Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë. Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj të transferohen jashtë vendit.
“21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)” thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë dhe vendet e Punës për vitin 2023.
Transferimi i vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove në Shqipëri ishte shumë më i lartë se në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës. Siç tregon anketa, tregu i punës në Shqipëri po përjeton një tranzicion të madh. Rreth një e treta e punëtorëve shqiptarë kanë përjetuar futjen e teknologjive të reja digjitale në vendin e tyre të punës.
Të anketuarit u pyetën për ndryshimet që kishin ndodhur në vendin e tyre të punës gjatë 12 muajve të fundit për sa i përket menaxhimit, vetë punës, teknologjive të reja digjitale, produkteve ose shërbimeve të reja, apo zhvendosjes së prodhimit.
Për shembull, rreth një në tre (35%), tregojnë se janë prezantuar teknologjitë e reja digjitale (26% në wB5 dhe 43% në BE). Për më tepër, gati gjysma e tyre (47%) thonë se janë zhvilluar produkte ose shërbime të reja në vendin e tyre të punës (38% në WB5 dhe 37% në BE) dhe janë integruar metoda të reja të menaxhimit (45% kundrejt 30% në WB5 dhe 35% në BE).
Futja e teknologjive të reja digjitale raportohet më shpesh nga punëtorët më të rinj (53% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 21%-35% në grup moshat e tjera). Në mënyrë të ngjashme, 66% e atyre në profesione të kualifikuara raportojnë për një ndryshim të tillë. Ndryshime të tilla ndodhën gjithashtu më shpesh në sektorin publik, arsim dhe shëndetësi (44%) dhe shërbime (42%) sesa në bujqësi ose industri (24%).
Rritja e teknologjive digjitale ka transformuar ekonominë dhe mënyrën se si njerëzit punojnë, duke nxitur një interes në rritje për të ardhmen e punës. Ndërkohë që pasojat e digjitalizimit për punësimin kanë qenë subjekt i shumë debateve, është më pak e njohur se si digjitalizimi po ndikon në atë që bëjnë punëtorët dhe nëse dhe si zhvillimi i arsimit dhe aftësive mund t’u mundësojë individëve të përfitojnë, në vend që të kërcënohen nga ndryshimi teknologjik.
Anketa Evropiane për Aftësitë dhe vendet e Punës1(ESJS) mbledh informacion mbi kërkesat për aftësitë dhe vendet e punës, mospërputhjet e aftësive dhe kualifikimeve, si dhe pjesëmarrjen e punëtorëve të moshës madhore në arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidencës mbi ekspozimin e punëtorëve ndaj teknologjive digjitale dhe ndikimit të tyre në nevojat për aftësi./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i...
foto ilustruese TIRANË- Kredia për ekonominë në euro shënoi një rritje të fortë në muajin gusht. Sipas statist...
TIRANA- Një nga themeluesit e "Diasporës për Shqipërinë e Lirë", Florian Haçkajn, një lëvizje e angazhuar inten...
Andi Cera dhe Eringlen Cani ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli. Mësohet se Eringlen Cani, 32 vjeç u...
SHKODËR -39-vjeçari i cili u plagos me motorsekë mbasditen e sotme në Malsinë e Madhe ka ndërruar jetë. Mondi Makaj ...
SHKODËR- Dy persona kanë mbetur të plagosur aksidentalisht me motorsekë. Siç raportohet dy personat teksa po prisinin dru ...
KORÇA- Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë ...
KORÇA- Sot u raportua se Policia e Korçës zhvilloi një operacion anti-drogë që çoi në zbulimin e një m...
EUROPA- Këshilli Europian për Refugjatët dhe Emigrantët thotë se ka konfuzion në lidhje me të ardhmen e qendrave itali...