AKTUALITET

Elton Arbana 'qeras' kompanitë e grupeve kriminale që i shërbejnë për fitoret elektorale

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 22:34
Elton Arbana 'qeras' kompanitë e grupeve kriminale që i

Jo vetëm kokainë që nuk kapet më në Portin e Durrësit, por 3. 8 milionë euro detyrime iu falën kompanisë LIBURNET-1 në emër të personazheve të krimit dhe politikës, që në mënyrë të çuditshme kishin përfituar kontratë në një nga Institucionet e Sigurisë së Lartë në vend, që për këto kontrata ligji parashikon një filtër të posaçëm. 

Por ky është vetëm një nga episodetet e fijeve – krim- politike- tendera, pasi në vijim do tju tregojmë një tjetër rast, që siç deklarojnë vetë personazhet e botës së krimit, është më me leverdi të merren me tendera se sa me drogë. 

Do të qëndrojmë në qarkun e Durrësit, por do të ndryshojmë institucion. Do të shkojmë në Bashkinë Shijak, ku transkriptet e SKY treguan se krimi kishte arritur të përcaktonte edhe renditjen në listat për deputet. Në këtë pjesë, do të sjellim fakte dhe pamje, ku personazhe me rekorde kriminale, jo vetëm që marrin fonde e tendera, por kujdesen personalisht për votat deri në futjen e tyre në kuti. 

 “…Ndam ca detyra ne qytet. Sa te marojm gjygjet i kerkova spitalet e el… Do ve luanin drrejtor…Do kerkoj dhe shefin e antidrroges. Dhe toni te shasi mall per te gjith pes main. Dhe cuna tonet… Naper qytet…
Megi Fetah.… pse spitalet psh?
Klaus Matishi… Po atje ks gen ja di ai…Ka dhe lek… Tendera… Me mjafton per vene pune te fus njerzit e mi… Plus kush shet mali do i perzem do bim ne… Ndifmoim cunat e jon… Dhe oaquim shefin… Dhe kemi me shum kontrroll ne qytet…Se malli ka thashetheme… Plus i inkursion cunat… Knagen brin nat lek… Ngjon… Afron njerez…“.

Keto ishin vetëm një prej episodeve në qytetin e Elbasanit, se si Organizata famkeqe e Suel Çelës, caktonte drejtorët në institucione, që më pas jo vetëm ti kontrollonte ato, por të merrnin edhe tenderat, që siç i cilësojnë ata në komunikime, janë më me leverdi edhe se vetë trafiku i drogës.

E njëjta skemë rezulton edhe në Bashkinë e Shijakut, ku personazhe të krimit, marrin tendera, nga kryebashkiaku Enton Arbana, të cilit i kanë garantuar edhe votat në zgjedhje. 

Nga investigimi ynë, dhe jo vetëm, kjo Bashki mund të cilësohet etaloni i faktimit të përfshirjes së grupeve kriminale në marrjen e tenderave, që tashmë kryejn krime intelektuale siç do të deklaronte Altin Dumani, e janë bërë të paprekshëm edhe nga drejtësia. Do të ndalemi vetëm në një prej tenderave të kësaj Bashkie, atë të menaxhimit të mbetjeve, pasi në emisionet në vijim, investigimi do të jetë edhe më i zgjeruar. 

Prej vitit 2017 fitues i tenderit të pastrimit të Bashkisë Shijak është kompania AMR. Kjo kompani që nga themelimi i saj në vitin 2015 ka si ortak shtetasin Fadil Balla alias Julian Balla.

Në gusht të vitit 2025, Julian Balla do të shpallej në kërkim nga SPAK, si pjesë e organizatës kriminale të Çopjave përgjegjëse për trafikimin e të paktën 17 tonë kokainë nga vendet e amerikës Latinë drejt Europës.

Balla, ka mbajtur edhe postin e Presidentit të Erzenit, klubit sportiv të Shijakut, periudhë në të cilën paratë nuk ishin problem për këtë ekip, e madje njohu edhe rritje sportive.

Gjithashtu Julian Balla, rezulton pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj si dhe pronar i një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi.  Të dyja këto pasuri me vlerë mbi 1 milion euro janë vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.

Bashkë me Jul Ballën, SPAK lëshoi edhe 16 urdhër arreste, ku janë përfshirë figura të njohura në trafikun e drogës, si vëllezërit Çela apo Franc Çopja. Sipas njoftimit të SPAK nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Anvers.

