Më datë 16.04.2026, rreth orës 20:00, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 2, duke patrulluar në rrugën “Kavajës”, ka ndaluar për të marrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve të parkuara në korsinë e dedikuar.
Në kohën kur punonjësit e Policisë ishin duke kryer detyrën, një automjet taksi është parkuar mbrapa makinës së Policisë. Punonjësit e Policisë i janë afruar dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit të vijojë lëvizjen, por nga mjeti taksi, që drejtohej nga shtetasi A. B., 26 vjeç, doli shtetasi A. G., 56 vjeç (avokat), i cili ka filluar të ofendojë dhe, së bashku me drejtuesin e automjetit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë që ishin duke kryer detyrën, për të vijuar lëvizjen.
Në këto kushte, punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shtetasin A. G., i cili edhe gjatë shoqërimit ka vijuar të kundërshtojë punonjësit e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, shtetasi A. G., u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe për të përmbushur detyrën që i ngarkon ligji.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Prill22:20
“Fasada digjej si letër” - Pse nuk do ketë dënime serioze për zjarrin e frikshëm në pallatet Arlis
Prej hyrjes së bërë blozë të pallatit në zonën e quajtur “Farmacia 10” në Tiranë vijon të dalë...
AKTUALITET
16 Prill22:11
Paratë e kokainës që ndërtuan një perandori betoni në Shqipëri
232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë rreth 12 milionë euro janë vendosur në sekuestro në kuadër të...
AKTUALITET
16 Prill21:59
Nga Ron Yeffet te AKSHI - Qyno zbardh skemën e mashtrimit: Përfituesit e tenderave rrinë në hije
Gazetari Elton Qyno, I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ analizoi skemën si përmes mashtrimit tërhiqen investitor&...
AKTUALITET
16 Prill21:50
E rëndë në Maliq, mësuesi gjendet i vdekur në rrugë
Ndërron jetë një person në Maliq. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan ku një mësues nga rrethi i Devol...
AKTUALITET
16 Prill21:46
Altin Goxhaj është rrëmbyer? Burime për Piranjat news: Ja ku ndodhet avokati
Avokati dhe aktivisti i njohur, Altin Goxhaj është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, pas raportimeve të...
AKTUALITET
16 Prill21:16
Nëna e saj ishte në detyrë në spital natën fatale, miku i 19-vjeçares shqiptare: E pa fëmijën e saj të vdekur
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me vdekjen tragjike të 19-vjeçares shqiptare të identifikuar si Myrto dy ditë...
AKTUALITET
16 Prill21:11
Sherr mes të rinjve në Lezhë, dyshohet ngacmimi i një vajze
Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës....
AKTUALITET
16 Prill21:08
Miqtë japin alarmin: Avokati Altin Goxhaj është rrëmbyer! Asnjë nga Komisariatet e Tiranës nuk ka informacion
Ambientalisti Sazan Guri ka bërë një lajmërim të fortë në rrjetet sociale, duke pretenduar se avokati dhe një nga krit...
AKTUALITET
16 Prill21:04
Hoxhaj: Ron Yefet përdori kryeministrin Rama për të mashtruar investitorë amerikanë
Gazetari Juljan Hoxhaj i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, duke folur për skandale të pretenduara, lidhje biznesi dhe padi...
AKTUALITET
16 Prill20:55
Kuvendi voton me 73 vota pro për Denar Bibën, zgjidhet kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës
Pas një seance maratonë, të nisur mëngjesin e sotëm, Kuvendi ka vendosur për kryetarin e Komisionit të Autoritetit të Ko...