AKTUALITET

VIDEO/ Vrasja e Reçit, ja si polici gjen dhe fut në xhep predhën që i mori jetën biznesmenit

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Janar 2026, 16:52

VIDEO/ Vrasja e Reçit, ja si polici gjen dhe fut në xhep

Dy pamje filmike të administruara në dosjen hetimore Nr.7559 që lidhet me vrasjen e biznesmenit të ndërtimit në Tiranë në 13 nëntor 2024, tregojnë siluetën e një punonjësi policie që kryen veprime të dyshimta në vendngjarje, ku u ekzekutua Eduart Reçi. Oficeri me fizik të shëndoshë dhe me një kapuç në kokë, i identifikuar më pas me inicialet si Z.B, ka marrë në trotuar një send të vogël, që dyshohet të jetë predha e armës, me të cilën mbeti i vrarë biznesmeni Reçi.

Siç duket dhe në pamjet filmike këtë send të vogël, oficeri i krimeve që mban në kokë një kapuç, dukshëm e lëviz fillimisht me këmbë dhe pasi e pastron me dorë, më pas e fut këtë send në xhepin e xhupit. Më tej pas këtyre veprimeve, sipas pamjeve filmike i njëjti oficer që fut sendin e vogël në xhep, bën sikur kërkon në trotuar së bashku me kolegët e tij, predhën e fishekut. Në pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga gazetari Elton Qyno, tregohet qartë se gati 40 minuta nga vrasja e Eduard Reçit, një grup oficerësh të Drejtorisë së Policisë Tiranë, fillojnë të këqyrin përmes ndriçimit me telefon vendin ku dyshohet se ka mbetur predha që i mori jetën biznesmenit Reçi.

Këqyrja e terrenit nga policia, bëhet pikërisht në trotuarin ngjitur me shkallët e biznesit “Botime Pegi”, aty ku vetë policia kishte bindjen e plotë se ishte këndi i qitjes, ku ishte përplasur predha që i mori jetën, Eduard Reçit.

Të paktën 8 oficerë policie, kontrollojnë terrenin e trotuarit për disa minuta me radhë, duke përdorur elektrik dore dhe ndriçim të aparateve të telefonit. Në pamje filmike shihet një vendngjarje krimi totalisht e parrethuar që kanë hyrë shumë persona të cilët kontrollojnë në drejtime të ndryshme. Por i vetmi punonjës policie që arrin të gjejë një send të vogël dhe ulet në trotuar duke e marrë atë dhe më pas e rrotullon me gishta, është pikërisht oficeri i policisë që mban të veshur një xhup me kapuç në kokë.

Për gjetjen e këtij sendi në vendin e krimit, nuk është mbajtur asnjë proces-verbal gjatë këqyrjes së terrenit.

Madje vetë polici, nuk i ka vënë në dijeni kolegët e tij për sendin e gjetur në trotuar, por e ka futur atë në xhepin e djathtë të xhupit të tij dhe më pas ka vijuar kontrollin rutinë, derisa është larguar nga vendi i ngjarjes. Vendi ku u godit viktima dhe vendi ku dyshohet se u gjend predha, janë në distancë 4 deri në 5 metra larg nga njëra-tjetra. Ndërkohë pas disa minuta oficerët rimblidhen dhe kontrollojnë pikërisht përpara shkallëve të biznesit Botime “Pegi”, por nuk arrijnë të gjejnë asgjë. Sipas dosjes hetimore të hartuar nga policia e Tiranës, në pamundësi për të gjetur predhën në orët e vona të natës së 13 Dhjetorit 2024 është ndërprerë kontrolli dhe një këqyrje e dytë është bërë në datën 14 nëntor 2024.

Nga këqyrja e dytë e terrenit, nuk është kryer kontroll tek trotuari përballë “Pegit”, por në një teren tjetër shumë larg vendit, ku policia pretendonte mesnatën e vrasjes në 13 Dhjetor 2023.

Në këtë këqyrje të dytë që zgjati më pak se 10 minuta, kryer në një pozicion tjetër, policia ka mbajtur një proces-verbal duke pretenduar se ka gjetur një send metalik me hollësinë e një gozhde, që besohet se ka depërtuar kokën e biznesmenit Eduard Reçi, duke sjellë vdekjen e tij. Kjo shufër hekuri me madhësinë sa një kokrre orizi është ekspertuar në laborator për të parë nëse ka inde biologjike ADN-je, por përgjigja ka dalë negative pasi predha nuk ka pasur shenja gjaku por as inde kockore.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia dhe prokuroria e Tiranës urdhëruan arrestimin e dy vëllezërve Florjan Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj, ky i fundit oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit Nr.2 në Tiranë. Të dy vëllezërit në asnjë moment, si gjatë fazës së hetimit dhe fazës së gjykimit ku ndodhet çështja, nuk kanë pranuar autorësinë e vrasjes së komshiut të tyre, biznesmenit Eduard Reçi.

Madje dy vëllezërit e ndaluar, i janë drejtuar me 8 kallëzime penale Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, duke pretenduar se një grup oficerësh të policisë së kryeqytetit kanë kryer gjetjen dhe asgjësimin e provave në vendin e ngjarjes.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?