Në njoftimin e SPAK thuhet se kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ndërsa cilësohej si një nga grupet më të rëndësishme të drogës, kompania AMR e Julian Ballës do të fitonte tenderin e parë në Bashkinë Shijak, për pastrimin e qytetit në maj të vitit 2017.

Fondi limit i kësaj procedure ishte 33.851.000 lekë dhe në garë kanë marrë pjesë kompanitë Aurora Konstruksion, Paera dhe bashkimi i operatorëve AMR&Albgarden. Çuditërisht dy kompanitë që kanë marrë pjesë në garë Aurora Konstruksion dhe Paera nuk kanë paraqitur asnjë ofertë apo dokumentacion, veprim ky që ngre dyshime për fiktivitetin e garës. Kontrata me subjektin AMR do të lidhej për një periudhë 3 vjeçare.

Me përfundimin e kësaj kontrate Bashkia Shijak hap sërisht procedurën tenderuese për pastrimin në gusht të vitit 2020. Fondi limit 31.707.000 lekë për një periudhë 1 vjeçare. Por Elton Arbana përpara shpalljes së këtij tenderi kishte nisur veprimet edhe për një tjetër shkelje ligjore që do të kryente, atë të depozitimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Sipas dokumenteve që do publikojmë sot eskluzivisht në PLUG, Bashkia Shijak I është drejtuar me një email kompanisë Integrated Energy BV Spv për depozitimin e mbetjeve të grumbulluara gjatë pastrimit në datën 05.06.2020.

Kompania Integrated Energy i përgjigjet me shkresë po në të njëjtën datë ku shprehen:

Integrated Energy
Referuar e-mail të dërguar nga ana juaj sot më datë 05.06.2020 në lidhje me evadimin e mbetjeve dhe depozitimin e tyre në një vend të përshtatshëm, sigurisht që shprehim gadishmërinë tonë, por me qëllim të një bashkëpunimi sa më efektiv dhe korrek, kërkojmë të procedoni me lidhjen e një marrëveshjeje depozitimi…
Duam tju bëjmë me dije se pranë landfillit të Sharrës. janë paraqitur mjetet tuaja pa kryer një lajmërim paraprak për depozitimet. Jeni të lutur që në vijim të ndiqni rregullat e vendosura nga ana e shoqëris sonë në lidhje me sa më sipër, pasi nuk do të procedohet më me lejimin e tyre nëse nuk plotësohen të gjitha kushtet.

Pra nga kjo shkrese e kompanisë së Inceneratorit të Tiranës kuptohet se Bashkia Shijak ka drejtuar mjetet për të depozituar mbetjet në Sharrë pa lidhur fillimisht një kontratë dhe pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak pasi siç dihet Bashkia Shijak nuk është pjesë e Qarkut Tiranë dhe do duhej fillimisht ta planifikonte si zë në Buxhet, ta miratonte në Këshillin Bashkiak e më pas të hapte procedurë tenderuese pasi kishte disa opsione për depozitimin e mbetjeve në vitin 2020.

Në datën 14.08.2020, kompania Integrated Energy BV i drejtohet sërish me shkresë Bashkisë Shijak dhe për dijeni vendos Ministrine e Infrastrukturës dhe Bashkinë Tiranë.

Integrated Energy
Me shkresën nr.217/1 prot, datë 20.07.2020 ju kemi shpjeguar se depozitimi i mbetjeve të Bashkisë Shijak pranë Z.T.M.T, pa pasur një miratim nga Autoriteti Kontraktues nuk mund të lejohet, pasi Bashkia Shijak nuk është bashki e Qarkut Tiranë. Siç edhe ju është komunikuar me shkresën e mëparshme, ju duhet ti drejtoheni me kërkesë Autoritetit Kontraktor… eshte Autoritetit Kontraktues, ai I cili ka të drejtën e vendimmarrjes që mbetjet të depozitohen pranë ZTMT, duke e zyrtaizuar këtë vendimmarrje dhe me dokumentacionin përkatës. 

Pavarësisht sa më sipër shoqëria Integrated Energy BV SPV shpk ditën e sotme datë 14.08.2020, u gjet sërisht para faktit se mjetet teknologjike me mbetje të gjeneruara nga pastrimi I territorit të Bashkisë Tuaj, pa asnjë njoftim shkresor apo elektronik janë paraqitur pranë dyrve të ZTMT dhe kanë kërkuar të depozitojnë. Këto mjete duke marrë parasyshmbrojtjen e mjedisit, por edhe të shëndetit public, janë lejuar të depozitojjnë.

Në mbyllje të shkresës shoqëria koncesionare e njofton se pa miratimin e Belinda Ballukut këto mbetje nuk do të pranohen më. Më pas, me shkresen nr prot 3024, date 14.05.2021 me lëndë “Kerkese e perseritur per lidhje te marreveshjes per depozitimin e mbetjeve ne Zonen e Trajtimit Te Mbetjeve Tirane”, drejtuar kompanise koncensionare Integrated Energy BV SPV dhe per dijeni Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise, Bashkia Shijak shprehet:

BASHKIA SHIJAK 
Me shkresen tone te dates 17.07.2020 me nr prot 5548 ju kemi kerkuar lidhjen e nje marreveshje per te depozituar mbetjet urbane qe gjeneron bashkia Shijak te ciles ju i jeni pergjigjur me shkresen e dates 20.07.2020 ku shprehni gadishmerine tuaj per te bashkepunuar pasi te merret miratimi i Ministrise se Infrastrukturs dhe Energjise ne cilesine e autoritetit kontraktor. 
Sa me siper bashkia Shijak i eshte drejtuar Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise me shkresat ne date 22.07.2020 nr prot 5719 dhe ne date 24.08.2020 nr prot 6951 duke kerkuar miratimin per depozitimin e mbetjeve te Bashkise Shijak ne Zonen e Trajtimit te Mbetjeve Tirane. 

Ministria ne date 10.05.2021 nëepërmjet nje komunikimi elektronik i është përgjigjur Bashkisë Shijak duke i vënë në dispozicion bazën ligjore e cila e lejon koncensionarin të lidhë drejtëpërdrejtë kontrata, përkatesisht nenet 2.2.3, 9.8, 9.15, 13.1 të kontratës koncensionare.

Po në të njëjtën shkresë Bashkia Shijak shprehet se ndodhet në një situatë tepër delikate dhe pa zgjidhje si pasojë e mbylljes së vend depozitimit të Porto Romanos, temperaturat e larta, pandemia covid-19 si dhe mungesa e zgjidhjes për një kohë të gjatë.

Referuar këtij komunikimi midis Bashkisë Shijak, Koncensionarit si dhe Autoritetit Kontaraktues, rezulton e provuar se Bashkia Shijak në datat e mësipërme ka shprehur vullnetin për të operuar dhe për të siguruar shërbimin e depozitimit të mbetjeve urbane nga kompania koncensionare Integrated Energy BV SPV, vullnet ky i cili është mbeshtetur dhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Referuar kontratës koncensionare të lidhur midis Integrated Energy BV SPV dhe Ministrisë së Mjedisit, Bashkia Shijak nuk është subjekt i përfshirë në këtë kontratë dhe as mbart detyrimin për të depozituar mbetjet pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.

Në këto kushte Bashkia Shijak, referuar nenit nr 1,2 dhe 3 ligjit të prokurimit publik nr 162/2020 është e detyruar që për çdo shërbim mall apo investim duhet të përzgjedh kompaninë nëpermjet procedurave të konkurrimit të hapur sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Më pas midis Bashkisë Shijak dhe Integrated Energy BV SPV lidhet Akt Marrëveshja për depozitimin e mbetjeve.
Kjo aktmarrveshje mban datën 23.08.2021 dhe është firmosur nga Elton Arbana.

Kjo akt-marrëveshje është lidhur për një periudhë 5 vjeçare dhe çmimi do të jetë 29 euro/ton pa TVSH.

MARREVESHJA 
Në nenin 3 Afati i Akt-marrëveshjes:
Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë 5 vjecare me të drejtë rinovimi.
Në nenin 4 Mënyra e Pagesës:
4.1 - Palët bien dakort se çmimi do të jetë 29 euro/ton pa TVSH.
4.2- Bashkia do të faturohet për çdo depozitim në baza mujore. Çdo faturë do të paguhet brenda 10 ditëve të muajit pasardhës.
4.4- Palët janë dakort se çdo faturë e pranuar nga Bashkia Shijak përbën titull ekzekutiv.
4.5- Duke qënë se Bashkia Shijak ka deklaruar se nuk disponon në buxhetin e saj,tarifën e depozitimit për sasitë përkatëse të mbetjeve që do ti duhet të depozitojë pranë Z.T.M.T,kjo bashki garanton me përgjegjësi të plotë dhe pa asnjë kufizim se përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kësaj akt-marrëveshje do të sigurojë dhe do ti ofrojë shoqerisë Integrated Energy BV SPV të gjitha garancitë e nevojshme për kryerjen e të gjitha pagesave të sasive mujore të depozituara.

