
Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elvin Mërlikës dhe Alket Xhixhës, dy ushtarë të mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt, të cilët dyshohen si të përfshirë në planin për eliminimin e Indrit Dokles.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;
“Grup i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.
Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Dhjetor09:10
Korçë/ Shpërndanin drogë në qytet, arrestohen 2 persona
Një aksion i organizuar nga strukturat e Policisë së Korçës ka çuar në goditjen e një tjetër rasti të sh...
AKTUALITET
12 Dhjetor09:05
FOTO/ Ky është Elvin Merlika, pjesë e planit për të vrarë Indrit Doklen! Fred Xhixha bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt
Elvin Merlika
Dy personat e arrestuar në kuadër të aksionit të RENEA-s janë Elvin Merlika (në foto) dhe Fred Xhixha.
Merlika...
AKTUALITET
12 Dhjetor09:00
Buxheti 2026/ 8.8 miliardë euro në dispozicion, rritet borxhi dhe shpenzimet, arsimi dhe shëndetësia në mëshirë të fatit
Qeveria parashikon një buxhet prej 886.7 miliardë lekësh (8.8 miliardë euro) për vitin 2026, me të ardhura që llogariten t&...
AKTUALITET
12 Dhjetor08:53
Elvin Merlika, pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles me porosi të Ervis Martinajt
Elvin Merlika, i cili u arrestua gjatë aksionit të RENEA-s në Fushë Kuqe, ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në...
AKTUALITET
12 Dhjetor08:54
U zgjodh Avokat i Popullit me votat e PS, reagon për herë të parë Endri Shabani
Pas zgjedhjes si Avokat i Popullit, ka ardhur dhe një reagim nga Endri Shabani.
Ai shkruan në reagim, se me zgjedhjen e tij mori fund dhe ngër...
AKTUALITET
12 Dhjetor08:40
Aksioni i RENEA-s në Dobraç dhe Fushë-Kuqe/ Dalin emrat e personave që u vunë në pranga
Forcat RENEA zhvilluan dy operacione të ndara në zonën e Dobraçit në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe.
Personat e arrestua...
AKTUALITET
12 Dhjetor07:46
RENEA aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar! Sekuestrohen edhe armë
Forcat speciale të RENEAs kanë zhvilluar operacione në zonën e Dobraçit dhe në Fushë-Kuqe, në kuadër të go...
AKTUALITET
12 Dhjetor07:32
Ekonomia rritet, por punësimi u tkurr me 20 mijë persona në 3-mujorin e tretë! Çfarë tregojnë shifrat e INSTAT
Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, por të dhënat e fundit nga anketa e INSTAT ...
AKTUALITET
12 Dhjetor07:25
Balluku/ Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot kalimin apo jo për shqyrtim të ankimimit të qeverisë
Sot Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të kalojë apo jo për shqyrtim ankimimin e Këshillit të Ministrave ndaj m...
AKTUALITET
12 Dhjetor07:09
Moti/ Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë ...