Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Një burrë paranojak shkatërroi një pub me një buldozer, nga frika se gruaja e tij po flinte me klientët e rregullt të lokalit.
35-vjeçari Daniel Morgan kishte qenë duke pirë në lokal kur shpërtheu në zemërim ndaj klientëve për shkak të “batutave” rreth prishjes së martesës së tij.
Morgan besonte gabimisht, në mënyrë paranojake, se gruaja e tij kishte pasur lidhje me pronarin e pub-it dhe me klientët e rregullt – dhe planifikoi një sulm hakmarrës. Prokurori Jason Howells tha se ai u largua nga pub-i përpara se t’i dërgonte mesazh pronarit, Christopher Common, ku shkruante: “Bëni kujdes, nuk mund ta ndalni një buldozer.”
Gjykata dëgjoi se Morgan kishte dërguar gjithashtu mesazhin: “Do të shembet shumë shpejt”, pasi u largua nga pub-i “The New Inn” në Uellsin Jugor. Prokurori tha se Morgan shkoi në fermën e të atit, ku mori pa leje buldozerin.
Babai i tij, Phillip, pa i tmerruar nga dritarja ndërsa djali i tij përplasi një kamion “Isuzu” në fermë me buldozer – dhe telefonoi menjëherë nipin për ndihmë. Të dy u nisën drejt pub-it për të paralajmëruar pronarët, ndërsa klientët dolën në parking në momentin kur Morgan mbërriti aty. Morgan u përplas me hyrjen e pub-it, duke shkaktuar dëme prej 22,280.43 paundësh – si edhe humbje të ardhurash prej 7,000 paundësh për fundjavën.
Babai i Morganit, Phillip, u përpoq “heroikisht” të priste tubin e naftës së motorit në përpjekje për të ndaluar “sulmin hakmarrës” të të birit. Zoti Howells tha: “I pandehuri e lëvizte buldozerin sa majtas-djathtas, duke mos lejuar askënd t’i afrohej.”
Gjykata dëgjoi se Morgan u largua nga pub-i për t’u drejtuar shtëpisë familjare ku kishte jetuar me gruan e tij të ndarë. Babai, xhaxhai dhe kushëriri i tij u përpoqën të bllokonin rrugën me një eskavator, përpara se ai të ndalonte, “i mbuluar në gjak”.
Gjykata dëgjoi se policia mbërriti dhe e gjeti Morganin “tepër të dehur” në sediljen e shoferit, ndërsa i rridhte gjak nga koka dhe duart. Morgan u dërgua në spital, ku u tha oficerëve: “E gjithë kjo ndodh sepse ish-gruaja ime nuk më lejon të shoh fëmijët.”
Ai gjithashtu tha se “iu errën sytë nga zemërimi” kur kaloi me buldozer mbi automjetet e familjes së tij. Gjykata dëgjoi se Morgan kishte nisur të pinte alkool dhe të konsumonte kokainë çdo ditë pas prishjes së lidhjes së tij.
Morgan u dënua me tre vite e katër muaj burg dhe iu ndalua drejtimi i automjeteve për katër vite. Gjithashtu duhet të japë një test të zgjeruar drejtimi. Ai u urdhërua t’i paguante 10 mijë paund pronarit të lokalit. /PiranjatNews/
Industria e idhujve është një shtyllë qendrore e kulturës japoneze të argëtimit, me kompanitë që inv...
WhatsApp ka prezantuar biseda private me chatbot-in e tij me inteligjencë artificiale, të cilat as kompania teknologjike nuk do të jetë n&eu...
Imazhe tronditëse të një delfini hundëshishe që mbante të voglin e tij në sipërfaqe dhe refuzonte ta l&...
Një lëndinë e harlisur dhe e gjelbër nuk është çështje trukesh të kushtueshme, por kujdesi i vazhdueshëm. ...
Dashi Pas disa ditësh të vështira, gjërat më në fund kanë filluar të rimëkëmben. Diçka e rënd&e...
Thinking Machines Lab, startup-i i inteligjencës artificiale i krijuar nga ish-drejtoresha teknologjike e Mira Murati, ka prezantuar një koncept t&eum...
Politikani i Gjelbër gjerman Cem Özdemir është zgjedhur të mërkurën kryeministër i Landit të Baden-Württemberg...
Publikimi i fundit i dokumenteve të deklasifikuara nga Departamenti amerikan i Luftës mbi rastet e raportuara të UFO-ve dhe objekteve të pai...
Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se shpërthimi i hantavirusit është thelbësisht i ndryshëm nga COVID-19, sidomos p...
Edhe kur shtëpia duket e pastër dhe e sistemuar, ka disa detaje të vogla që mund ta bëjnë hapësirën të ndihet e rr&...