Pra edhe pse e citon edhe në kontratë që Elton Arbana nuk kishte në buxhetin e miratuar nga Këshilli Bashkiak fonde për të paguar këtë shërbim ai vazhdon në lidhjen e kontratës duke dhënë edhe garanci që do i gjente këto fonde.

Plug investigoi edhe më tej dhe zbuloi se Elton Arbana për të gjetur fonde për të lidhur marrëveshjen me Inceneratorin e Tiranës në 6 gusht të vitit 2021 ka prekur fondin e kontigjencës së Bashkisë Shijak duke marrë Miratimin e Këshillit Bashkiak vetëm për prekjen e fondit të kontigjencës për dy muaj ndërkohë që Këshilli Bashkiak miraton lidhjen e akt marrëveshjes për një periudhë 5 vjeçare pa një procedurë prokuruese.

E në fund, me firmë të Enton Arbanës, Bashkia Shijak merr përsipër edhe detyrimet e lindura nga nënshkrtimi i kësaj marrëveshje. 

Akt-Marrëveshja/ Aneksi IX
Bashkia Shijak në përputhje me Kontratën e Koncensionit NR.prot 6597, datë 31.08.2017 firmosur mes Koncensionarit Integrated Energy BV SPV dhe Ministrisë së Mjedisit, në mënyrë të parevokueshme dhe pa kushte pranojmë dhe deklarojmë se Bashkia Shijak është vënë në dijeni dhe ka pranuar, ka kuptuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që dalin nga Kontrata dhe anekset e saj për Bashkinë dhe sa më sipër.

Pra Elton Arbana ka firmos Akt-Marrëveshjen duke futur në një angazhim financiar Bashkinë Shijak pa një procedurë tenderuese.

Njësoj si shokët rilindas Elton Arbana e dinte shumë mirë se cilat ishin kërkesat ligjore për një procedurë të tillë dhe kjo faktohet nga veprimet e kryera më pas.

Më shkresat 273/274 prot datë 1 dhe 4 tetor 2021, shoqëria IEBV fillon të kërkojë pagesat për depozitimet e kryera në gusht dhe shtator të vitit 2021.

Elton Arbana vendos të mos paguaj asnjë faturë duke shkelur kështu kushtet e kontratës që vetë kishte firmosur në shkelje flagrante të ligjit.

Portali Faktoje.al i është drejtuar me disa kërkesa për informacion Bashkisë Shijak e cila përgjigjet se ka depozituar mbetje në Landfillin e Sharrës. 

BASHKIA SHIJAK 
Bashkia e Shijakut u përgjigj në datën 4 tetor dhe konfirmoi se prej datës 16 janar 2020 deri në 7 qershor 2022, mbetjet e Bashkisë Shijak janë depozituar në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë (Landfilli i Sharrës).
“Ju bëjmë me dije se nga momenti i mbylljes së venddepozitimit të mbetjeve në Porto-Romano me vendim nr.1 datë 16.01.2020 të Komitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për shkak të vënies në zbatim të projektit për kapsulimin e mbetjeve dhe rijetësimin e zonës së EkoPark dhe deri në datë 07 qershor 2022, mbetjet e Bashkisë Shijak janë depozituar në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë (Z.T.M.T) pa kryer asnjë pagesë, siç vërtetohet edhe nga shkresa e Degës së Thesarit Durrës bashkëlidhur”, njofton zyrtarisht Bashkia e Shijakut.

Sa është kostoja e depozitimit dhe sa pagesa ka kryer Bashkia Shijak?

Sipas akt-marrëveshjes me Landfillin e Sharrës, çmimi i depozitimit është 29 euro për ton pa TVSH. Në kushtet kur Bashkia Shijak deklaron se ka depozituar 3498 tonë në këtë landfill, vlera totale e detyrimeve sipas kontratës është 101.442 euro pa TVSH ose 121.730 euro me TVSH.

Ndërkohë, Bashkia Shijak deklaron se deri në datën 7 qershor 2022, datë kur është ndërprerë depozitimi në Landfillin e Tiranës, depozitimet e mbetjeve janë kryer pa pagesë.

