Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, Lamallari dënon aktin kriminal: Autori do të përballet me drejtësinë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
LEZHA- Një ditë përpara nisjes së zbatimit të një marëveshjeje mes Italisë dhe Shqipërisë, që emigrantët e shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane do të tranferohen në tokën shqiptare, njëra nga qendrat e pritjes nuk është ende gati. Marrëveshja pesëvjeçare, e nënshkruar nga kryeministrja italiane dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar, parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Njerëzit që konsiderohen të pambrojtur, si gra, fëmijë, të moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës do të strehohen në Itali.
Emigrantët e shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane pritet që të transferohen në Shqipëri duke filluar nga data 1 gusht, ndërkohë që kërkesat e tyre për azil do të përpunohen sipas një marrëveshje mes dy vendeve.
Duke folur gjatë një vizite në Shqipëri në muajin qershor, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se dy qendrat e krijuara për të strehuar emigrantët do të ishin gati për të pritur 1000 personat e parë në fillim të muajit gusht. Marrëveshja pesëvjeçare, e nënshkruar nga kryeministrja italiane dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar, parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare.
Ato do të kontrollohen fillimisht në bordin e anijeve që i kanë shpëtuar, përpara se të dërgohen në Shqipëri. Qendrat do të strehojnë vetëm burra, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
Njerëzit që konsiderohen të pambrojtur, si gra, fëmijë, të moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës do të strehohen në Itali. Familjet gjithashtu nuk do të ndahen, tha ambasadori. Ata që dërgohen në Shqipëri do të ruajnë të drejtën e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian për të aplikuar për azil në Itali dhe për t’u trajtuar kërkesat e tyre atje, por lëvizja e tyre brenda dhe jashtë qendrave në Shqipëri do të kufizohet. Atyre që u refuzohen aplikimet përballen me dëbim direkt nga Shqipëria, thotë më tej ambasadori Italian në Tiranë.
Dy qendrat në Shqipëri do t’i kushtojnë Italisë 670 milionë euro gjatë pesë viteve. Ambientet do të drejtohen plotësisht nga Italia dhe të dyja qendrat janë nën juridiksionin italian, ndërsa rojet shqiptare do të ofrojnë siguri për perimetrin e jashtëm.
Një prej qendrave, në portin e Shëngjinit, në bregdetin e Adriatikut, është gati prej më shumë se një muaji. Por qendra tjetër për pritjen e emigrantëve, pranë ish-aeroportit ushtarak në Gjader, është ende larg përfundimit. Sipas ambasadorit italian në Shqipëri vonesat në ndërtimin e kësaj qendre janë të lidhura me rrëshqitjet e dheut si dhe temperaturat e larta që kanë detyruar autoritetet vendase të mos lejojnë punën gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Agjencisë së lajmeve Associated Press nuk iu lejua hyrja në kamp, por provat e ndërtimit intensiv ishin të qarta, me dy ekskavatorë dhe një vinç që punonin. Kryeplaku i fshatit Gjadër dhe banorët vendas thanë se puna në qendër ishte larg përfundimi, ndërsa ata mbështetin ndërtimin e kësaj qendre që sipas tyre sjell një bum ekonomik në zonën e varfër rurale. Në Shëngjin, qëndra e pritjes së emigrantëve është gati po gazetarëve të agjencisë Associated Press nuk iu lejua qasja.
Dërgimi i azilkërkuesve në vendet jo anëtare të BE-së për të përpunuar kërkesat e tyre ka qenë një çështje e diskutueshme në Evropë. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se marrëveshja e Italisë me Shqipërinë rrezikon sigurinë e refugjatëve.
“Këto qendra janë nën juridiksionin italian, duhet të ndjekin ligjet italiane. Por ne nuk e dimë se si do të respektohen këto ligje aty dhe padyshim që do të jetë më e vështirë të monitorohet situata, duke marrë parasysh që qendrat aty janë në thelb një burg, janë një hapësirë e mbyllur, shumë e izoluar. Dhe kështu do të jetë padyshim më e vështirë për njerëzit që të kenë akses në burime të jashtme”, thotë Sara Bonfanti, nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit.
Nuk është hera e parë që një vend i zhvilluar kërkon të transferojë strehimin e azilkërkuesve. Kryeministri i ri britanik ka hequr dorë nga plani shumë i kritikuar dhe i kushtueshëm i ish-qeverisë konservatore për të dërguar emigrantë në Ruandë për të përpunuar kërkesat e tyre për azil./ VOA
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën Kushtetuese është publikuar i plotë vendimi për profesionet e lira, të marrë n&...
MOKËR- Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pleshisht të Mokrës. Mësohet se nga flakët ësht&eum...
Marklen Haka DUBAI- I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Revanshi" dhe njëkohësisht një emër i ...
Pirro Vengu TEPELENA- Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura, forca zjarrfikëse të bashkisë së Tepelenës me mj...
Foto ilustruese TIRANA- SPAk ka nisur për gjykim dosjen me 4 të pandehur, shtetas të huaj, që dyshohet se kanë vepruar si gru...
pamje nga vendngjarja GRAMË- Gazetari i njohur Bendi Fevziu ka postuar një video në rrejtet sociale ku tregon Gjirin e Gramës krejt&eum...
Foto ilustruese TIRANA- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të burgosurit Erion Veizaj, i cili kërkoi të shfuqizohet urdhri i mi...
Projekti TIRANA- Klodian Gradecia ka publikuar një postim në rrjetet sociale ku flet për Portin e Porto Romanos që do ndërtoh...
TEPELENË- Vatra e zjarri në Tepelënë, vijon edhe gjatë pasdites së sotme. Gjithashtu flakët janë përhapur sh...
FIER- Një 90-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është asfiksuar nga tymi. Mësohet se i moshuari ka ndezur një zjarr pë...