mekanizmave të bashkëpunimit institucional për sigurimin e tij, vijojnë të mbeten të pazgjidhura për shtetasit e akomoduar në këto dhoma sigurie”, thuhet në deklaratë. Kjo situatë sipas KShH, është e përsëritur, duke kujtuar humbjet e jetëve të shtetasve D.G. një vit më parë dhe J.R., të cilët kishin profile të ngjashme shëndetësore.
Në deklaratë pas monitorimit KShH i kujton Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë se, bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, “shteti ka detyrime pozitive për të garantuar jetën e personave që mbahen në kushtet e kufizimit të lirisë, duke përfshirë detyrimin për të siguruar kujdes shëndetësor adekuat.”
KShH ka kërkuar një hetim të plotë e transparent për ngjarjen dhe sigurimin e mjekëve 24 orë në dhomat e sigurisë./BIRN./
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
30 Mars17:31
Situatë komike/ Polici rrugor shtyn me këmbë makinën e prishur në autostradën Tiranë-Durrës
Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka ardhur në ndihmë një drejtuesi mjeti të mbetur në rrugë për shkak t&e...
AKTUALITET
30 Mars17:09
“Kryeministri del e thotë se kanë falsifikuar letrat”, banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Nuk do ju lejojmë të na plaçkitni
Banorët e Rrjollit kanë zhvilluar një protestë këtë të hënë para Kuvendit.
Banorët nuk kanë hequr dor&eu...
AKTUALITET
30 Mars16:17
Përfshihet nga flakët një makinë në Kolonjë, shoferi: Isha ne teqe duke ndezur një qiri kur ndodhi ngjarja
Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Kolonjë, e cila është shkrumbëruar ...
AKTUALITET
30 Mars16:15
Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, publikohet vendimi zyrtar për drejtuesin e ri të forcave të rendit
Skënder Hita u emërua sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa është bërë publik edhe ven...
AKTUALITET
30 Mars15:59
Tragjedia e Potamit/ Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, çështja i kalon Sandër Simonit
Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për çështjen e njohur ndryshe si ‘tragjedia e Potamit’, ku 7-vje&c...
AKTUALITET
30 Mars15:20
Ish-ministri kërkon lirimin nga burgu, ja kur do të mbahet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn
GJKKO do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-minsitrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ka kë...
AKTUALITET
30 Mars14:58
Aksident, makina përplas biçiklistin! I plagosuri niset me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë një person të plagosur rëndë....
AKTUALITET
30 Mars14:46
Prokuroria e Durrësit nis hetimin për mashtrim, evazion dhe pastrim parash ndaj motrës së Lulzim Berishës
Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal nr. 595/2026 për veprat penale “Mashtrim”, “Fshehje të ardhurash”, &ldq...
AKTUALITET
30 Mars14:41
Aksident në Fier–Patos, burri që lëvizte me biçikletë përplaset nga makina
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur Portëz, ku nj&...
AKTUALITET
30 Mars14:35
Gjimnazisti hyn live në TikTok në orën e qytetarisë: Rrimë kot
Një fenomen shqetësues po raportohet së fundmi në shkollat shqiptare, ku përdorimi i telefonave gjatë orëve të më...