Pra sipas përgjigjeve të Bashkisë Shijak, edhe pse ka firmosur një kontratë edhe pse ka prekur fondin  e kontigjencës edhe pse ka deklaruar në Këshill Bashkiak se kostot do të mbulohen nga buxheti qëndror, ata nuk kanë shlyer asnjë detyrim për depozitimin e mbetjeve duke krijuar një borxh të konsiderueshëm.

Më pas edhe pse kishte firmosur marrëveshje 5-vjeçare me inceneratorin e Tiranës në datën 09.06.2022, Elton Arbana I propozon Këshillit Bashkiak miratimin e një vend depozitmi brenda Bashkisë Shijak në zonën kadastrale 3336 në Fshatin Gjepalaj. Këshilli e Miraton këtë kërkesë me vendimin nr 29, datë 09.06.2022.

Por për habi të të gjithëve Elton Arbana edhe pse miraton një vend depozitim të ri brenda bashkisë fillon të hap procedura tenderuese për depozitimin e këtyre mbetjeve, procedura që të gjitha dështojnë pasi nuk paraqiten oferta. 

Ne daten 27.06.2022 Bashkia Shijak ka shpallur proceduren e Tenderit me REF-34200-06-24-2022 me objekt “Depozitimi i mbetjeve urbane te bashkise Shijak” me vlere / fond limit 25,087,487.00 leke.
Kjo procedure eshte anulluar.
Ne daten 06.09.2022 Bashkia Shijak rihap proceduren e tenderit me REF-40636-09-02-2022 me objekt “Depozitimi i mbetjeve urbane te bashkise Shijak’’ me vlere/fond limit 24,728,554.60 leke.

Ne daten 15.05.2024 Bashkia Shijak rihap proceduren e tenderit me REF-04895-05-15-2024 me objekt “Depozitimi i mbetjeve urbane në Bashkise Shijak’’ me vlere/fond limit 24,728,554.60 leke. Të gjitha këto procedura të dështuara.

Pra për të lidhur marrëveshje miliona euro me kompaninë e Inceneratorit të Tiranës Enton Arbana nuk kishte nevojë për tender, duke shkelur ligjin, ndërsa për vendepozitimin e ri kreu 3 procedura tenderuese, të treja të dështuara. Siç është faktuar në të shkuarën, sektori i menaxhimit të plehrave nuk është vetëm një sektor i përfshirë nga korrupsioni, por është parë si një minierë parashë nga grupet kriminale e mafia. 

Parajsë fondesh është parë edhe nga Fadil apo julian Balla, që nga njëra anë rezulton pjesë e një prej organizatave shqiptare më të fuqishme të trafikut të kokainës nga Amrika Latine dhe nga ana tjetër, me anë të kompanisë së tij AMR thith miliona nga taksapaguesit e shijakut për të menaxhuar mbetjet e këtij qyteti. 

AMR pasi fitoi tenderin e parë në vitin 2017 për pastrimin e Bashkisë Shijak në bashkëpunim sa për plotësim letrash më kompaninë Albgarden do të vazhdojë të fitojë të gjithë tenderat e tjerë të shpallur nga Elton Arbana.

Madje, tendera janë vetëm për dokumentet, pasi në të gjitha garat, askush nuk ka guxuar që të konkurojë me ofertë me kompaninë e një prej figurave më të lakuara të organizatave të Shijakut. 

Siç tenderi i parë, ku dy kompanitë konkurente as nuk paraqitën ofertë, edhe në tenderin e shpallur në datën 20.08.2020 me fond limit 31.7 milion lekë për një periudhë 12 mujore, askush nuk guxoi të futej në garë, dhe në këtë procedurë tenderuese kishte vetëm një konkurent AMR e Julian Ballës. E njëjta procedurë u ripërsërit në datë 28.12.2021 me fond limit 30.6 milion lekë për një periudhë 36 mujore më vlerë totalë kontrate 110 milion lekë apo 1.1 milion euro.

Edhe në këtë tender i vetmi pjesmarrës ishte Julian Balla me kompaninë e tij AMR. Tenderi i radhës u zhvillua në datën 27.02.2025 me fond limit 125 milion lekë për një periudhë 24 mujore me një vlerë totale kontrate 149.6 milion lekë ose rreth 1.5 milion euro. Në të gjitha procedurat, duket se organizatat e Shijakut i kanë ndarë sektorët dhe influencat, ku për plehrat e qytetit do të paguhet Julian Balla. 

