AKTUALITET

Vendi në vështirësi për mësues, në Veri nuk ka kush të japë matematikë!

n.f Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 07:29
Vendi në vështirësi për mësues, në Veri nuk ka
Foto ilustruese

TIRANË- Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh për zhvillimin e qëndrueshëm, por tashmë po vuan edhe sektori publik që në të kaluarën kishte konkurencë të fortë për vendet e punës. Të dhënat e kësaj jave nga Portali Mësues për Shqipërinë tregojnë se në të gjithë vendin ka 222 vende të paplotësuara për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letersisë. Mungesa ka thuajse në të gjithë bashkitë e vendit, po në ato të veriut situata është emergjente.

Problematika më e madhe është në Bashkitë e Kukësit dhe Dibrës, ku janë edhe mungesat më të mëdha, të cilat nuk po plotësohen, sidomos mësues matematike. Në Kukës aktualisht ka 29 vende bosh për mësues matematike dhe në Dibër 23 të tillë. E treta vjen bashkia e Tiranës ku mungojnë 11 mësues matematike në arsimin parauniversitar. Këto vende ishin të lira se paku që në fillim të muajit mars, kur Monitor bëri verifikimin e fundit.

Në profilin e gjuhës dhe letersisë shqipe mungojnë 64 mësues, ku me mungesat më të mëdha është bashkia e Durrësit me 9 vende vakante, Kukësi me 7 dhe Puka me 6. Gjuha dhe matematika janë lëndët bazë në arsimin parauniveristar, por siç shihet mangësitë më të mëdha janë për mësues matematike. Mungesat më të mëdha rajonale i ka Veriu. Gjimnanzet e njësive administrative në Kukës dhe Dibër ushtrojnë aktivitet mësimor në një pjesë të konsiderushme pa mësues matametike të profilit.

Emigracioni i jashtëm dhe lëvizjet e brendshme i kanë krijuar këto mungesa. Të rinjtë nga qarqet që përfundojnë shkollën për mësuesi nuk preferojnë të rikthehen në vendlindje. Nga ana tjetër profesioni i mësuesit nuk është i mirëpaguar që të tërheqë punonjës nga rajonet që kanë tepricë në mësues matematike.

Por situata për mësues matematike duket se është problematike në të gjithë vendin, pasi edhe Bashkinë e Tiranës tashmë janë 11 vende vakante, të cilët nuk po mund të plotësohen prej muajsh. Mësuesit e matematikës që kishin mbaruar studimet në vitet 1990 kishin cilësi të lartë, pasi në kohën e komunizmit gjimnazistët me arritjet më të larta studionin në shkencat e natyrës, teksa pas viteve 2000 ka ndodhur e kundërta. Nxënësit e gjimazit  me mesatare të dobët vazhduan studimet për vendet e mbetura bosh në degën e matematikës.

Gjithashtu kjo degë rrezikon të mbyllet plotësisht pasi vitin e kaluar numri i nxënëseve që ndoqen studimet ishte i ulët. Në vitin e akademik 2023-2024 degët që lidhen më mësuesinë, si Fizika, Historia, Gjuhë -letërsia, arkeologjia, Biologjia, Filozofia kishin mbi 70-80 për qind të kuotave të lira në raundin e parë, teksa dega e matematikë në fakultetin e shkencave është në rrezik mbyllje nga mungesa e studentëve.

Në këto kushte një gjimnazist me mesatare 5 që studion për matematikë nuk garanton cilësi në mësimdhënie në të ardhmen. Aktualisht lënda e matematikës në shumicën e shkollave jepet nga brezi që ka mbaruar para viteve 1990. Me daljen e këtij brezi në pension lënda e matematikës rrezikon të mbetet pa mësues ose në rastin më të mirë do të jepet nga maturantët që kishin rezultatet me të dobëta.

Marrë nga Monitor

mesuesi matematike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan