AKTUALITET

Vështirësi në Shqipëri për integrimin e personave me aftësi të kufizuar përmes punësimit

n.f Përditësimi i fundit 21 Shtator 2024, 18:40
Vështirësi në Shqipëri për integrimin e personave me
Foto

TIRANË- Në Shqipëri, integrimi i personave me aftësi të kufizuar vazhdon të përballet me vështirësi, sidomos për përfshirjen e tyre në procesin e punësimit. Përmes ndryshimeve ligjore të viteve te fundit, Ministria e Financave synon që të punësohen rreth 9000 persona me aftësi të kufizuar, rreth 3600 në institucione publike dhe rreth 5400 në sektorin privat. Megjithatë, deri tani janë të pakta rastet e punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

45 vjeçari Ardit Mancaku vazhdon të jetë i papunë dhe kjo, siç thotë ai, për shkak të aftësisë së tij të kufizuar që në lindje. Kjo e ka shtyrë atë që t’i bashkohet projektit “Shpresë”, në Shkodër, projekt që mbështet personat me aftësi të kufizuar nga rrethet veriore të Shqipërisë.

Por Arditi thotë se dëshiron të punojë dhe se po vazhdon me këmbëngulje të kërkojë të drejtën e tij për një vend pune, të përshtatshëm për aftësitë e tij të kufizuara.

“Kam kërkur punë. Jam në bashkëpunim me zyrën e punës. Edhe projekti “Shpresë” është duke na ndihmuar për të gjetur punën përmes nxitjes së punësimit”, tregon ai.

Edhe personat me aftësi të kufizuar, thotë Arditi, mund të punojnë, mjafton që t’u ofrohen mundësi punësimi dhe aftësimi profesional.

“Dëshira ime është që të kem vendin e punës, të punoj si të gjithë të tjerët. Jo me shkëputje, por rregullisht. Sepse po pate punë ecën përpara, e kalon ditën. Po nuk pate punë nuk ecën dita. Edhe mërzitesh kur nuk ke punë. Kur ke punën , e kalon kohën. Më pëlqen të punoj me të tjerë pasi jam edhe tip social”, tregon ai.

Sipas CENS-sit të vitit 2023 mbi popullsinë dhe banesat, rreth 6.5 përqind e popullsisë në Shqipëri mbi moshën 5 vjeç janë me aftësi të kufizuar, ku lloji më i përhapur i aftësisë së kufizuar është pamundësia për të ecur.

Në vitin 2022, në Shqipëri u regjistruan si punë kërkues të papunë 237 persona me aftësi të kufizuar, ndërsa një vit më vonë, në vitin 2023, ky numër thuajse u trefishua duke arritur në 720.

Megjithatë, sipas drejtueses së fondacionit të personave me Sindromën Down në Shqipëri, Emanuela Zaimi, treguesit e punësimit të personave me aftësi të kufizuar janë ende shumë të ulëta.

“Shifrat e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në rang kombëtar, por sidomos në qytetet jashtë Tiranës, janë shumë të ulëta. Çështja është se duhet ndërgjegjësim në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe vetë personat me aftësi të kufizuar, sepse vijmë nga një kulturë ku vetë personat me aftësi të kufizuar mjaftohen vetëm me pagesat që u jep shteti”, thotë ajo.

Drejtuesja e fondacionit, Emanuela Zaimi, thotë se personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për një punë të qëndrueshme dhe aftësim profesional, në përshtatje me gjendjen e tyre.

“Sipas ligjit shqiptar, personat me aftësi të kufizuar, në rastin kur punësohen, vazhdojnë të përfitojnë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar”, thotë Daniela Jakoja, Drejtore Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.

“Momentalisht kemi referuar drejt zyrave të punës 1043 skeda, nga të cilat 39 skeda me aftësi të kufizuar janë punësuar dhe 90 të tjerë janë drejtuar drejt formimit profesional. Personat me aftësi të kufizuar marrin pagesën e aftësisë së kufizuar dhe, dëshiroj të theksoj, se përfshirja në një punë apo formim profesional nuk i pengon ata që të marrin pagesën e aftësisë së kufizuar”.

Pavarësisht ndryshimeve ligjore, sipas drejtoreshës rajonale të punësimit në Shkodër, Rozafa Zmijani, është e nevojshme edhe dalja e udhëzimeve për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, udhëzime që duhet të detyrojnë institucionet dhe bizneset, që kanë më shumë se 25 punëtorë, të punësojnë edhe persona me aftësi të kufizuar.

“Kemi plot raste, na vijnë edhe bashkë me prindërit e tyre, vijnë edhe vetëm, sepse janë persona të cilët janë të aftë tashmë për tregun e punës. Por kemi vështirësi për punësimin e tyre në biznese, pavarësisht se ne i telefonojmë bizneseve, u kërkojmë të marrin punëtorë nga aftësia e kufizuar, pasi kanë mbi 25 punëtorë, por pak reagojnë bizneset”.

Sipas Ministrisë se Financave, përmes ndryshimeve ligjore të viteve të fundit synohet që të punësohen rreth 9000 persona me aftësi të kufizuar, prej të cilëve rreth 3600 në institucione publike dhe rreth 5400 në sektorin privat. Megjithatë, deri tani, janë të pakta rastet e punësimit të tyre./ VOA

punesim aftesi te kufizuara

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan