Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka zbardhur projektvendimin në lidhje me votën e emigrantëve. Në projektvendim thuhet se çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim. Po ashtu bëhet me dije se regjistrimi i zgjedhësve jashtë vendit bëhet nga KQZ.
Në rregullat e listuara lidhur me aplikimin e diasporës për të votuar thuhet se afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date. Kjo kërkesë do të kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin dhe kjo platformë mund të shkakrkohet në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i pajisjes elektronike që do të përdorë.
PJESË NGA PROJEKTVENDIMI I KQZ:
MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR REGJISTRIMIN E ZGJEDHËSVE NGA JASHTË VENDIT DHE PËRGATITJEN E LISTËS SË ZGJEDHËSVE
Në mbështetje të nenit 20, pika 1, shkronja “dh”, nenit 25, pika 1, 5, dhe 12, nenit 46, pika 3, të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator
I. Rregulla të përgjithshme
1. Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim.
2. Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit realizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
II. Paraqitja e kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë vendit, afatet dhe dokumentacioni shoqërues
1. Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikisht për hapjen e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit jo më vonë se 10 ditë përpara fillimit të këtij procesi.
Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, nga këtu e vijim në këtë vendim referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin. Zgjedhësit do t’i jepet mundësia ta shkarkojë këtë platformë si në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i pajisjes elektronike që do të përdorë.
2. Paraqitja e kërkesës në PER bëhet duke krijuar një llogari në këtë platformë nga vetë zgjedhësi. Krijimi i llogarisë dhe hyrja në të në vijim sipas rastit bëhet nëpërmjet përdorimit të 3 (tre) faktorë autentifikimi. Njëri prej faktorëve autentifikues duhet të jetë biometrik me njohje të fytyrës (ang. face recogniton) faktori tjetër është një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tretë është Numri Personal i Identifikimi (NID) i zgjedhësit dhe fjalëkalimi.
3. Pasi ka krijuar llogarin e tij në PER, për t’u regjistruar, zgjedhësi hyn në këtë llogari dhe ndjek këto hapa:
a) Skanon përmes PER një dokument të vlefshëm identifikimi të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim. PER lexon dhe ngarkon automatikisht në platformë të dhënat që përmban dokumenti i identifikimit. Nëse për arsye të ndryshme këto të dhëna nuk ngarkohen automatikisht, atëherë zgjedhësi i ngarkon ato në PER në mënyrë manuale.
b) Ngarkon në PER të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:
i. certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;
ii. vërtetim banimi ose dokument tjetër ekuivalent i lëshuar nga organe shtetërore të vendit të rezidencës, ku përcaktohet adresa e banimit.
iii. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
iv. kontratë kredie për blerje të banesës;
v. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
vi. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;
vii. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
viii. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme:
i. adresën personale të postës elektronike (email);
ii. numrin e celularit personal;
iii. adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodin postar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës (nëse ka).
qsut TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve policore, i plagosur ka mbetur nj&e...
GREQI- Dy të rinj, mes tyre edhe një shqiptar, janë arrestuar ditën e sotme në Greqi. Mësohet se 16-vjeçari shqiptar...
policia e shtetit TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha njoftoi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Ko...
BERAT- Administratori një guroreje në Dimal të Beratit është proceduar penalisht. Bëhet fjalë për A.Ç 51 v...
DEVOLL- Një 46-vjeçar grek është arrestuar ditën e sotme në hyrje të Devollit. Gjatë kontrollit në automje...
Argita Malltezi TIRANË- Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi së bashku me avokatët e Berishës dhe Jamarbër M...
SHKODËR- Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se i riu K.L, nuk iu bind urdhrit...
TIRANË- Pesë persona janë arrestuar brenda pak orësh në Tiranë. Bëhet me dije se 41-vjeçarit A.M gjatë kon...
vatra e zjarrit PËRMET- Vatra e zjarri në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Përmet është riaktivizuar. Flak&eu...
filip dodaj VAU I DEJËS- Një shpërthim me tritol në portën e një banese ka tronditur në orët e mbrëmjes së...