
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Risku”.
Lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete, kapet 23-vjeçari, i cili nuk iu bind udhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin që drejtonte.
Sekuestrohen 3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), maska dhe motomjeti.
Në pranga dhe pasagjeri në motomjet, për moskallëzim të krimit.
Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë publike dhe përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Risku”.
Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi në fshatin Çekrezë, motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. K., 23 vjeç dhe A. A., 18 vjeç, të dy banues në Kamëz. Drejtuesi, shtetasi A. K. nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen me motomjet, me shpejtësi.
Si rezultat i ndjekjes, të dy shtetasit janë kapur dhe janë vënë në pranga. Gjithashtu, është kryer kontroll në motomjet, ku janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe 1 maskë.
Më tej, është kryer kontroll në banesën e 23-vjeçarit, ku janë gjetur 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Prill09:35
Kapen 8 kilogramë kanabis, arrestohet 30-vjeçari! E kishte fshehur në një banesë të pabanuar
Policia e Durrësit ka goditur një rast prodhimi dhe shitje lëndësh narkotike, ndërsa ka sekuestruar 8 kilogramë kanabis. Në...
AKTUALITET
17 Prill08:09
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me 82 lekë.
Ndërkoh...
AKTUALITET
17 Prill07:24
Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit, bisedimet SHBA-Iran mund të rinisin gjatë fundjavës
Armëpushimi 10 ditor midis Izraelit dhe Libanit, i njoftuar një ditë më parë nga Presidenti i SHBA Donald Trump, ka hyrë në f...
AKTUALITET
17 Prill07:16
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Si pritet të jenë temperaturat
Për ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti para...
AKTUALITET
17 Prill07:07
Buxheti i shtetit arkëtoi të paktën 3.3 milionë euro më shumë TVSH në mars, nga shtrenjtimi i naftës
Ndërsa përdoruesit e automjeteve kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i tyre për të blerë karburant, për shkak t&eum...
AKTUALITET
16 Prill22:53
Berisha kërkon Ramën në gjyq, Klodiana Lala: Është i detyruar të paraqitet
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për thirrjen e kryeministrit Rama si dëshmitar në gjyqin e Sali Berishës.
Lala tha se Rama është...
AKTUALITET
16 Prill22:31
A mund të shkrihet tulla? Pamjet tronditëse nga brenda “Arlis”/ Çfarë fshihej pas fasadës luksoze
Ndërsa pronari i kompleksit "Arlis" ekspozohet në rrjetet sociale me makina luksoze, fotot që vijnë nga brenda apartamenteve të djegu...
AKTUALITET
16 Prill22:23
U përhap lajmi se ishte zhdukur, policia reagim zyrtar për Altin Goxhajn
Më datë 16.04.2026, rreth orës 20:00, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 2, duke patrulluar në rrugë...
AKTUALITET
16 Prill22:20
“Fasada digjej si letër” - Pse nuk do ketë dënime serioze për zjarrin e frikshëm në pallatet Arlis
Prej hyrjes së bërë blozë të pallatit në zonën e quajtur “Farmacia 10” në Tiranë vijon të dalë...