Në tenderin e vitit 2025, zbulohen edhe shkeljet e rënda ligjore të kryebashkiaku Elton Arbana për depozitimin e mbetjeve. Ky tender ndryshe nga procedurat e mëparshme nuk parashikon vetëm pastrimin e qytetit por tashmë kompania do të paguhet edhe për depozitimin e mbetjeve. Pra tashmë eshtë kompania që vendos se ku do të depozitohen mbetjet dhe do të faturojë për këtë shërbim Bashkinë Shijak.

Siç shihet edhe nga vlera e po ta krahasojmë me procedurat e mëparshme shërbmi është shtrenjtur me 2 herë vetëm nga tarifa e depozitimt të mbetjeve. Nuk dihet tarifa që paguan tashmë Bashkia Shijak për depozitimin e mbetjeve dhe as nuk dihet se ku depoztiohen mbetjet e Shijakut, por shpesh në media ëshët denoncuar se ato përfundojnë mes pyjeve, në toka djerrë apo edhe buzë përrenjëve, nga ku më pas i jepet argument edhe kryeministrit Edi Rama se shqiptarët e kanë vetë fajin që përmbyten. 

Teksa këto mbetje pasi janë hequr nga rruga, një gjë mbetet e sigurt, se prej qershorit të vitit 2022 dhe deri në lidhjen e kontratës në vitin 2025 Bashkia Shijak nuk ka depozituar mbetje. E duket se ky është edhe shkaku se përse vazhdimit qyteti i Shijakut ëshët mbuluar me plehra. E siç është faktuar tashmë, jo për shkak të ndonjë mungese kontrate për shkak të burokracive, por për shkak të pazareve dhe kriminalizimit të çdo hallke të institucioneve shqiptare 

Kompania AMR prej gushtit të vitit 2025 është vën nën sekuestron e SPAK edhe pse administrator nuk ka zonjën e caktuar nga Agjencia e Pronave të Sekuestruar por vetë shtetasin Fadil Balla. Nuk dim nëse është lapsus apo lehtësi e shokëve të rilindjes pas prezencës në KZAZ.

Por veç këtij sqarimi, provat e servirura nga Elton Arbana janë edhe më kriminale. Janë prova që edhe njëherë tregojnë se si qeveria është e lidhur me krimin, u jep atyre tenderave dhe në këmbim i angazhon për vjedhjen e zgjedhjeve. 

Këto pamje janë publikuara nga Elton Arbana ditën e përfundimit të numërimit të votave në maj 2025. Përpos këngës së vendosur në sfond e cila kurrsesi smund të përdorej nga një shërbëtor publik, ku teksti i këngës e krahason veten me mafiozin LUCKY LUCIANO, e me këtë edhe Elton Arbana duket se bën të njëjtin krahasi, duke treguar prezencën e çunave Brenda KZAZ, që sipas tij i dhanë fitoren Rilindjes.

Ndër çunat e prezantuar nga Arbana, brenda në KZAZ është edhe Fadil Balla alias Jul Balla, sëbashku me shoqëruesit e tij. Mesa duket kryebashkiaku në delirin e fitores, nuk ka i ka dërguar vetëm një mesazh Edi Ramës, se kush ishin çunat që i dhanë fitoren, por bashkë me të, i çoji edhe nje mesazh SPAK-t, institucionit të vetëm që deri më tani nuk ka parë përfshirjen e organizatave kriminale në vjedhjen e zgjedhjeve për llogari të qeverisë. 

Qytetarët e Durrësit dhe Shijakut, mund të dijnë më shumë se kaq, edhe ne dijmë më shumë, e për këtë do të ndalemi në emisionet në vijim. Por ky emission ishte një dëshmi për të gjithë qytetarët e shqipërisë dhe për institucionet qorre të drejtësisë.

Tashmë linja është e qartë, për organizatat kriminale tenderat janë edhe më me leverdi se vetë trafiku i drogës. Kjo fal bekimit të kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri. E deri sa SPAK apo të tjera institucione të zgjohen, i takonë qytetarëve shqiptarë të vlerësojnë se si fal këtij pushtetit, krimi sa vjen e fuqiëzohet jo vetëm me paratë e drogës por edhe me taksat tuaja, e në fund po këta kriminelë të fuqizuar po përdoren për tju vjedhur edhe vullnetin tuaj në zgjedhje. /PLUG/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan