Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË - Sezoni i favorshëm me klimë të ngrohtë dhe rritja e kërkesës për lakër shqiptare nga vendet e Lindjes dhe ato baltike ndikuan pozitivisht eksportet e zarzavateve në sasi në dymujorin e parë të 2025.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shitjet e sasive të zarzavateve jashtë vendit shënuan rritje vjetore me 71% në janar-shkurt 2025, por në të njëjtën periudhë eksportet e frutave pësuan rënie vjetore me 48%.
Klima këtë vit ka favorizuar rendimentin e perimeve dhe zarzavateve të dimrit në fushë. Ruzhdi Koni, eksportues i prodhimeve bujqësore, pohoi se janë rritur shumë eksportet e lakrës përtej Rajonit, sidomos në vendet e Lindjes dhe ato baltike, Bullgari, Poloni, Ukrainë, Moldavi, Letoni, Lituani, Estoni etj.
Zoti Koni tha se ka pasur dy zhvillime pozitive këtë vit pikërisht për lakrën, kërkesa dhe çmimi u rritën njëkohësisht.
Lakra është baza e kulinarisë në kuzhinën e vendeve të Europës Lindore, mirëpo prodhimi i brendshëm tyre nuk ka qenë optimal, duke ndikuar në rritjen e kërkesës në vende të tjera. Shqipëria ishte favorite.
Ndryshimi i klimës po i nxjerr gjithnjë e më herët prodhimet në treg, duke i bërë konkurruese si në çmime dhe në kërkesë.
Fermerët po përshtaten shpejt me kërkesën e re. Për më tepër, kultivimi i lakrës nuk kërkon investim me serra, pasi ajo rritet gjatë dimrit edhe në fushë. Shqipëria po eksporton dy lloje lakrash, për sallatë dhe lakër kokë që përdoret për gatime të ndryshme.
Lakra me kokë po eksportohet ne Serbi, Kroaci, Austri dhe Bosnjë, ndërsa lakra për sallatë po shkon në vendet baltike si Letonia, Estonia dhe Lituania, teksa sasi të konsiderueshme po shkojnë edhe në Moldavi, Ukrainë, Poloni, Bullgari.
Gjithashtu Shqipëria është eksportues i madh i perimeve dhe zarzavateve në Rajon, ku dominojnë domatet dhe kastravecët e serrave.
Sasia më e madhe zarzavateve në shkurt u eksportua në Serbi, me rritje vjetore me 86% në shkurt, e dyta vjen Bosnja me 1600 tonë eksporte në shkurt, me rritje vjetore 23%, e treta vjen Kosova me 1500 tonë eksporte, me rritje 35%.
Rritja e sasive të eksportit në shkurt ishte veçanërisht e fortë për Bullgarinë dhe Poloninë me 95 dhe 144 % secila.
Lushnja, Divjaka, Fieri Vlora dhe Shkodra ishin prodhuesit më të mëdhenj të lakrës këtë sezon, ndërkohë që më shumë fermerë po zgjerojnë sipërfaqet e mbjella. /Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga moti i paqëndrueshëm. Orët e para...
TIRANË- Pasardhësi i Kryepeshkopit Anastas ka zhvilluar së fundmi një intervistë për mediat greke ku ka folur për ecurin&eu...
TIRANË- Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayyan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rrëfyer shkakun q&e...
TIRANË- Familjarët e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qi...
TIRANË- Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rrëfyer se si humb&e...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e palestinezes Rayan Alwan, ngjarje e cila dyshohet të ketë ndodhur...
FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin e rënë në një lokal sezonal i quajtur bar "Delfini” në b...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg Axel Hoxhaj. I riu është dënuar pasi ai në prill të vitit 2023 vra...
FIER- Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Darëzezë të Fierit. Ende nuk dihen shkaqet e ...
TIRANË- Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joani ka vizituar ditën e sotme selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë me rastin e Fitë...