Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
TIRANA- Në Shqipëri Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi po harton aktualisht, në bashkëpunim me ekspertë të Këshillit të Europës, një studim fizibiliteti për të shmangur veçimin e nxënësve nga pakicat kombëtare në një shkollë të Korçës. Gjykata e Strasburgut shpalli fajtor shtetin shqiptar dy vjet më parë për shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, mbi ndarjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë në një shkollë të Korçës, si dhe për moszbatimin e masave të shpejta dhe gjithëpërfshirëse për të shmangur këtë dukuri. Por komisioneri Robert Gajda thotë për Zërin e Amerikës se dukuria jo vetëm nuk u pakësua me masa konkrete, por tashmë është përhapur në disa rajone si Shkodra, Korça, Elbasani dhe Berati, edhe është bërë tashmë një shqetësim në shkallë kombëtare.
Edhe sot dy vjet pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që fajësoi shtetin shqiptar mbi veçimin e fëmijëve në një shkollë të Korçës, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, thotë për Zërin e Amerikës se gjendja atje vazhdon të mbetet e njëjtë: me pjesëmarrje maksimale vetëm të fëmijëve romë dhe egjiptianë, me cilësi të ulët në mësimdhënie, ndërsa masat kundër kësaj ndarje janë të papërfillshme.
Kjo është arsyeja që komisioneri bashkë me ekspertë të Këshillit të Europës po hartojnë një studim fizibiliteti mbi masat gjithëpërfshirëse për fëmijët shqiptarë dhe ata nga pakicat kombëtare, për të përmirësuar situatën në atë shkollë të Korçës, masa, që sipas tij, nevojitet të shtrihen në të gjithë vendin, sepse kjo dukuri është shtrirë edhe në shumë krahina të tjera.
“Fatkeqësisht dukuria është e përhapur pothuajse në të gjithë Shqipërinë, përveç ndonjë bashkie, ku nuk ka shumë komunitet rom dhe egjiptian. Pjesa më e madhe, sidomos qytetet e mëdha dukuria e veçimit është e përhapur. Problemi i dytë është që autoritetet, edhe të qeverisë edhe të bashkive përkatëse janë të informuara tashmë prej vitesh për situatën segreguese që ato kanë në realitetet e tyre dhe ne nuk shohim asnjë lloj përçapje serioze për t’u marrë me këtë problematikë”, thotë komisioneri Gajda.
Nga vëzhgimet e veprimtarëve dhe ankesat që i janë drejtuar komisionerit prej familjarëve romë dhe egjiptianë, del se ka shumë shkolla në vend që janë në rrezik veçimi dhe në kushte ndarje, për të cilat janë marrë vendime, ku kërkohet shmania e kësaj dukurie, që cënon të drejtat e njeriut, integrimin shoqëror, bashkëjetesën dhe diversitetin kulturor të vendit.
Zoti Gajda thotë për Zërin e Amerikës se në shkollat e mbushura maksimalisht vetëm me fëmijë romë dhe egjiptianë cilësia e mësimdhënies është e ulët dhe ato shkolla gjithmonë renditen të fundit në listat e rezultateve arsimore.
Madje në shkollat fillore me veçim të fëmijëve romë dhe egjiptianë, sipas tij, është e dukshme edhe prirja për t’i braktisur ato, për shkak të stigmës dhe anatemimit nga shoqëria përreth, një situatë që mund të ndryshojë së pari duke përdorur kriterin e vendbanimit, i cili është shkelur në masë të madhe, duke sjellë këto pasoja.
“Fëmijët romë ose egjiptianë regjistrohen vetëm në një ose dy shkolla të qytetit, të cilat tejmbushen me fëmijë romë dhe egjiptianë, ndërkohë që në shkollat e tjera të qytetit nuk ka fare fëmijë romë dhe egjiptianë, ose ka vetëm një ose fëmijë të regjistruar. Është një situatë ku disa shkolla të qytetit bëhen të papenetrueshme dhe të paaksesueshme për fëmijët romë dhe egjiptianë për një seri arsyesh, ndërkohë që disa shkolla të tjera tejmbushen nga fëmijët romë dhe egjiptianë”, thotë zoti Gajda.
Për Zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit shqetësim mbetet edhe numri i lartë i ankesave mbi mosfinancimin për t’u shkolluar fëmijët e familjeve në varfëri dhe me ndihmë ekonomike, ku hyjnë më së shumti pakicat rome dhe egjiptiane, të cilat janë përjashtuar nga bursat për mosbraktisjen e shkollës.
Një numër mjaft i ulët prej këtyre nxënësve të veçuar vazhdojnë shkollat e mesme dhe akoma më pak prej tyre ndjekin studimet universitare, duke i lënë këto komunitete jo vetëm pa shkollim të mirë por edhe pa zëra përfaqëues cilësorë si në mësuesi, shoqëri civile, organizata joqeveritare dhe pa specialistë në shkencat shoqërore për të bërë studime mbi gjendjen dhe zhvillimin e këtyre pakica kombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre./ VOA
KOLUMBI- Në një operacion të koordinuar nga Sociedad de Activos Especiales (SAE), tre prona luksoze të vendosura në Llano Grande dhe ...
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka treguar se si paraqitet situata e zjarrit në Shqipëri. Mësohet se sipas të dhënave nga Qendra K...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të enjte. Mësohet se 68-vjeçare me inici...
Motrat Berisha dhe Klea Prenga TIRANA- Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale ku falenderon pe...
Foto ilustruese LEZHA- Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ka shprehur shqetësime të thella lidhur me m...
MALËSIA E MADHE- Policia iu shkon në ndihmë dy turistëve belgë, të cilët mbetën të bllokuar te liqeni i Shtr...
DURRËS- Një 83-vjeçar është proceduar pasi dyshohet si autor i një zjarrvënieje në fshatin Shetel në Durrë...
Personat e përfshirë KORÇA- Autor i vrasjes së Egli Progës në qytetin e Pogradecit, Denis Meçe nuk ka q&eu...
Foto ilustruese SHKODRA- Strukturat e emergjencës civile në Bashkinë e Shkodrës kanë përditësuar të dhënat lid...
Foto ilustruese DURRËS- Një 29-vjeçar u arrestua në Durrës në kuadër të operacionit të koduar “Sa...