Reuters: Sulmet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje rreth rolit të Rusisë
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...
DashiËshtë një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj e gëz...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...

Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme nga uniformat blu teksa u kap duke u larguar drejt Kosovës, është arrestuar nga policia e Elbasanit.
Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka.
Gjithashtu, sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra, policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje edhe një tjetër person si të dyshuar si bashkëpunëtor në sigurimin e kushteve për të kryer ekzekutimin e 43-vjeçarit.
Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes.
Vrasja e biznesmenit 43-vjeçar duket se është drejt zbardhjes, ndërsa grupi hetinor ka dyshime se shkak është bërë një konflikt i tij kohët e fundit.
Naldo Gjini u shoqërua ditën e djeshme (1 Dhjetor) dhe po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.
Ai dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si makina e përdorur në ngjarjen kriminale.
Naldo Gjini është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.
Ndërkohë, policia ka kryer kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.
Mondi Mehallës, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës (30 nëntor) brenda automjetit të tij tip Range Rover, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme (2 Dhjetor) në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit.
Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Ndërkohë detaje të reja dalin nga vrasja, ku nga hetimet është zbuluar një tjetër element të rëndësishëm.
Përveç “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, një automjet i dytë i dyshuar si i përdorur në ngjarje është identifikuar në Durrës dhe është sekuestruar për ekspertizë të thelluar.
Dy mjetet po analizohen për gjurmë biologjike, shenja gishtash dhe çdo provë që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve.
Vrasja ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë biznesit të viktimës në Unazën Jugore. Sipas ekspertëve, Mehalla është qëlluar me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, një metodë tipike e ekzekutimit profesional. Ai sapo ishte futur në automjet kur u ekzekutua.
Deri tani janë shoqëruar të paktën 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e Elbasanit dhe vijon kontrollet në banesa, rrugë dytësore dhe zona periferike. Familjarë dhe të afërm të viktimës janë marrë në pyetje për të ndihmuar në identifikimin e konflikteve të mundshme që 43-vjeçari mund të ketë pasur së fundmi.
Burime zyrtare konfirmojnë se viktima kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Ky fakt, së bashku me konfliktin e ditëve të fundit, po konsiderohet një pistë e fortë që hetuesit po e ndjekin me përparësi.
Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vazhdon punën për mbledhjen e çdo prove dhe për analizimin e pamjeve filmike të zonës.
Tre automjete u përfshinë sot në një aksident në Unazën Veriore të qytetit të Korçës, i cili për fat ...
Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës paraprake për dosjen "Veliaj", me të pasndehur kryebashkiakun e Tiran&eu...
Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ndaluar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si autorë...
Falë reshjeve të para të borës së sezonit, Boga dhe Qafa e Thorës janë kthyer në atraksionet kryesore dimërore si...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Nd&e...
Sot, në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit do të përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Mondi M...
Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe që kërkoj...
Nëse skenaristët tanë kërkojnë tema për të realizuar filma të suksesshëm nga jeta reale e njerëzve, le t&eum...
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jet&eum...
Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me ekzekutimin e regj...