AKTUALITET

VIDEO/ Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Qershor 2026, 14:34

VIDEO/ Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar

Autoritetet australiane vijojnë kërkimet për shqiptarin Orijol Rukaj, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë pjesëmarrjes në funeralin e vëllait të tij në Melburn dhe prej më shumë se gjashtë javësh nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Sipas policisë, 47-vjeçari, i cili ndodhej në paraburgim për akuza të rënda që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, ishte lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të zhvilluar në një varrezë të Melburnit, ku morën pjesë gjithashtu rreth 300 persona.

Rukaj ishte shoqëruar në ceremoni nga punonjës të sistemit korrektues dhe madje kishte marrë pjesë edhe si mbajtës i arkivolit. Megjithatë, pas përfundimit të ceremonisë, autoritetet kuptuan se ai nuk ndodhej më në vendngjarje.

Sipas hetuesve, shqiptari dyshohet se është larguar me një automjet tip Toyota Land Cruiser me ngjyrë të errët, i cili e kishte pritur pranë varrezave. Policia beson se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për të organizuar arratisjen.

“Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në funeral, oficerët humbën kontaktin vizual me të”, deklaruan autoritetet australiane.

Policia ka kryer kontrolle në rreth 20 adresa në Melburn dhe ka marrë në pyetje familjarë e bashkëpunëtorë të mundshëm të Rukajt. Hetuesit dyshojnë se ai vazhdon të fshihet në zonën metropolitane të Melburnit.

Sipas autoriteteve, disa persona që dyshohet se ndihmuan në planifikimin e arratisjes ndodhen aktualisht jashtë Australisë. Një person u ndalua në aeroportin e Melburnit në lidhje me çështjen, por më pas u lirua pa akuza.

Policia australiane ka publikuar edhe përshkrimin e të arratisurit. Rukaj përshkruhet si një burrë me trup të hollë, rreth 1 metër e m76 centimetra i gjatë, me sy kafë dhe flokë të shkurtër kafe. Ai u pa për herë të fundit i veshur me bluzë të bardhë, kostum të zi dhe atlete sportive./Top Channel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?